By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Costa: Paqja pa mbrojtje është iluzion, BE-ja e re partnere e besueshme për integrimin
May 16, 2025
Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Rama: Mbi 52% e shqiptarëve votuan për t’u bashkuar në BE
May 16, 2025
Kievi akuzon Rusinë se po refuzon ndërmjetësimin e SHBA-së në bisedimet e paqes
May 16, 2025
Arrestohen dy persona, konfiskohen armë
May 16, 2025
Abdixhiku: Evropa sot në Tiranë, Kosova pa ndjenjën e urgjencës për kohën
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kur ushtarët rusë vizituan bazat amerikane të raketave bërthamore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kur ushtarët rusë vizituan bazat amerikane të raketave bërthamore
Rajon / Botë

Kur ushtarët rusë vizituan bazat amerikane të raketave bërthamore

Kosova Times
Last updated: 2024/12/15 at 3:09 PM
Kosova Times Published December 15, 2024
Share
SHARE
Një punonjës i ushtrisë amerikane duke përkthyer për kolonelët e Forcave Strategjike Raketore ruse, në hyrjen e bazës së një rakete bërthamore Minuteman III.
Një punonjës i ushtrisë amerikane duke përkthyer për kolonelët e Forcave Strategjike Raketore ruse, në hyrjen e bazës së një rakete bërthamore Minuteman III.

Fotografia e mësipërme, e shkrepur në tetorin e vitit 1996, është një prej disa të tillave që mbahen në Arkivin Kombëtar të Shteteve të Bashkuara, dhe që shfaqin ngrohjen e shkurtër në marrëdhëniet ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit, e cila nisi teksa Bashkimi Sovjetik po i afrohej rënies, dhe përfundoi me ngritjen e Vladimir Putinit.

Ekipet ruse dhe amerikane të inspektimit duke shikuar një raketë Minuteman II të Forcës Ajrore amerikane, në kuadër të Traktatit për Reduktimin e Armëve Strategjike (START), në Dakotën e Jugut.
Ekipet ruse dhe amerikane të inspektimit duke shikuar një raketë Minuteman II të Forcës Ajrore amerikane, në kuadër të Traktatit për Reduktimin e Armëve Strategjike (START), në Dakotën e Jugut.

Në dhjetorin e vitit 1991, Boris Yeltsin, i cili shpejt do të bëhej president i Rusisë, i tregoi sekretarit amerikan të Shtetit, James Baker, se si saktësisht do të aktivizohej sistemi bërthamor i Kremlinit për ndonjë sulm.

Gjeneralët rusë duke u informuar në një qendër trajnimi për lëshimin e raketave, brenda bazës ajrore Malmstrom, në Montana.
Gjeneralët rusë duke u informuar në një qendër trajnimi për lëshimin e raketave, brenda bazës ajrore Malmstrom, në Montana.

Gjesti befasues i transparencës i Yeltsinit u pasua nga një varg lëshimesh nga të dyja palët, të cilat do të çonin në largimin e mijëra kokave bërthamore nga arsenalet e secilit vend.

Dy oficerë të lartë nga Forcat Strategjike Raketore të Rusisë, të ulur në karriget e një simulatori bërthamor amerikan, që përdorej për trajnime.
Dy oficerë të lartë nga Forcat Strategjike Raketore të Rusisë, të ulur në karriget e një simulatori bërthamor amerikan, që përdorej për trajnime.

Rusia dhe SHBA-ja u pajtuan për të reduktuar ndjeshëm dhjetëra mijëra armë bërthamore që zotëronin secila, dhe për t’ua hequr koordinatat të tjerave. Vizitat reciproke në qendrat e armëve bërthamore ruse dhe amerikane u planifikuan si mënyrë për të ruajtur besimin, teksa nisi tërheqja historike bërthamore.

William M. Moon (majtas), i fotografuar bashkë me gjeneralmajorin rus, Vladimir Frolov, i cili udhëhiqte sigurinë e armëve bërthamore të Rusisë.
William M. Moon (majtas), i fotografuar bashkë me gjeneralmajorin rus, Vladimir Frolov, i cili udhëhiqte sigurinë e armëve bërthamore të Rusisë.

William M. Moon ishte menaxher i programit të sigurisë bërthamore në kuadër të programeve të Bashkëpunimit për Reduktimin e Kërcënimeve në disa ish-vende sovjetike, nga viti 1992 deri më 2014. Ai përjetoi nga afër ngrohjen shpesh të ftohtë të viteve ’90.

Një gjeneralmajor rus duke shtënë me një mitraloz të lehtë amerikan M249, në poligonin e qitjes në një bazë të Forcës Ajrore amerikane.
Një gjeneralmajor rus duke shtënë me një mitraloz të lehtë amerikan M249, në poligonin e qitjes në një bazë të Forcës Ajrore amerikane.

Moon ishte përgjegjës për aranzhimin e dy vizitave të gjeneralëve rusë në depot amerikane të kokave bërthamore. Ai tregoi për Radion Evropa e Lirë se në njërën nga këto vizita, pjesëtarët e delegacionit rus ishin pajisur me leje të personalizuara, por, çuditërisht, vizitorët kishin këmbyer lejet me njëri-tjetrin. Kjo “shkaktoi një shkelje sigurie që nxiti rojat e Marinës të nxirrnin armët e tyre për të rrethuar delegacionin”.

Gjenerali Igor Sergeyev (majtas), kryekomandant i Forcave Strategjike Raketore ruse, duke u takuar me gjenerallejtënantin Dirk Jameson, gjatë vizitës së Sergeyevit në qendrat ushtarake amerikane, për të vënë raporte me SHBA-në, në dhjetorin e vitit 1993.

