By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova do ndalojë pijet energjike për personat nën moshën 18 vjeç
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Kosova do ndalojë pijet energjike për personat nën moshën 18 vjeç
Ballina 1Lajme

Kosova do ndalojë pijet energjike për personat nën moshën 18 vjeç

Kosova Times
Last updated: 2024/12/08 at 9:07 PM
Kosova Times Published December 8, 2024
Share
SHARE

Kosova edhe me ligj pritet të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën moshën 18-vjeç. Projektligji që e rregullon këtë çështje ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës. Qëllimi i këtij ligji është mbrojtja e shëndetit të personave nën tetëmbëdhjetë vjeç nga efektet negative të pijeve energjike.

Një i mitur në Prishtinë tregon për RTK se konsumon pije energjike. Edhe pse e di rrezikun nga përdorimi i pijeve energjike, megjithatë, ai tregon se si ai dhe bashkëmoshatarët e tij i përdorin mjaftë shpesh këto pije.

“Jam 16 vjeç dhe pijet energjike i përdorim shpesh. Dy deri në tri herë në jave. S’po flas vetëm për veti por edhe për krejt dostat. E dijm që janë të dëmshme, vendimin nuk e presim mirë. E din familjarët që i përdorni? Jo, me dit baba “rahmet shpirti  me pastë””, tha ai.

Por Bleon Haxholli, i cili ka mbi 18 vjet,  mirëpret ndalimin e pijeve energjike por thotë se nuk pret zbatim të plotë të ligjit.

“Mendoj që është një ligj i qëlluar por sa do të respetohet ky ligj nga marketet nuk e di, edhe ligji kundër duhanit është por po e shesin. Mendoj që nuk do respektohet shumë ky ligj”, tha ai.

Specialistja e Mjekësisë Familjare në QKMF në Prishtinë, Vjollca Zeqiri, foli për efektet negative të pijeve energjike te të miturit.

Tashmë edhe me ligj Kosova pritet t’i ndalojë pijet energjike të konsumohen nga të miturit. Në seancën e së enjtes,  62 deputetë kanë votuar pro miratimit në lexim të parë të Projektligjit për ndalimin e konsumimit dhe shitjes së Pijeve Energjike për personat nën 18 vjeç.

Përveç kësaj, ky ligj parasheh që në rast dyshimi, shitësi obligohet ta vërtetojë moshën përmes dokumentit zyrtar. Po ashtu, shitja apo ofrimi i pijeve energjike nuk lejohet në aparate vetëshërbyese, nëpër të gjitha institucionet publike, private dhe hapësirë publike.

Projektligji pas miratimin edhe në lexim të dytë, hyn në fuqi pesëmbëdhjetë ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

You Might Also Like

Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

BE sinjalizon heqjen e masave ndaj Kosovës, por pa afat të qartë

Osmani pritje për mërgatën më 26 dhjetor V.S|RTKlive

Ndërron jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

Mot i vranët me intervale me diell

TAGGED: #+18, #Kosova, #Pije energjike
Kosova Times December 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Shuhet ish-mbrojtësi i Brazilit nënkampion në Botërorin `France 1998`

Kosova Times Kosova Times October 25, 2024
Kelmendi: Uebportali i ri afron sistemin prokurorial me publikun, median dhe shoqërinë civile
10 mijë euro vlera e fotografisë “Dita e Shën Valentinit”
Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të Shqipërisë
40 pjesëtarë të Policisë jepin dorëheqje, shkak kushtet e padinjitetshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?