By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aksion i Policisë në Ministrinë e Mjedisit, hetime për keqpërdorim detyre
June 12, 2025
Rusia ‘fshehu’ bombarduesit strategjikë në Lindjen e Largët pas sulmit ukrainas
June 12, 2025
Burime ruse pretendojnë se një fabrikë baruti i është vënë flakë nga një sulm me dron
June 12, 2025
Një muaj para pensionimit vritet karabinieri në Brindisi
June 12, 2025
Kurti homazhe te Rugova e Demaçi në 26 vjetorin e çlirimit
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sirianët të zemëruar bëjnë thirrje për ekzekutimin e presidentit të rrëzuar Assad
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Sirianët të zemëruar bëjnë thirrje për ekzekutimin e presidentit të rrëzuar Assad
Rajon / Botë

Sirianët të zemëruar bëjnë thirrje për ekzekutimin e presidentit të rrëzuar Assad

Kosova Times
Last updated: 2024/12/13 at 3:31 PM
Kosova Times Published December 13, 2024
Share
SHARE

Zemërimi në kryeqytetin sirian është i dukshëm ndërsa familjet kërkojnë për të dashurit e tyre, që rezultojnë të zhdukur, ose kanë vdekur në sistemin e egër të burgjeve të qeverisë së rënë.

Siç njofton nga Damasku, korrespondentja e e Zërit të Amerikës, Heather Murdock, gjatë një tubimi në kryeqytetin sirian, pjesëmarrësit bënë thirrje për ekzekutimin e presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad.

Në Damask zemërimi i thellë është i pranishëm kudo.

Gjatë funeralit të një viktime të torturës në burg, të pranishmit bëjnë thirrje për ekzekutimin e presidentit Bashar al-Assad, më pak se një javë pasi ai u largua nga vendi.

Ata me të cilët foli Zëri i Amerikës, tregojnë se kanë humbur dikë në sistemin e egër të burgjeve që ra bashkë me regjimin.

“O Zot, ku është djali im? Dua ta shoh, ta mbaj dhe të ndjej aromën e tij. Nuk e di ku është. E morën nga unë. Shpresoj që Zoti t’i marrë ata”, shprehet e ëma e një të burgosuri.

I riu që po varrosej, Mazen al-Hamada, vdiq në burg pasi foli publikisht se ishte torturuar.

Në këtë spital familjet po kërkojnë për trupat e njerëzve që besohet se kanë vdekur së fundmi.

Fotografitë e trupave varen në muret jashtë. Na thuhet, se shumë prej tyre, kanë plagë që duket se janë pasojë e torturave.

Brenda spitalit, dhjeta trupa nuk janë identifikuar ende. Por shumica e familjeve që kanë ardhur këtu nuk po i gjejnë të afërmit e tyre.

“Djemtë e mi janë arrestuar në vitin 2014, na dhanë certifikatat e vdekjes, por ne nuk e dimë se çfarë ndodhi me ta. Skena këtu është e papërshkrueshme. Të zemëron shumë”, tregon Majda Abu al-Omani, djemtë e së cilës rezultojnë të zhdukur.

Në burgun famëkeq Sednaya, të tjera familje kërkojnë të dhëna që mund t’i ndihmojnë të gjejnë të dashurit e tyre të humbur. Shumë besojnë se ka të burgosur të zhdukur që janë ende gjallë dhe gjenden në objekte sekrete.

“Ka shpirtra të gjallë nën këtë tokë. Dhe jo vetëm një apo dy. U bë katër ose pesë ditë që jemi këtu në Sednaya dhe deri më tani, asgjë”, tregon Khamis el-Ibrahim, i cili kërkon vëllanë e tij të zhdukur.

Gazetarja e Zërit të Amerikës Heather Murdock, në Damask, tregon se që kur gjendjet atje, shume njerëz i janë afruar për të shprehur zemërimin dhe trishtimin që ndjejnë, njëri prej tyre ishte shprehur se “bota e ka ditur për dekada se çfarë po ndodh këtu”, duke pyetur më pas se “përse mediet perëndimore po vijnë tani?

You Might Also Like

Rusia ‘fshehu’ bombarduesit strategjikë në Lindjen e Largët pas sulmit ukrainas

Burime ruse pretendojnë se një fabrikë baruti i është vënë flakë nga një sulm me dron

Një muaj para pensionimit vritet karabinieri në Brindisi

Lajme të rreme, Deepfakes, Provokime Historike: Kush dëshiron t’i ndajë Poloninë dhe Ukrainën?

Rrahje, goditje elektrike, uri: 846 ditë të oficerit ukrainas në robëri ruse

TAGGED: #Bashar al-Assad, #Ekzekutim, #Sirianët
Kosova Times December 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Lajme

Kryetari i Ulqinit, Genci Nimanbegu takoi Kurtin

Kosova Times Kosova Times April 10, 2025
Raportohet se Rusia ka kapur një britanik duke luftuar për Ukrainën
Blinken në Moldavi mes rritjes së tensioneve me Rusinë
FP: Turqia furnizon Ukrainën me municione thërrmuese
BE-ja pezullon ndihmat për zhvillim për palestinezët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?