By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
I dërguari special i Trump e quan “tradhti” rrjedhjen e informacionit mbi sulmin ndaj Iranit
June 25, 2025
E shpallën të vdekur dhe tani ai është shfaqur në Teheran: Komandanti i Forcës Quds, Esmail Qaani, është gjallë
June 25, 2025
Tërmet politik në Nju Jork: Mamdani mposhti Cuomon dhe miliarderët në raundin e parë të zgjedhjeve
June 25, 2025
Trump kritikoi ashpër Izraelin. Ata reaguan me qetësi
June 25, 2025
Më shumë se 110 milionë evropianë janë të ekspozuar ndaj zhurmës kronike
June 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Civilët pësojnë, teksa Rusia lufton për ta ndalur ofensivën militante në Siri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Civilët pësojnë, teksa Rusia lufton për ta ndalur ofensivën militante në Siri
Rajon / Botë

Civilët pësojnë, teksa Rusia lufton për ta ndalur ofensivën militante në Siri

Kosova Times
Last updated: 2024/12/04 at 3:59 PM
Kosova Times Published December 4, 2024
Share
SHARE

Pamjet janë të qarta, tronditëse – dhe të njohura – si nga Siria ashtu edhe nga, Ukraina.

Në provincën Idlib të Sirisë, një burrë përpiqet ta shuajë zjarrin, derisa të tjerët vrapojnë nëpër rrugën e mbushur me gërmadha drejt korridorit të një spitali të dëmtuar rëndë. Në një kamp për njerëzit e zhvendosur, një banor thotë se e nxori trupat e pajetë të pesë njerëzve nga rrënojat pas, siç tha ai, një sulmi ajror rus.

“Lusim Zotin t’i pranojë ata si martirë”, tha ai për viktimat duke folur në një video të xhiruar nga Associated Press.

Më 2015, kur Rusia ndërhyri në luftën civile në Siri, sulmet e saj ajrore ishin pjesa më vendimtare e një fushate që luajti rol jetik në shmangien e rrëzimit të mundshëm të Qeverisë dhe në mbajtjen e presidentin Bashar al-Assad në pushtet.

Përveç se e ka ndihmuar aleatin e vet, Rusia e ka rritur edhe ndikimin e Moskës në Lindjen e Mesme dhe përtej, duke e kryer sulmin e parë të madh ushtarak jashtë ish-Bashkimit Sovjetik në dekada. Ishte një shuplakë për Shtetet e Bashkuara dhe për Perëndimin, të cilat nuk e donin Assadin për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe dëshironin që ai të rrëzohej.

Por, presidenti rus Vladimir Putin i arrti ato përfitime në kurriz të civilëve sirianë, të cilët ishin shpesh viktima të sulmeve ajrore shkatërruese, pavarësisht pretendimit të Moskës se në shënjestër të saj ishin vetëm, siç i quante ajo, “terroristët”.

Vlerësohet se numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë prej se nisi lufta më 2011 sillet mes 300.000 dhe 600.000.

Dhe, tani po ndodh përsëri, pasi Qeveria e Assadit dhe Rusia po luftojnë për ta ndalur një ofensivë befasuese të udhëhequr nga grupi militant Hayat Tahrir al-Sham (HTS), të cilin Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste.

HTS-ja dhe grupet aleate kanë kapur pjesën më të madhe të Alepos, i cili është qyteti i dytë më i madh në Siri, në ofensivën më të madhe të kryer nga kundërshtarët e Qeverisë që nga armëpushimi i ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia në vitin 2020, i cili solli një qetësi relative në luftime.

“Rusia ka shkaktuar dëme shumë të mëdha ndaj civilëve në Siri në të kaluarën, dhe nuk ka arsye të besohet se këtë herë do të jetë ndryshe”, tha Jenny Mathers, eksperte për politikën dhe sigurinë ruse dhe profesoreshë në Universitetin Aberystëyth, në një deklaratë të shkruar për Radion Evropa e Lirë (REL).

Dëshmitë dhe pamjet nga Idlib – një bastion i rebelëve dhe militantëve në veriperëndim të Sirisë – dhe nga zona të tjera që prej fillimit të ofensivës në fund të nëntorit, duket se e konfirmojnë një gjë të tillë.

