By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 24 tetor
October 24, 2025
Rubio mbërrin në Izrael. Media: Do të diskutojë qeverinë për të zëvendësuar Hamasin në Gaza
October 23, 2025
Gashi takon ministren franceze Caroit, flasin për forcimin e marrëdhënieve
October 23, 2025
Arrestohet i kërkuari për vrasje në Llapashticë të Podujevës
October 23, 2025
VIDEO: Demokrati i Senatit flet për 16 orë kundër Trumpit
October 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidenti iranian i vë veton ligjit strikt për hixhabin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Presidenti iranian i vë veton ligjit strikt për hixhabin
Rajon / Botë

Presidenti iranian i vë veton ligjit strikt për hixhabin

Kosova Times
Last updated: 2024/12/15 at 5:01 PM
Kosova Times Published December 15, 2024
Share
SHARE

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, e ka shfrytëzuar të drejtën e vetos për të bllokuar një ligj të ashpër për mbulesën e grave, i cili është miratuar nga parlamenti.

Ai i ka bërë thirrje Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare që ta analizojë ligjin.

Këshilltari presidencial, Ali Rabiei, ka thënë për të përditshmen Hamshahri se, ky veprim është arsyetuar me efektin që do të kishte ligji në shoqëri.

Këshilli Suprem është institucioni më i lartë në Republikën Islamike, i cili merr vendime për çështje të sigurisë.

Pezheshkian shpreson që ky trup do të mund të zbusë deri diku ligjin e ri.

Ky ligj i miratuar nga deputetë të linjës së ashpër parasheh dënime të larta dhe pamundësim të qasjes në shërbime publike për gratë që nuk e përmbushin obligimin e mbulimit të kokës.

Për figurat me ndikim parashihen dënime edhe më të ashpra, përfshirë ndalesa në kryerje të profesionit apo të udhëtimit jashtë shtetit, si dhe konfiskim të mbi 5 për qind të aseteve.

Kritikat e ashpra për këtë ligj, madje edhe nga vetë Qeveria, kanë ndikuar me vonesa në zbatimin e tij.

Pezeshkaian raportohet të jetë kundër, pasi frikësohet nga rezistenca në shoqërinë iraniane dhe mundësia e rikthimit të trazirave popullore.

Vëzhguesit e shohin ligjin si sfidë të madhe mes politikanëve të linjës së ashpër dhe forcave të moderuara dhe nëse Pezheshkuan nuk arrin të triumfojë kundër figurave të linjës së ashpër, ai do të përballet me kritika për mospërmbushje të premtimeve të bëra në fushatë.

Shumë gra iraniane në qytete të mëdha janë duke refuzuar zbatimin e kodit të ashpër të veshjes, të vendosur nga autoritetet islamike.

Ky trend është rezultat i lëvizjes “Gratë, Jeta, Liria”, që pati shpërthyer në vjeshtën e vitit 2022.

Marshet kanë nisur pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, sa ka qenë në mbajtje policore, me arsyetimin se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

You Might Also Like

VIDEO: Demokrati i Senatit flet për 16 orë kundër Trumpit

Biden, Obama dhe republikanët “së bashku” në Cafe Milano në Uashington

Trupat e mijëra ushtarëve të rënë janë kthyer në Ukrainë

Rafineritë më të mëdha të Indisë kanë vendosur të ulin blerjet e naftës nga Rusia në pothuajse zero për shkak të sanksioneve të Trump

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s kritikon aleatët e Kievit

TAGGED: #Hixhabi, #Masoud Pezeshkian, #Veto
Kosova Times December 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Eurobarometri: Shqiptarët përkrahësit më të mëdhenj për të qenë pjesë në BE

Kosova Times Kosova Times September 3, 2025
Kurti për Shpëtim Robaj: Mjek i luftëtarëve, humanist dhe atdhetar i madh
Ministria libaneze e Shëndetësisë: Të paktën 100 të vdekur në sulmet izraelite
Hamza premton Fondin për Papunësinë për mbështetje të fuqisë punëtore
Makina përplaset me turmën që po shkonte për të protestuar, disa të plagosur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?