Zyrtarët e qeveris së Serbisë ende pa filluar procesi zgjedhor kanë filluar të ndërhyjnë dhe në prapaskenë duke manipuluar me qytetarët serb të Kosovës kanë kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, që sipas tyre po bënë gjithçka për ta shtypur Listën Serbe dhe për ta nxjerrë jashtë garës zgjedhore.
“E kisha fjalën për fjalimin absolutisht të papranueshëm të (kryetarit të kuvendit të institucioneve të përkohshme të Prishtinës Gljauk) Konjufca dhe deputetëve të tjerë të Vetëvendosjes në Kuvendin e Prishtinës, të cilët kishin qëndrim shumë negativ, armiqësor ndaj deputetëve të Lista Serbe, e cila tregon se në çfarë atmosfere jetojnë serbët”, u tha Petkoviç gazetarëve në Bruksel.Por Beogradi zyrtar është fokusuar vetëm në Listën Serbe e cila është kritikuar nga subjektet tjera serbe që do të garojnë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, e cila drejtohet nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka shprehur shqetësim të thellë dhe ka dënuar ashpër presionet dhe kërcënimet që po u bëhen kandidatëve të saj për deputetë nga kundërshtarët politikë, veçanërisht siç shprehen ata nga përfaqësuesit e Listës Serbe. Kjo parti thekson se këto presione janë intensifikuar pas zyrtarizimit të kandidaturës në zgjedhjet e ardhshme. ”Me shqetësim të thellë, vëmë në pah faktin se anëtarët e familjeve të kandidatëve tanë për deputetë po përballen me presione në vendet e tyre të punës. Këto presione përfshijnë shkarkime të parapërgatitura dhe shantazhe për shkak të bindjeve politike të familjarëve të tyre”, thuhet në njoftim.
Se ka presion të Beogradit zyrtr ndaj partive tjera serbe në Kosovë , tregoi edhe deklarata e Ministrit të Jashtëm të Serbisë Mako Gjuriq i cili ditë më parë e quajti të rëndësisshme
që serbët në Kosovë të mbeten të bashkuar rreth një organizate politike, që të flasin me një zë dhe të kenë të njëjtin axhendë dhe se, siç theksoi ai, është Lista Serbe.
Gjuriq, duke folur për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Kosoë tha se për më shumë se një dekadë ata janë përpjekur që serbët në Kosovë të mblidhen në një vend dhe të formojnë një organizatë të fortë politike për liri, demokraci dhe drejtësi dhe theksoi se Lista serbe përfaqëson pikërisht këtë.
“Me kalimin e kohës, me kalimin e viteve ka ndryshuar liderët e saj, por ideja që serbët në kushte të vështira duhet të flasin me një zë, se shteti duhet t’i mbështesë fuqishëm dhe se duhet të kemi një agjendë të fortë ndaj Prishtinës dhe bashkësisë ndërkombëtare. mbetet e njëjtë”, tha Gjuriq për RTS. Ai theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që serbët të mbeten të bashkuar rreth një organizate politike në kushte komplekse. Kjo deklaratë jo vetëm përbnë ndërhyrje në procesin zgjedhor në Kosovë por është edhe një presion ndaj partive tjera politike serbe të cilat do të konkurojnë për zgjedhjet paralamentare. /Kosovatimes