By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 dhjetor
December 26, 2025
Haradinaj: Të fokusuar në bujqësi, stabilitet energjetik dhe NATO
December 25, 2025
Imazhe të reja të bazës sekrete të Lukashenkos
December 25, 2025
Babadimri përfundoi udhëtimin e këtij viti dhe u shpërndau dhurata fëmijëve, fluturimi u ndoq nga dhjetëra mijëra njerëz
December 25, 2025
Hamza në Kaçanik premton investime kapitale
December 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Forcimi i Bosnjës e Kosovës ndihmon që Serbia të mos përsërisë krimet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Forcimi i Bosnjës e Kosovës ndihmon që Serbia të mos përsërisë krimet
Ballina 1Lajme

Kurti: Forcimi i Bosnjës e Kosovës ndihmon që Serbia të mos përsërisë krimet

Kosova Times
Last updated: 2024/12/06 at 7:15 PM
Kosova Times Published December 6, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë sot folësi kryesor në seancën e zgjeruar të asociacionit të intelektualëve “Krug 99”, e cila u mbajt në Vijeçnicë të Sarajevës. Në fjalimin e tij, ai ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës, të cilat, siç tha ai, janë të bazuara në njerëzit dhe vlerat e përbashkëta.

Sipas mediave boshnjake, Kurti ka deklaruar se vizita e tij në Sarajevë nuk mund të anulohej, pavarësisht faktit që Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor, i planifikuar të mbahej në Neum, u anulua. Ai e ka nisur fjalimin e tij duke cituar Alija Izetbegoviçin, presidentin e parë të Bosnjës dhe Hercegovinës, duke shprehur mbështetje për sovranitetin dhe vazhdimësinë e Bosnjës si shtet.

“Sarajeva është më pak se gjashtë orë larg nga Prishtina, por unë dhe delegacioni im u desh të kalonim përmes kufizimeve të vizave për të ardhur këtu. Sjell përshëndetjet e qytetarëve të Kosovës, të cilët e konsiderojnë Bosnjën një mik dhe partner. Ne ndajmë histori të përbashkët dhe kemi një të ardhme të përbashkët evropiane,” ka deklaruar Kurti, duke theksuar se Kosova tashmë ka zbatuar marrëveshjen për lëvizjen e lirë bazuar në kartat e identitetit, si pjesë e Procesit të Berlinit.

Në vijim, Kurti ka kujtuar lidhjen historike dhe tragjike ndërmjet dy shteteve gjatë luftërave të viteve ’90. “Bosnja dhe Kosova janë të lidhura përmes një të kaluare të dhimbshme dhe tragjike. Në shumë mënyra, Kosova i ka borxh Bosnjës. Në Bosnje, ndërhyrja e NATO-s ndodhi pas katër vitesh lufte, ndërsa në Kosovë pas dy vitesh. Kjo tregon rëndësinë e solidaritetit ndërkombëtar,” ka shtuar ai.

Tutje, Kurti ka cituar diplomatin amerikan Derek Chollet, duke kujtuar përmbajtjen e një libri të Richard Holbrooke. Ai ka kritikuar faktin që termi “Republika Srpska” vazhdon të përdoret, duke e cilësuar si një simbol negativ dhe problematik.

“Në vend që të zemërohet, regjimi në Beograd duhet të ndiejë turp për të kaluarën e tij kriminale. Negacionizmi i krimeve në Bosnje dhe në Kosovë tregon se ata do t’i përsërisnin, nëse do të kishin mundësi. Forcimi i Bosnjës dhe Kosovës kontribuon në parandalimin e përsëritjes së krimeve,” ka përfunduar Kurti, sipas Klix.ba.

You Might Also Like

Haradinaj: Të fokusuar në bujqësi, stabilitet energjetik dhe NATO

Hamza në Kaçanik premton investime kapitale

Abdixhiku në Lipjan premton rritje pensionesh nga 150 në 300 euro

Hamza premton zero për qind tatim për pagat deri në 400 euro

Limaj nga Malisheva bën thirrje të votohet Nisma

TAGGED: #Albin Kurti, #BeH
Kosova Times December 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kosova e Serbia nuk përfitojnë ende nga Plani i Rritjes i KE-së

Kosova Times Kosova Times March 27, 2025
Pulë në salcë kremoze me spinaq: Një vakt në një tigan për 20 minuta
KQZ: Numërohen 63.60% e vendvotimeve, nis numërimi edhe në veri
Për mbështetje ndaj Kosovës, Osmani i ndanë medalje politikanes gjermane
Vrasësi masiv norvegjez Breivik në “depresion të thellë”, thotë avokati i tij
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?