Sulmet ajrore ruse dëmtuan një kompleks prej katër spitalesh dhe një ndërtesë të administratës shëndetësore në Idlib më 2 dhjetor, sipas Helmetave të Bardha, një organizatë shpëtimi që operon në zonat e kontrolluara nga opozita në Siri.

Fotografitë dhe videot shfaqin automjete të djegura, re tymi, ndërtesa të dëmtuara brenda dhe jashtë, si dhe rrugë të mbushura me pluhur dhe mbeturina.

“Shumica e sulmeve duket se janë drejtuar ndaj aseteve që mund të konsiderohen të rëndësishme për synimet operacionale të [Rusisë]”, tha Nicole Grajewski, studiues në Carnegie Endoëment for International Peace, në një deklaratë me shkrim për REL-in.

“Megjithatë, Rusia kurrë nuk ka treguar ndonjë shqetësim të veçantë për viktimat civile, veçanërisht në zonat e kontrolluara nga rebelët”, shtoi ajo.

Kjo ndodh pjesërisht sepse forcat ajrore ruse “nuk janë shumë të afta në shënjestrimin dinamik”, shkroi Grajewski.

Por, ajo sugjeroi gjithashtu se Rusia ka treguar mungesë shqetësimi për jetën e civilëve me “taktikat e saj të rrethimit në Ghoutanin lindore dhe Alepo gjatë fazave të hershme të fushatës – e lëre më në Ukrainë”.

“Një përgjigje ad-hoc”

Prej se Putini e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, forcat ruse i kanë goditur shpesh ndërtesat e banimit, shtëpitë private dhe vendet publike si, supermarketet dhe qendrat tregtare në qytete dhe qyteza në gjithë vendin.

Bombardimet me raketa dhe dronë kanë vrarë dhe plagosur civilë çdo ditë.

Rusia i ka goditur gjithashtu edhe objektet vendimtare civile, siç janë termocentralet dhe infrastruktura të tjera energjetike.

Mark Galeotti, ekspert mbi politikën dhe sigurinë ruse, tha se, përgjithësisht, Rusia “as nuk i shënjestron qëllimisht civilët dhe as nuk i shmang ata: nëse ata ndodhen në rrugën e një sulmi që konsiderohet operacionalisht i domosdoshëm, atëherë ashtu qoftë”.

“Megjithatë, ndonjëherë ata shënjestrojnë qëllimisht infrastrukturën civile, si spitalet, centralet energjetike dhe objektet e furnizimit me ujë, për t’i detyruar njerëzit të largohen nga zonat që dëshirojnë t’i spastrojnë”, shtoi ai.

Por, ai theksoi se, në terma të taktikave dhe synimeve, bombardimet e tanishme ruse në Siri ndryshojnë nga fushata e saj ajrore kundër Ukrainës.

Në Siri, “ky është një reagim emergjent ad-hoc ndaj një krize, ndërsa në Ukrainë, një strategji e qëllimshme për të degraduar infrastrukturën kritike kombëtare”, tha Galeotti.

“Megjithatë, ato padyshim pasqyrojnë një doktrinë të përbashkët, një mënyrë lufte që i konsideron viktimat civile si të pashmangshme – dhe ndonjëherë edhe të nevojshme”, shtoi ai.

You Might Also Like

I dërguari special i Trump e quan “tradhti” rrjedhjen e informacionit mbi sulmin ndaj Iranit

E shpallën të vdekur dhe tani ai është shfaqur në Teheran: Komandanti i Forcës Quds, Esmail Qaani, është gjallë

Tërmet politik në Nju Jork: Mamdani mposhti Cuomon dhe miliarderët në raundin e parë të zgjedhjeve

Trump kritikoi ashpër Izraelin. Ata reaguan me qetësi

Më shumë se 110 milionë evropianë janë të ekspozuar ndaj zhurmës kronike

TAGGED: #Militantët, #Rusi, #Siri
Kosova Times December 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

IKD-ja i kërkon Komunës së Prishtinës që ta anulojë vendimin për mbylljen e disa rrugëve

Kosova Times Kosova Times August 26, 2023
Shtetasi i Sllovendise arrestohet, dyshohet për trafikim me lëndë narkotike
Policia kërkon ndihmë për kapjen e 3 të dyshuarve për kultivim të hashashit
Lista Serbe: Rreth 100 mijë serbë në Kosovë janë prekur nga vendimi për dinarin
Dështon votimi i Planit Zhvillimor në Kuvendin e Prishtinës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?