By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 12 qershor 2025
June 12, 2025
Themeluesi i Yandex, i cili iku nga Putini, krijoi një superkompjuter në Evropë 10 herë më të fuqishëm se ai në Rusi
June 11, 2025
Putini kërkon rritje urgjente të prodhimit të armëve dhe njofton plane për mobilizimin e ekonomisë
June 11, 2025
Vuçiç nga Odesa i gëzuar që Kosova nuk u ftua në Samit
June 11, 2025
Amerikanët po evakuojnë stafin nga ambasada në Bagdad: A po përgatitet Izraeli të sulmojë Iranin?
June 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Asnjë marrëveshje s’i ndalon njësitë speciale të shkojnë në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Asnjë marrëveshje s’i ndalon njësitë speciale të shkojnë në veri
Ballina 1Lajme

Asnjë marrëveshje s’i ndalon njësitë speciale të shkojnë në veri

Kosova Times
Last updated: 2022/12/13 at 4:36 PM
Kosova Times Published December 13, 2022
Share
SHARE

Asnjë dokument apo marrëveshje e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve nuk ia ndalon Kosovës që t’i dërgojë apo vendosë njësitet speciale të policisë së saj në veri të vendit – zonë e banuar me shumicë serbe.

Kështu thonë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, pas insistimit të vazhdueshëm të zyrtarëve serbë – përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq – se Kosova nuk ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë, në bazë të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013.

“Qëllimi i Vuçiqit është që, përmes dezinformimit, të shkaktojë konfuzion dhe pasiguri te qytetarët serbë në Kosovë. Nuk ka asnjë marrëveshje, asnjë dokument apo dakordim për atë që thotë Vuçiq, që Njësia Speciale [e Policisë së Kosovës] nuk mund të shkojë në veri të vendit”, thotë për Radion Evropa e Lirë Nora Fetoshi, këshilltare për media e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Në disa raste, autoritetet në Serbi kanë deklaruar se institucionet e Kosovës nuk kanë të drejtë të dërgojnë forca speciale të policisë në komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, por nuk kanë specifikuar se në cilin nen apo dispozitë të Marrëveshjes së Brukselit thirren.

Ngjashëm kanë pohuar edhe ditëve të fundit, kur situata e sigurisë në veri ka shkuar duke u tensionuar.

Aktualisht, në këtë pjesë të Kosovës – ku funksionojnë edhe struktura paralele të Serbisë – disa serbë lokalë kanë ngritur barrikada për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb.

Policia e Kosovës ka arrestuar Dejan Pantiqin më 10 dhjetor, nën dyshimet për përfshirje në një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Për shkak të situatës së tensionuar, Policia e Kosovës ka rritur praninë në këtë zonë. Autoritetet e Kosovës kanë mohuar se atje janë dërguar njësi speciale, siç kanë pretenduar disa zyrtarë serbë.

Çfarë thuhet në Marrëveshjen e Brukselit?

Në prill të vitit 2013, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç, me ndërmjetësimin e BE-së, kanë nënshkruar atë që njihet si “Marrëveshja e Parë e Parimeve që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve” – e njohur në opinion si Marrëveshja e Brukselit.

Në këtë dokument thuhet se duhet të ekzistojë vetëm një forcë policore, e quajtur Policia e Kosovës, dhe se të gjithë policët në veri duhet të integrohen në Policinë e Kosovës.

Aty është një paragraf ku thotë se do të ketë një komandant rajonal të policisë për katër komunat me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, i cili duhet të jetë serb, shtetas i Kosovës. Atë e propozojnë katër kryetarët e komunave në veri dhe e emëron Ministria e Brendshme e Kosovës.

Në asnjë nga pikat e kësaj marrëveshjeje nuk përmendet shkuarja apo jo e njësive speciale të Policisë së Kosovës në veri.

Tahiri: Policia e Kosovës vepron në gjithë territorin

Pretendimet e zyrtarëve serbë i mohon edhe ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se nuk ekziston asnjë marrëveshje që e ndalon Policinë e Kosovës, apo njësitet e saj të shkojnë në veri.

“Policia e Kosovës vepron në tërë territorin e Kosovës sipas Kushtetutës së shtetit dhe ligjeve të Kosovës. Nuk ekziston marrëveshje e Brukselit që e kufizon Policinë e Kosovës, përfshirë njësitet speciale. Nuk është e vërtetë çfarë thotë pala serbe, nuk ka marrëveshje të tillë”, thotë Tahiri.

