By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit
August 9, 2025
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjës
Ballina 1Lajme

Kurti takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjës

Kosova Times
Last updated: 2024/12/06 at 12:17 PM
Kosova Times Published December 6, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me dy anëtarë të Presidencës trepalëshe të Bosnjë e Hercegovinës.

Gjatë vizitës në Sarajevë, zhvilloi takime të ndara në Presidencën e Bosnjës me anëtarin kroat, Zhelko Komshiq dhe atë boshnjak, Denis Beqiroviq.

“Falënderoj kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për vendimin për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës. Vlerësojmë një hap të tillë të jashtëzakonshëm të njëanshëm dhe, për këtë arsye, të pazakontë. Ky veprim sigurisht do të kontribuojë në lidhjen më të mirë të qytetarëve të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Kosovës, si dhe në rritjen e shkëmbimeve të ndërsjella tregtare”, ka shkruar Komshiq në Facebook pas takimit me Kurtin.

Kurti nisi vizitën në Sarajevë më 5 dhjetor dhe gjatë qëndrimit në Bosnjë do të mbajë edhe një fjalim në një konferencë për raportet rajonale që organizohet nga “Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krug 99”.

Kryeministri kosovar nuk zhvilloi takim me anëtaren serbe të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zhelka Cijanoviq.

Komshiq tha se kritikat e pretenduara lidhur me vizitën e Kurtit dhe takimet që ai ka në Bosnjë dhe Hercegovinë, të cilat vijnë nga entiteti i Republikës Sërpska (RS), si dhe nga rajoni, “më kujtojnë se RS-ja nuk është subjekt i së drejtës ndërkombëtare dhe se RS-ja nuk ka kompetenca për lëshimin e vizave për hyrjen në Bosnjë dhe Hercegovinë”.

Ai shtoi se kritikat që vijnë nga vendet e rajonit i konsiderojmë si një provë tjetër të qartë të përpjekjeve për të mohuar sovranitetin e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe si presion ndaj organeve dhe institucioneve sovrane të vendit tonë në udhëheqjen e politikës së jashtme.

“Po ashtu, anëtarët e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës sigurisht nuk do të pyesin as [udhëheqësin e serbëve në Bosnjë, Millorad] Dodikun, as këdo tjetër, se me kë do të takohemi dhe për çfarë do të diskutojmë”.

Vizita e Kurtit në Sarajevë është kundërshtuar nga kreu i entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, i cili ka thënë se qëndrimi i kryeministrit kosovar në Bosnjë, do ta ndërlikojë situatën në këtë shtet.

“Bosnjë e Hercegovina nuk e ka njohur Kosovën. Ne nuk do të lejojmë që shqiptarët nga ai rajon të hyjnë me letërnjoftim”, tha Dodik , sipas raportimit të Srnas.

Për shkak të vizitës së Kurtit në Sarajevë, më 5 dhjetor ministrat nga Republika Sërspak thanë se nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës.

Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova nuk e kanë njohur njëra-tjetrën për shkak të kundërshtimit të Republikës Sërpska, në krye të së cilës është Dodik, i cili ka orientim prorus dhe është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit.

Kurti kishte deklaruar në mes të tetorit, gjatë samitit të Procesit të Berlinit, se Kosova nga 1 janari 2025 do t’i lejojë qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës të hyjnë me letërnjoftim.

Marrëveshja që do të hiqte regjimin e vizave midis Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës dhe do t’u mundësonte qytetarëve të këtyre dy vendeve të udhëtojnë pa viza, ende nuk është ratifikuar në Parlamentin e Bosnjë e Hercegovinës.

Ajo po bllokohet nga përfaqësuesit e Republikës Sërpska, të udhëhequr nga Lidhja e Socialdemokratëve të Pavarur e Millorad Dodikut.

You Might Also Like

Edhe 5 ditë afat për aplikim online të subjekteve politike për zgjedhje

Reagim i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për bllokimin e TV News 24

Një person në Bellanicë të Malishevës gjendet pa shenja jete në një fushë

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 500 gjoba në trafik

Osmani: Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA

TAGGED: #Albin Kurti, #Anëtarët e Presidencës së Bosnjës
Kosova Times December 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Dushe të gjata, ujë i pastër, përqafime, avokado: Alsu Kurmasheva rinis jetën pas burgut në Rusi

Kosova Times Kosova Times August 6, 2024
ANTI KRISHTI I KRYEMINISTRIT SHQIPTAR RAMA ME SHFAQJE TEK SHQIPTARËT!
Putin udhëzoi ish-shefin e selisë së Wagner PMC Andrei Troshev të fillonte formimin e njësive vullnetare
Ata nuk dinë për kancerin: Menuja e njerëzve më të shëndetshëm në botë
Hamza merr sugjerimet e qytetarëve në Kamenicë për përgatitjen e programit zgjedhor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?