By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive
December 14, 2025
Haradinaj për Mujë Krasniqin: Mbrojti nderin e atdheut
December 14, 2025
Shtëpia e Pierre Cardin në Côte d’Azur është aq e mirë sa hyri në tekstet shkollore të arkitekturës
December 14, 2025
30 Vjet Pas Daytonit – Mësime për Sot
December 14, 2025
Hamza nderon Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorë të UÇK-së
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ‘Njomëza e UÇK- së’ bëri historinë reale si një rrëfim legjende
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > ‘Njomëza e UÇK- së’ bëri historinë reale si një rrëfim legjende
Lajme

‘Njomëza e UÇK- së’ bëri historinë reale si një rrëfim legjende

Kosova Times
Last updated: 2024/12/19 at 4:16 PM
Kosova Times Published December 19, 2024
Share
SHARE

Radio-dokumentar “Njomëza e UÇK- së”, kushtuar dëshmores më të re të UÇK -së Njomëza Lipa, vjen i realizuar nga gazetarja e RTK-Radios, Sabrie Haxhiu.

 

Njomëza Lipa, ishte vetëm 14 vjeçe, por aq e pjekur dhe e vendosur në rrugën e lirisë, aq sa me trimërinë e saj e bënë historinë reale si një rrëfim legjende.

Mësoni më shumë në këtë radio-dokumentar rreth historisë së vajzës filloriste, ushtare e UÇK- së; një histori që tregohet për herë të parë, e që rëndon mbi ndërgjegjen e shoqërisë kosovare.

Njomëza , kjo heroinë e heshtur, ishte vetëm 14-vjeçe kur iu bashkua radhëve të UÇK-së në Brigadën 133 “Adrian Krasniqi” të Zonës Operative të Dukagjinit.

Në luftërat e shumta nëpër botë ndodh që fëmijët të rekrutohen me forcë. Por kjo nuk ndodhi në luftën e UÇK-së. Shumë fëmijë shqiptarë të Kosovës iu bashkuan fronteve të luftës dhe treguan guxim si të ishin luftëtarë të rritur. Disa prej tyre edhe ranë heroikisht në beteja të përgjakshme.

Njomëza Lipa edhe pse fëmijë mbi supet e saj po e ndjente peshën e momentit historik. Me çdo kusht donte t’i bashkohej UÇK-së, pavarësisht se mosha nuk ia lejonte.

Historiani, Skënder Zhitia, teksa flet për shembullin e dëshmores Njomëza Lipa dhe të shumë vajzave e djemve të rinj që iu bashkuan luftës çlirimtare. Thotë se UÇK-ja kishte kritere sa i përket përfshirjes së vullnetarëve që nuk e kishin mbushur moshën, megjithatë jashtë këtyre kritereve në shumë raste ka dominuar vullneti i tyre i pathyeshëm.

Të premten, me 20 dhjetor, në orën 15:00, në Programin e Parë të Radio Kosovës, mund të dëgjoni  më gjerësisht rreth historisë së dëshmores dhe masakrën e Studenicës së Istogut, ku ajo u gjet e vrarë bashkë me shoqet e saj Qëndresën, Mirdonën, Lindihanën, gratë e Lipajve, dhe të zotin e shtëpisë ku ndodhi masakra Salih Sokol Zeqirin.

You Might Also Like

Haradinaj për Mujë Krasniqin: Mbrojti nderin e atdheut

Hamza nderon Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorë të UÇK-së

Kurti nderon mësuesin Osman Jakupi

Gërvalla: Mbështetje humanitare për popullsinë civile në Gazë

PDK përkujton 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit dhe 40 dëshmorëve

Kosova Times December 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kisha Ortodokse Ruse ndaloi një prift tjetër të shërbente për refuzimin e leximit të “Lutjes për Rusinë e Shenjtë”

Kosova Times Kosova Times October 23, 2024
Trepça ia shkakton humbjen e parë Bashkimit
Të enjten Kuvendi mblidhet në seancë plenare
Gjeorgji: 11 të vdekur nga rrëshqitja e tokës
Osmani, Pendarovskit: E nevojshme mbështetja nga Maqedonia e Veriut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?