By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ata që vranë dhe varrosën shqiptarët sot po shtiren si viktima: Serbia duhet t’i hapë varrezat masive!
June 22, 2025
Trump i zemëroi plotësisht demokratët për vendimin për të sulmuar, kërkojne llogaridhënie: “Kjo ishte jokushtetuese”
June 22, 2025
Mediat izraelite raportojnë se Tel Avivi është gati t’i japë fund luftës me Iranin
June 22, 2025
Bombarduesit amerikanë po kthehen në shtëpi
June 22, 2025
VIDEO Sulm nga një bombardues vetëvrasës në një kishë në Damask, ka të vdekur dhe shumë të plagosur
June 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rezoluta, IDU: Të krijohet qeveria teknike për zgjedhje të lira Shqipëri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rezoluta, IDU: Të krijohet qeveria teknike për zgjedhje të lira Shqipëri
Ballina 2Rajon / Botë

Rezoluta, IDU: Të krijohet qeveria teknike për zgjedhje të lira Shqipëri

Kosova Times
Last updated: 2024/12/06 at 7:54 PM
Kosova Times Published December 6, 2024
Share
SHARE

Unioni Internacional Demokratik (IDU) ka miratuar rezolutën që kërkon reforma të rëndësishme për forcimin e demokracisë në Shqipëri.

Kjo rezolutë është miratuar unanimisht nga 84 organizata nga 65 shtete të botës. Kërkesat e IDU-së për Shqipërinë përfshijnë ndalimin e persekutimit politik kundër udhëheqësve të opozitës, duke siguruar një mjedis të drejtë dhe të hapur për fushata pa frikë nga ndjekjet politike.

IDU kërkon integritetin institucional dhe sundimin e ligjit si gur-themeli të një shoqërie demokratike, si dhe një sistem gjyqësor të paanshëm, të lirë nga ndërhyrjet politike.

Gjithashtu, evidentohet nevoja për intensifikimin e luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, duke siguruar që këto veprime të jenë të paanshme dhe të mos synojnë opozitën.

IDU kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke siguruar pavarësinë e administratës publike nga partia në pushtet dhe mbështet krijimin e një qeverie kujdestare, të modeluar sipas shembullit të Maqedonisë së Veriut, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Rezolutë e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqipërisë në Takimin Ekzekutiv të IDU-së, më 6 dhjetor në Uashington, D.C.

DUKE QENË SE IDU-ja mbështet fuqimisht sundimin e ligjit dhe integritetin institucional si gurë themeli të demokracisë. Në Shqipëri, 12 vite qeverisjeje socialiste kanë përqendruar pushtetin në një person, duke i reduktuar zgjedhjet në një fasadë. Udhëheqësit e opozitës, deputetët dhe zyrtarët vendorë përballen me persekutim politik, burgosje dhe kërcënime, duke reflektuar regjime autoritare si Bjellorusia dhe Tunizia.

DUKE QENË SE korrupsioni i shfrenuar dhe lidhjet mes krimit të organizuar dhe drejtuesve të Partisë Socialiste, tw zbuluara nga autoritetet belge, janë alarmante. Kartelët e drogës shfrytëzojnë Shqipërinë për pastrim parash, duke ndërlidhur shtetin me grupet kriminale. Përgjimet zbulojnë bashkëpunimin midis zyrtarëve të qeverisë dhe rrjeteve kriminale për të manipuluar zgjedhjet, emërimet nw postet kyçe dhe frikësuar votuesit.

DUKE QENË SE, pavarësisht rekomandimeve të OSBE/ODIHR, shumica socialiste nën drejtimin e Kryeministrit Rama ka dështuar të adresojë abuzimet elektorale dhe ka ndryshuar në mënyrë të njëanshme kushtetutën për të dobësuar opozitën. Me afrimin e zgjedhjeve të vitit 2025, persekutimi politik po përshkallëzohet, i shoqëruar nga gjyqe të motivuara politikisht, arrestime dhe burgosje të udhëheqësve të opozitës si

Prof. Dr. Sali Berisha, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Ervin Salianji dhe Fredi Beleri.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme më 27 nëntor 2024 për të anuluar arrestimin e z. Berisha erdhi pas pyetjeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut drejtuar palëve për shkeljet në rastin e tij, duke zbuluar një sistem gjyqësor të kompromentuar nga ndikimi socialist, që është shndërruar në një mjet për shtypjen e opozitës dhe manipulimin e zgjedhjeve. Paralajmërimet e Komisionit të Venecias për kapjen e reformës në drejtësi nga partia në pushtet janë materializuar nën drejtimin e Ramës, duke kërcënuar stabilitetin demokratik të Shqipërisë.

Kërkesat e IDU-së:

1. Të ndalet persekutimi politik kundër udhëheqësve të opozitës, duke siguruar një mjedis të drejtë dhe të hapur për të gjithë aktorët politikë që të bëjnë fushatë pa asnjë persekutim politik;

2. Ruajtja e sundimit të ligjit dhe integritetit institucional si gurë themeli të një shoqërie demokratike;

3. Një sistem gjyqësor i paanshëm, i lirë nga ndërhyrjet politike;

4. Intensifikimi i luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, duke siguruar që veprimet të mbeten të paanshme dhe të mos synojnë opozitën;

5. Zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke garantuar pavarësinë e administratës publike nga partia në pushtet;

6. Krijimi i një qeverie kujdestare, e modeluar sipas Maqedonisë së Veriut, për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

IDU rikonfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, zgjedhjet e lira dhe rolin kritik të opozitës në rivendosjen e demokracisë. IDU do të monitorojë nga afër zhvillimet dhe do të mbështesë aspiratat demokratike dhe evropiane të Shqipërisë.

You Might Also Like

Trump i zemëroi plotësisht demokratët për vendimin për të sulmuar, kërkojne llogaridhënie: “Kjo ishte jokushtetuese”

Mediat izraelite raportojnë se Tel Avivi është gati t’i japë fund luftës me Iranin

Bombarduesit amerikanë po kthehen në shtëpi

VIDEO Sulm nga një bombardues vetëvrasës në një kishë në Damask, ka të vdekur dhe shumë të plagosur

Agjencia iraniane e lajmeve: Shpërthim i fuqishëm në provincën ku ndodhet termocentrali bërthamor

TAGGED: #IDU, #Qeveri teknike, #ShBA, #Shqipëri
Kosova Times December 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Fati i Kosovës është vulosur në Krishtlindje! Montgomery: E kam gënjyer dhe mashtruar Qeverinë e Serbisë sepse jam mashtruar

Kosova Times Kosova Times January 5, 2025
Ismaili dhe Szunyog flasin për përgatitjet për anëtarësim në SEPA
Qeveria aprovon projektet kapitale për katër stadiumet e futbollit
Kosova e Serbia janë gati t`i japin goditjen përfundimtare Vladimir Putinit
Ukrainasi shpërfill bombat për t’i ushqyer qentë endacakë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?