By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mbahet për herë të parë, konferenca ekonomike shqiptare në Stamboll
January 31, 2026
“Dhuro gjak, shpëto jetë” – Aktivitet humanitar në Kullën e Zahir Pajazitit në Orllan
January 31, 2026
Bashkimi mposht Prishtinën në derbin e fundjavës
January 31, 2026
Abdixhiku: I gatshëm të flas me të gjithë spektrin politik për presidentin
January 31, 2026
Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti pret raportuesin e BE-së për Kosovën: fokus në integrim dhe siguri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti pret raportuesin e BE-së për Kosovën: fokus në integrim dhe siguri
Lajme

Kurti pret raportuesin e BE-së për Kosovën: fokus në integrim dhe siguri

Kosova Times
Last updated: 2024/12/09 at 7:09 PM
Kosova Times Published December 9, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti eurodeputetin nga Estonia, Riho Terras, që po zhvillon vizitën e parë në Kosovë pas marrjes së detyrës si raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Kryeministri Kurti e falënderoi Parlamentin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe reformave të rëndësishme institucionale. Ai u shpreh se Republika e Kosovës është shembull shumë i mirë që zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik mund të ecin krah për krah. Theksoi përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e Planit të Rritjes, i cili është instrumenti kryesor për rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në BE.

Në kuadër të Planit të Rritjes, Kosova dëshmoi përgatitjen e saj institucionale, gjersa në zbatimin e agjendës së reformave ERA II u arrit një shkallë zbatimi prej 72% nga 45% sa ka qenë në qeverisjet e kaluara, ndërsa në Programin Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) niveli i zbatimit në vitin 2023 arriti në 66.12%.

Temë e këtij takimi ishte edhe sulmi i fundit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, që ndodhi më 29 nëntor. Ai ishte sulmi i tretë në tri ditë që për cak kishin institucionet e vendit. Paraprakisht target ishin Stacioni i Policisë në Zveçan dhe ndërtesa e Kuvendit të Komunës së Zveçanit. Gjithashtu, ai përbën sulmin e dytë në shkallë të madhe ndaj sigurisë kombëtare, pas sulmit paramilitar më 24 shtator 2023 në Banjskë, që për qëllim kishte aneksimin e veriut të vendit dhe ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës dhe sulmin më të madh dhe më serioz ndaj infrastrukturës kritike, që për qëllim kishte ndërprerjen apo vështirësimin e shërbimeve esenciale, si rryma, uji dhe telekomunikimi, dhe çrregullimin e jetës shoqërore, qytetare, ekonomike dhe të institucioneve. Metoda, caku, ekzekutimi i sulmit, së bashku me konfiskimin e armatimit, uniformave dhe emblemave të ushtrisë, shumica dërmuese prej të cilave të Serbisë dhe 20 tjera të Rusisë, janë indikacion i përfshirjes së aktorëve të jashtëm, teksa hetimet po vazhdojnë.

Në vijim, kryeministri bëri thirrje për largim të masave të BE-së ndaj Kosovës dhe theksoi rëndësinë e pranimit sa më parë të pyetësorit dhe statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kryeministri e falënderoi raportuesin Terras për vizitën dhe diskutimin konstruktiv. Ndërkaq, ai e falënderoi kryeministrin për mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim me Parlamentin Evropian. /Kosovatimes/

You Might Also Like

“Dhuro gjak, shpëto jetë” – Aktivitet humanitar në Kullën e Zahir Pajazitit në Orllan

Abdixhiku: I gatshëm të flas me të gjithë spektrin politik për presidentin

Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së

Rinia Demokratike proteston para Qeverisë për krizën energjetike

Haradinaj: Lavdia e dëshmorëve të UÇK-së do të jetojë përjetë

TAGGED: #Albin Kurti, #Riho Terras
Kosova Times December 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA, digjen kutitë e votimit në disa shtete

Kosova Times Kosova Times October 29, 2024
Përkujtohen dëshmorët e kombit në Shqiponjë të Dushkajës
Rritja e çmimit të rrymës dëmton rëndë sektorin e prodhimit të qumështit
Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë, viktimat janë gra
Një punëtor humb jetën gjatë punës në Mushtisht të Suharekës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?