By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..
August 7, 2025
Zelensky bisedë telefonike me Ramën
August 7, 2025
Protesta n`Prishtinë, Spiropali: Indinjatë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë
August 7, 2025
Modelja 29-vjeçare mbahet rob, përdhunohet, lidhet në shkallë dhe rrihet nga i dashuri i futbollistit, ndërsa zbulon fotot e tmerrshme të lëndimit
August 7, 2025
Nesër mbahet seancë ndaj Igor Popoviq
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trazira në Gjeorgji, policia akuzohet për brutalitet kundër protestuesve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Trazira në Gjeorgji, policia akuzohet për brutalitet kundër protestuesve
Rajon / Botë

Trazira në Gjeorgji, policia akuzohet për brutalitet kundër protestuesve

Kosova Times
Last updated: 2024/12/04 at 12:35 PM
Kosova Times Published December 4, 2024
Share
SHARE

Policia gjeorgjiane përdori përsëri gaz lotsjellës dhe topa uji për t’i shpërndarë protestuesit mëngjesin e së mërkurës në kryeqytetin Tbilisi, duke nxitur bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë një grup ligjvënësish amerikanë me ndikim, t’i dënojnë veprimet e saj.

Në natën e gjashtë radhazi të protestave në kryeqytetin gjeorgjian, demonstruesit u zhvendosën nga qendra Rustaveli Avenue në një stacion metroje aty pranë, pasi forcat e sigurisë ua bllokuan hyrjen në ndërtesën e Parmanetit dhe i arrestuan disa prej tyre.

Gjeorgjia është tronditur nga protestat prej kur partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, njoftoi javën e kaluar se do t’i pezullojë bisedimet për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Pavarësisht nga protestat në rritje, kryeministri Irakli Kobakhidze nuk ka pranuar të zmbrapset dhe ka kërcënuar se do t’i ndëshkojë kundërshtarët politikë, të cilët i akuzon për dhunën që ka ndodhur gjatë protestave.

Forcat e sigurisë filluan t’i shpërndajnë demonstruesit që ishin mbledhur para ndërtesës së Parlamentit, pasi Ministria e Brendshme deklaroi se disa prej tyre kishin fyer oficerët e zbatimit të ligjit dhe kishin hedhur sende të forta, fishekzjarrë dhe lëndë të ndezshme në drejtim të tyre.

Tre senatorë amerikanë me ndikim – bashkëkryetari i Komisionit të Helsinkit në SHBA, senatori Ben Cardin (demokrat nga Meriland), Roger Ëicker (republikan nga Misisipi) dhe John Cornyn (republikan nga Teksasi), lëshuan një komunikatë të përbashkët në mbështetje të protestuesve gjeorgjianë dhe dënuan përdorimin e tepruar të dhunës nga Qeveria.

“Vendimi i Ëndrrës Gjeorgjiane për t’i braktisur negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian është një tradhti e madhe ndaj dëshirës së qartë dhe të madhe të popullit gjeorgjian për t’i përqafuar vlerat dhe institucionet evropiane”, thanë tre senatorët.

“Kjo nuk është sjellja e një qeverie të angazhuar për reforma demokratike dhe pluralizëm, por e një regjimi të pasigurt që po e tërheq Gjeorgjinë drejt një autokracie në stilin rus. Këto veprime shkelin hapur normat demokratike ndërkombëtare dhe minojnë aspiratat legjitime të popullit gjeorgjian”, thuhej në komunikatë.

Protestuesit kanë rrëfyer për Radion Evropa e Lirë brutalitetin e ushtruar nga forcat e sigurisë kundër tyre.

“Ata na godisnin në kokë”, tha protestuesja Salome Zandukeli, duke përshkruar se si ajo dhe një mik u ndoqën natën e 2 dhjetorit nga rreth 25 policë në një ndërtesë në qendër të Tbilisit, para se të gjenin strehoheshin në një kafene.

Aktivisti Gia Jvarsheishvili i tha Radios Evropa e Lirë, se ai u hodh në tokë nga policët që sulmonin dhe u rrah para se të futej me forcë në një furgon policie, ku të arrestuarit u detyruan të shtriheshin dhe u shtypën me këmbë nga policia.

“Papritur ndjeva dhimbje të padurueshme dhe kuptova se isha lënduar. Nuk e dija atëherë, por kisha brinjë të thyer”, tha Jvarsheishvili.

Presidentja proevropiane e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, e cila u mban anën demonstruesve, tha në platformën X se shumë nga protestuesit e arrestuar kishin plagë në kokë dhe fytyrë.

Disa prej tyre u rrahën sistematikisht gjatë arrestimit dhe transportimit në qendrat e ndalimit, shtoi ajo.

Avokati i popullit i Gjeorgjisë e akuzoi policinë për torturimin e protestuesve pro-BE-së.

Përdorimi i tepruar i dhunës nga forcat e sigurisë gjeorgjiane kundër protestuesve u përshkrua si “shumë shqetësues” nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili më 3 dhjetor tha se anëtarët e aleancës “i bëjnë thirrje Qeverisë gjeorgjiane të qëndrojë në rrugën drejt integrimit në BE dhe NATO”.

Shumica e gjeorgjianëve mbështesin anëtarësimin në BE, dhe përpjekjet për t’iu bashkuar bllokut janë të mandatuara në Kushtetutën e Gjeorgjisë.

Gjeorgjia e mori statusin e vendit kandidatit për BE në dhjetor 2023, por marrëdhëniet me Brukselin janë përkeqësuar muajt e fundit, duke filluar me miratimin e një ligji në stilin rus për “agjentët e huaj,” për të cilin kritikët thonë se kërcënon mediat dhe grupet e shoqërisë civile duke i akuzuar se “u shërbejnë” fuqive të huaja.

You Might Also Like

CCTV i ri zbulon më shumë prova për krimet e luftës ruse në Bucha

NYP: Trump do të takohet me Putinin vetëm nëse ai takohet me Zelenskyn

Cilat janë kushtet amerikane për Serbinë?

Kremlini: “Samiti Putin-Trump në ditët në vijim.” Presidenti rus: “Nuk ka kushte për një takim me Zelenskyn.”

Arrestohet pjesëtari i ri amerikan-tentoi rusëve tu dorëzojë të dhëna sekrete pë Abrahams

TAGGED: #Gjeorgji, #Protesta
Kosova Times December 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Pingpongistët nga Kosova pjesëmarrës në kampin zhvillimor “Eurotalents Development Camp II U-17/U-15”

Kosova Times Kosova Times October 8, 2022
Disa të plagosur nga sulmet e reja ruse në Harkiv
Bashkimi dhe Prishtina arrijnë në filane të Ligës Unike
Kishat e mbyllura!
Rafuna dhe Shahini: Deklaratat për luftë, i frikësojnë investitorët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?