Komandanti i bazës u “zemërua”, tha Moon, duke folur për debaklin me kartelat e identifikimit. “U bë e pamundshme për ne në programin e Bashkëpunimit për Reduktimin e Kërcënimeve që të ftonim ndonjë delegacion rus për të vizituar qendra të tjera amerikane”.

Personeli i një skuadriljeje amerikane për mirëmbajtjen e raketave duke u takuar me gjeneralin Igor Sergeyev, në dhjetorin e 1993-tës.
Personeli i një skuadriljeje amerikane për mirëmbajtjen e raketave duke u takuar me gjeneralin Igor Sergeyev, në dhjetorin e 1993-tës.

Duke kujtuar vizitat e veta në depot e kokave bërthamore në Rusi, Moon tha për REL-in se misionet përfshinë “udhëtimin me furgona për tri e më shumë orë, me xhama të errësuar”. Atij dhe ekipit u ishte ndaluar edhe bartja e ndonjë gjëje metalike. “Mua m’u morën edhe çizmet, sepse ato kishin material mbrojtës prej metali te pjesa e gishtave”.

Detarë amerikanë me kapela sovjetike që i morën dhuratë, teksa takonin gra vendëse në Vlladivostok, në shtatorin e 1992-tës.
Detarë amerikanë me kapela sovjetike që i morën dhuratë, teksa takonin gra vendëse në Vlladivostok, në shtatorin e 1992-tës.

Përveç vizitave ushtarake në depot e raketave dhe qendrat e lëshimit të tyre, si pjesë e monitorimit të zbatimit të Traktatit për Reduktimin e Armëve Strategjike (START), vitet ’90 u karakterizuan edhe me disa shkëmbime të vullnetit të mirë ndërmjet ushtrive ruse dhe amerikane.

Detarë rusë dhe amerikanë duke u bërë gati për pirë gllënjka në bordin e një shkatërruesi rus raketash.
Detarë rusë dhe amerikanë duke u bërë gati për pirë gllënjka në bordin e një shkatërruesi rus raketash.

Deri në mesin e viteve ’90, marrëdhëniet ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit kishin filluar të prisheshin për shkak të zgjerimit lindor të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), dhe përfshirjes gjithnjë e më të madhe të aleancës perëndimore në Luftën e Bosnjës. Andrei Kozyrev, ministër i Jashtëm i Rusisë në kohën e Yeltsinit, i ka përshkruar homologët amerikanë si “banditë të vegjël perëndimorë”.

Një ushtarak rus duke ia shpjeguar ekipazhit të një aeroplanmbajtëseje amerikane operimin e një pajisjeje të krijuar për të çorientuar radarin e armikut, në tetorin e vitit 1992.
Një ushtarak rus duke ia shpjeguar ekipazhit të një aeroplanmbajtëseje amerikane operimin e një pajisjeje të krijuar për të çorientuar radarin e armikut, në tetorin e vitit 1992.

Moon thotë se takimet ndërmjet ushtrive amerikane dhe perëndimore, të cilat nisën në vitet ’90, u pezulluan nga Uashingtoni, pasi Rusia aneksoi pjesë të Ukrainës më 2014. Inspektimet për zbatimin e traktatit për armët u ndërprenë në fillim të pandemisë së COVID-19, e më pas, sipas Moonit, “Rusia refuzoi rinisjen e inspektimeve”.

Një kapiten rus (në mes) duke folur me oficerët e Marinës amerikane gjatë vizitës së tij në një anije luftarake amerikane.
Një kapiten rus (në mes) duke folur me oficerët e Marinës amerikane gjatë vizitës së tij në një anije luftarake amerikane.

Teksa i hedh një vështrim prapa viteve shpresëdhënëse të nëntëdhjeta, Moon thotë se “është tejet shqetësuese për mua që pas bashkëpunimit aq të ngushtë me Ministrinë ruse të Mbrojtjes për gati 20 dekada, përfshirë mbi 75 vizita në Rusi, rusët i kanë ndërprerë të gjitha komunikimet dhe kanë zgjedhur të kryejnë një luftë të paprovokuar gjenocidale kundër Ukrainës”.

Një djalë rus me kapelen e një oficeri detar amerikan në Vlladivostok.
Një djalë rus me kapelen e një oficeri detar amerikan në Vlladivostok.

“Kisha shpresuar që puna ime do të rezultonte me reduktim të mëtejshëm të tensioneve bërthamore, por Rusia ka zgjedhur agresionin para bashkëpunimit”, shtoi Moon.

You Might Also Like

Kievi akuzon Rusinë se po refuzon ndërmjetësimin e SHBA-së në bisedimet e paqes

Von der Leyen: Do të rrisim trysninë ndaj Rusisë, pako sanksionesh

Përfaqësuesit e SHBA-së, Ukrainës dhe Turqisë u takuan në Stamboll

Udhëheqësit e BE-së shqyrtojnë tarifat ndëshkuese ndaj Rusisë pasi Putini nuk mori pjesë në bisedimet e Stambollit – Politico

Ukraina konfirmon humbjen e një tjetër F-16 gjatë misionit luftarak

Kosova Times December 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 11 maj

Kosova Times Kosova Times May 11, 2024
Zëvendës-Shefi i Shtatmadhorisë ruse arrestohet nën akuzat për marrje ryshfeti
Shkup, shënohet 23-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit
Prizreni shënon `Ditën pa Makina`
Cilat janë “parashikimet” e Nostradamusit për vitin 2023?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?