Pavarësisht pretendimeve të Serbisë, edhe vetë Bashkimi Evropian ka thënë në të kaluarën se nuk ekziston ndonjë marrëveshje apo pajtim për mosdërgim të njësive speciale të Policisë së Kosovës në veri.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka deklaruar më 14 tetor të vitit të kaluar se nuk ekziston ndonjë marrëveshje e tillë, por ka shtuar se është praktikë e zakonshme që të ketë koordinim me bashkësinë ndërkombëtare përpara dërgimit eventual të forcave speciale në veri.

Duke qenë se NATO-ja ka misionin e saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, Radio Evropa e Lirë ka pyetur këtë organizatë nëse është në njohuri të ekzistimit të ndonjë marrëveshjeje apo dakordimi që ia ndalon Kosovës dërgimin e njësive speciale në veri, por NATO-ja nuk është përgjigjur.

Çfarë thotë Ligji për Policinë e Kosovës?

Ligji për Policinë e Kosovës e obligon këtë institucion që të kryejë detyra në të gjithë territorin e vendit.

Sipas këtij ligji, “Policia vepron nëpërmjet zinxhirit të unifikuar komandues në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

Mentor Vrajolli, drejt ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, nuk beson se ka “as marrëveshje të fshehtë në lidhje me këtë temë”.

“Edhe nëse do të kishte marrëveshje të tilla, ato nuk do të respektoheshin, pasi do të ishin kundërkushtetuese… Kushtetuta e Kosovës i jep juridiksion Policisë së Kosovës që të veprojë në të gjithë territorin. Policia e Kosovës nuk ka asnjë njësi që do të mund të trajtohej ndryshe nga ndonjë njësi tjetër”, thotë Vrajolli për Radion Evropa e Lirë.

FSK-ja nuk mund të shkojë pa miratim të KFOR-it

Për dallim prej Policisë së Kosovës, shkuarjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, e kufizon një marrëveshje mes Kosovës dhe NATO-s.

FSK-ja nuk mund të shkojë apo të vendoset në veri bazuar në një letër-shkëmbim të vitit 2013, në mes të kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe shefit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Në këtë letër-shkëmbim, Thaçi i ka garantuar NATO-s se FSK-ja do të ndërmarrë misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim me KFOR-in.

Këtë marrëveshje e ka bërë publike kryeministri Albin Kurti, pas zgjedhjes në këtë pozitë në vitin 2020. Kurti e ka cilësuar këtë marrëveshje si të dëmshme dhe e ka dërguar në prokurori, por nga kjo e fundit nuk ka pasur ndonjë njoftim se si është trajtuar.

Shefi aktual i NATO-s, Jens Stoltenberg, ua ka bërë të qartë disa herë institucioneve të Kosovës se kjo marrëveshje është ende në fuqi.

Më 1 korrik 2021, gjatë një vizite në Kosovë, Stoltenberg ka thënë për REL-in se e mirëpret faktin që autoritetet e Kosovës i përmbahen marrëveshjes së arritur në vitin 2013 që “Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nuk duhet të vendoset në veri pa pajtim paraprak me KFOR-in, komandën e NATO-s”.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë nëse kjo marrëveshje është ende në fuqi, misioni i KFOR-it thotë se FSK-ja nuk shkon në veri pa pajtimin e tij.

“FSK-ja mund të dislokohet në pjesën veriore të Kosovës vetëm me pëlqimin paraprak të KFOR-it, sipas marrëveshjeve ekzistuese. Komandantit të KFOR-it nuk i është dorëzuar asnjë kërkesë për këtë”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.

FSK-ja aktualisht është në proces të shndërrimit në ushtri të Kosovës.

You Might Also Like

Haxhiu: Vetëvendosje ka ndalur marrëveshje të dëmshme për vendin

Sveçla: Vetëvendosje, një lëvizje emancipuese që solli qytetari aktive

Reuters: Kosova pranon kërkesën e SHBA-së për të strehuar të dëbuarit

Dy të arrestuar për falsifikim dokumentesh, legalizim të rremë e mashtrim

Shaqir Totaj nominohet për një mandat të dytë për kryetar të Prizrenit

Kosova Times December 13, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

BE-ja konfirmon vizitën e pesëshes në Kosovë dhe Serbi – kërkon përparim konkret

Kosova Times Kosova Times October 17, 2023
Horoskopi ditor për ditën e premte 2 shkurt 2024!
Mister i trishtueshëm: Sekreti i gjurmëve të lashta të mbetura në llavë të nxehtë, vendasit besojnë se janë vepër e Satanait, ekspertët kanë teorinë e tyre…
Ai drejtoi një kallashnikov drejt Trumpit nga shkurret. Ai ka më shumë se 100 raporte, zbuloi dëshmitari
Gruaja nga Klina i lë fëmijët pa përkujdesje, burri e lajmëron policinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?