Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në Ministria e Drejtësisë. Avokatura Shtetërore dhe përfaqësuesi ligjor i kontraktuar e kanë analizuar vendimin final të arbitrazhit dhe ai do të sfidohet në gjykatën civile në Mbretërinë e Bashkuar.

“Avokatura Shtetërore e ka pranuar vendimin final të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, (ICC). Vendimi i Arbitrazhit e obligon Republikën e Kosovës që t`ia paguaj Countur Global-it shumën prej 20,053,125.63 euro”, thuhet në njoftimin e ministrisë.