By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sarrazin: Kriza në veri të Kosovës të përdoret për të çuar përpara dialogun
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sarrazin: Kriza në veri të Kosovës të përdoret për të çuar përpara dialogun
Ballina 1Lajme

Sarrazin: Kriza në veri të Kosovës të përdoret për të çuar përpara dialogun

Kosova Times
Last updated: 2022/12/13 at 8:16 PM
Kosova Times Published December 13, 2022
Share
SHARE

Përfaqësuesi i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha se kriza në veriun e Kosovës duhet shfrytëzuar për të nxitur me tej dialogun Kosovë-Serbi. Gjatë një diskutimi virtual të organizuar nga Këshilli i Atlantikut në Uashington, zoti Sarazin shprehu zhgënjimin që Procesi i Berlinit, megjithëse i rigjallëruar së fundi, falë një angazhimi më të madh të Gjermanisë në rajonin e Ballkanit, nuk ka arritur të japë rezultate më të mëdha. Diskutimet i ndoqi kolegu Artan Haraqija.

Kriza në veriun e Kosovës duhet të shërbejë për t’i dhënë një shtysë përpara dialogut mes Kosovës dhe Serbisë tha përfaqësuesi i qeverisë gjermane për Ballkanin Manuel Sarrazin gjatë një diskutimi virtual që u organizua nga Këshilli i Atlantikut me seli në Uashington.

“Ta shfrytëzojmë këtë krizë si një mundësi për ta çuar dialogun përpara duke marrë parasysh propozimin evropian me të cilin po punojnë zoti Lajçak, zoti Borell dhe kancelari gjerman së bashku me presidentin francez. Kjo është një mundësi e madhe që duhet shfrytëzuar, në vend që këto vende t’i hapin gropa njëri-tjetrit duke rrezikuar që i gjithë rajoni të bjerë brenda tyre”, tha zoti Sarrazin gjatë diskutimit.

Ai shtoi se Procesi i Berlinit që kishte si objektiv forcimin e lidhjeve mes Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve të BE-së, u rigjallërua me qeverinë e re gjermane dhe me nisjen e luftës në Ukrainë. Takimi i fundit i mbajtur në tetor në Berlin dhe më pas takimi i nivelit të lartë në Tiranë përfunduan me arritjen e disa marrëveshjeve që do kenë ndikim në jetën e qytetarëve të Ballkanit. Por, zoti Sarazin shprehu zhgënjim që kjo atmosferë pozitive e krijuar, nuk solli më shumë rezultate pozitive për rajonin.

“Ndoshta kemi arritur të rigjallërojmë procesin e Berlinit, dhe duhet ta vazhdojmë atë, por unë shpresoja që kjo atmosferë pozitive të sillte më shumë rezultate në lidhje me tema të nxehta. Por, ende kemi kohë, ndaj le të qëndrojmë optimistë dhe besnik idesë që nganjëherë duhet të bëjmë edhe hapa të vegjël, si ajo me lëvizjen e lirë apo çmimet e thirrje telefonike ‘roaming’ që u arrit në Tiranë dhe të mos harrojmë t’i zbatojmë këto hapa të vegjël”, tha më tej Manuel Sarrazin.

Në diskutimin me temë “Rruga përpara mbi nismat e integrimit rajonal në Ballkanin Perëndimor” nuk pati të ftuar nga Kosova. Ministrja serbe për Integrime Evropiane, Tanja Mishqeviç tha se në vendin e saj është shumë e vështirë të flitet për integrim evropian kur temat që mbizotërojnë janë zhvillimet në veriun e Kosovës apo marrëdhëniet me Rusinë.

“Të gjitha palët duhet të jenë të gatshme për dialog dhe zgjidhje të problemit. Serbët vendosen të largohen nga institucionet e Prishtinës pasi thanë që zëri i tyre nuk u dëgjua asnjëherë. Mirëpo, pajtohem që është shumë e rëndësishme për të gjithë që të përdoret kriza aktuale për të gjetur zgjidhje”, tha zonja Mishqeviç.

Gjatë debatit u fol gjatë edhe për integrimin në BE të vendeve të Ballkanit. Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati kujtoi se vitin e ardhshëm bëhen 20 vjet nga mbajtja e takimit të Selanikut ku blloku evropian u zotua se Ballkani ka të ardhme evropiane.

“Jam i shqetësuar për vazhdimin e procesit të integrimit i cili pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës është kthyer në një nevojë, nuk është më thjesht çështje e vullnetit politik. Por, nëse nuk ka afat të parashikueshëm për Ballkanin Perëndimor, atëherë kjo vështirëson gjërat. Vitin e ardhshëm bëhen 20 vjet nga takimi i Selanikut, dhe vetëm Kroacia është ajo që iu bashkua BE-së nga rajoni. Hendeku mes nesh fatkeqësisht nuk po zvogëlohet, por po rritet”, tha zoti Bushati.

Gjatë diskutimit u fol edhe për dallimet mes Procesit të Berlinit dhe nismës Ballkani i Hapur, iniciativa e tri vendeve të rajonit, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Përfaqësuesi i qeverisë gjermane e krahasoi Ballkanin e Hapur me një lojtar te mirë futbolli që momentalisht është i ulur në stolin e rezervave, pasi ekipi në këtë rast Procesi i Berlinit është rigjallëruar dhe po arrin suksese edhe pa të.

“As në të ardhmen nuk do të ketë nevojë që të dy proceset të bashkohen, pasi kryesorja është të ofrojnë rezultate të mira dhe qëllimet të jenë të mira. Nuk është e rëndësishme edhe nëse mendimet janë të ndryshme derisa fundi do të jetë i njëjtë”, tha Manuel Sarrazin.

Ministrja serbe për integrime evropiane tha se të dy proceset nuk krijojnë përplasje me njëra-tjetrën, ndërsa paralajmëroi se takimi radhës së Ballkanit të Hapur do të mbahet gjatë këtij muaji, në Tiranë.

You Might Also Like

Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore

BE shpreh keqardhje për ngërçin politik

Kosova dhe Shqipëria luajnë në të njëjtin orar në play-offin e Botërorit

Osmani nderon fëmijët që dorëzuan portofolin në polici

Pezullohet nga detyra zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku

Kosova Times December 13, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Aksident tragjik, vdes drejtuesi i minibusit dhe me plage 7 nxenes

Kosova Times Kosova Times March 13, 2025
Takimi i Task forcës – konfirmohet suksesi i menaxhimit të sektorit të pylltarisë
Gjermania njoftoi një paketë të re ndihme për Ukrainën me vlerë 400 milionë euro
Protestuesit në Iran u dhunuan dhe abuzuan seksualisht, sipas Amnesty International
Pingpong/Arti Karabaxhaku dhe Taibe Ruli fitues të turneut TOP 8 për U15
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?