By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gazimestani i Kosovës është shndërruar në vend të urrejtjes raciste serbomadhe ndaj shqiptarëve ilirian
June 29, 2025
Mendoni se ChatGPT po ju ndihmon: Në fakt po ju vret trurin
June 29, 2025
Bota do të zhytet në errësirë: Data e saktë kur dielli do të bjerë në hije
June 29, 2025
Pas përleshjes në veri një person ndalohet për 48 orë
June 29, 2025
Rusët dhe bjellorusët nuk do të jenë më në gjendje të transferojnë euro përmes Alta Bank të Serbisë
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shkup, reagime lidhur me parlajmërimet për çëshjen e gjuhës shqipe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shkup, reagime lidhur me parlajmërimet për çëshjen e gjuhës shqipe
Ballina 2Rajon / Botë

Shkup, reagime lidhur me parlajmërimet për çëshjen e gjuhës shqipe

Kosova Times
Last updated: 2024/12/07 at 7:47 PM
Kosova Times Published December 7, 2024
Share
SHARE

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pritet që pas disa ditësh të nisë seancën mbi nismat për ndryshimin e neneve të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, që mund të preket dhe përdorimi i gjuhës shqipe. Kjo ka nxitur reagime te shumta në vend. Bashkimi Demokratik për Integrim e quan këtë përpjekje të qeverisë për të destabilizuar vendin, ndërsa intelektualë shqiptarë i bëjnë thirrje gjykatës që t’u shmanget vendimeve të njëanshme dhe të ndikuara nga politika.

Paralajmërimet e Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e neneve të ligjit që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës shqipe kanë nxitur reagime të forta tek një pjesë e partive politike dhe në opinionin publik si dhe kritika e akuza të ndërsjella në mesin e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Gjykata Kushtetuese pritet të mblidhet me datë 11 të këtij muaji për të shqyrtuar nismat e subjekteve dhe individëve, të cilët e kontestojnë avancimin e gjuhës shqipe në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve të miratuar në vitin 2019.

Ndonëse, gjuha shqipe u avancua dukshëm me këtë ligj, megjithatë kjo nuk u zbatua në tërësi në praktikë. Tani, sipas anëtarëve shqiptarë të Gjykatës Kushtetuese, gjykata pritet të shfuqizojë gjysmën e neneve që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës shqipe.

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët e opozitës paralajmërojnë se shfuqizimi i dispozitave të ligjit që do të degradonin përdorimin e gjuhës do të shkelte vetë Marrëveshjen e Ohrit, e cila solli paqen në këtë shtet me marrëdhënie të brishta ndëretike.

BDI-ja vlerëson se këto veprime janë pjesë e një fushate të orkestruar nga qeveria jolegjitime, siç e quan dhe “përbëjnë kërcënim serioz për stabilitetin e vendit dhe harmoninë ndëretnike”.

Kjo parti e quan “plan monstruoz dhe jashtëzakonisht të rrezikshëm” të gjykatës dhe qeverisë, ndërsa u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë në në të që “të ndalin këtë çmenduri, pasi pasojat do të jenë të paimagjinueshme”.

Partitë e koalicionit “Vlen” që bën pjesë në qeveri fajësojnë BDI-në se nuk kishte qenë në gjendje ta zyrtarizojë gjuhën shqipe derisa ishte në pushtet, por nga ana tjetër i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese që të heq dorë nga planet për degradimin e shqipes. Izet Mexhiti, nënkryetar i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe kryetar i Lëvizjes Demokratike u bën thirrje qyetarëve dhe institucioneve që ta trajtojnë me qetësi këtë çështje:

“E ftoj edhe Gjykatën Kushtetuse ta shohë këtë si çështje politike jo vetëm juridke, për shkak se Ligji i gjuhëve del nga Marrëveshja e Ohrit që është shtyllë e këtij shteti të ri. Kushtetuta e re është ndërtuar mbi Marrëveshjen e Ohrit dhe kushdo që prek Marrëveshjen e Ohrit ka prekur marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin e këtij shteti”, shprehet Mexhiti.

Disa qindra shqiptarë, në mesin e të cilëve rektorë dhe profesorë universitetesh në Maqedoninë e Veriut kanë nënshkraur një peticion dërguar Gjykatës Kushtetuese ku thuhet se puna e gjykatës ka nxitur tensione dhe pakënaqësi sa herë që ka marrë vendime të njëanshme. Intelektualët shqiptarë vlerësojnë se gjykata është vënë në shërbim të politikës, ndërsa i bënë thirrje asaj që të mos rrezikojë vlerat kushtetuese dhe bashkëjetesën ndëretnike.

Profesori i të Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Tetovës, Mersim Maksuti në një bisedë me Zërin e Amerikës thotë se gjykata nuk guxon të prek ligjet që dalin nga Marrëveshja e Ohrit.

“Gjykata Kushtetuese ka të gjitha argumentet juridike se nuk guxon të preket, të cënohet, të hiqen disa nga dispozitat më të rëndësishme të ligjit, për arësye se gjuha shqipe bazën e saj e ka me kushtëtutë; sepse vetë kushtetuta njeh zyrtarizmin e saj në situata të caktuara. Madje, një paragraf i kushtetutës në amandamentin e pestë thotë se gjuhë zyrtare në të gjitha organet e pushtetit shtetëror, krahas gjuhës maqedone dhe alfabetit cirilik të saj është edhe gjuha shqipe, gjuha e qytetarëve të cilën e flasin 20%, por e përcaktuar me ligj”, thotë eksperti.

Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve që hyri në fuqi në vitin 2019 nuk e dekretoi presidenti i atëhershëm maqedonas Gjorgje Ivanov, ndërsa dhjetra organizata e individë me qëndrime nacionaliste ngritën nisma për shfuqizimin e tij, ndër ta një zyrtar i lartë i VMRO-DPMNE-së.

Gjykatësit Osman Kadriu dhe Naser Hajdari kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në seancën e 11 dhjetorit dhe sipas tyre vendimet eventuale të njëanshme nuk do të jenë legjitime.

Kryeministri Hrisrtijan Mickoski, i cili para pak muajsh paralajmëronte se vendit i kanoset destabilizimi nga BDI-ja, tani thotë se nuk ekziston një rrezik i tillë.

You Might Also Like

Rusët dhe bjellorusët nuk do të jenë më në gjendje të transferojnë euro përmes Alta Bank të Serbisë

Thirrje nga Moska: Pse Serbia ndalon eksportimin e municioneve

Krasniqi: Haxhiu nuk i ka e nuk do t’i ketë votat

Publiku brohorit “Vdekje Ushtrisë Izraelite” në festivalin e muzikës në Angli

Që nga sot në Francë, pirja e duhanit është e ndaluar në parqe, rreth shkollave, në plazhe…

TAGGED: #Gjuha shqipe, #Maqedoni e Veriut
Kosova Times December 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ministri i Jashtëm izraelit: Guterres i paaftë për të qenë shef i OKB-së

Kosova Times Kosova Times November 14, 2023
Policia gjen të dyshuarin e kanosjes, falënderon mediat dhe qytetarët
110 vjetori i Pavarësisë, hapet ekspozita “Të ndarë, por të pashkëputur“
Shënohet Dita Botërore e Kryqit të Kuq
Prokuroria kërkon arrestimin e xhudistit Akil Gjakova
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?