By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Projekligji i mbështetur nga zoti Trump, dështon në Dhomën e Përfaqësuesve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Projekligji i mbështetur nga zoti Trump, dështon në Dhomën e Përfaqësuesve
Ballina 2Rajon / Botë

Projekligji i mbështetur nga zoti Trump, dështon në Dhomën e Përfaqësuesve

Kosova Times
Last updated: 2024/12/20 at 7:52 AM
Kosova Times Published December 20, 2024
Share
SHARE

Një projektligj mbi shpenzimet ofruar nga republikanët dhe i mbështetur nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump dështoi gjatë një votimi të enjten pasdite në Dhomën e Përfaqësuesve. Ky zhvillim e lë Kongresin pa një plan të qartë për të shmangur mbylljen e qeverisë ndërsa afatet për financimin e saj skadojnë mesnatën e së premtes.

Në mbështetje të projektligjit votuan 174 ligjvënës dhe kundër tij 235, duke e hedhur në këtë mënyrë poshtë planin e hartuar me nxitim nga udhëheqësit republikanë, pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk prishën një marrëveshje të mëparshme dypartiake.

Pavarësisht mbështetjes që dha zoti Trump për projektligjin republikan, 38 republikanë votuan kundër tij, përfshirë të gjithë demokratët, përveç tre prej tyre.

Republikanët konservatorë që votuan kundër thanë se ai nuk parashikonte një reduktim domethënës të shpenzimeve qeveritare.

Udhëheqësi i pakicës demokrate, Hakeem Jeffries e quajti projektligjin “qesharak”.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Chuck Schumer, tha të enjten në mbrëmje se: “Dështimi i projektligjit në Dhomën e Përfaqësuevse është një gjë e mire. Tashmë ka ardhur koha për t’u rikthyer te marrëveshja dypartiake, që arritëm”.

Financimi i qeverisë përfundon mesnatën e së premtes. Nëse ligjvënësit nuk arrijnë ta zgjasin afatin, qeveria do të fillojë një mbyllje të pjesshme duke ndërprerë fondet për gjithçka, nga ato agjenci që merren me sigurinë në kufi, tek parqet kombëtare, si dhe duke rrezikuar që më shumë se 2 milionë punonjës federal të mos paguhen. Administrata e Sigurisë në Transport paralajmëroi se udhëtarët gjatë sezonit të ngarkuar të festave mund të përballen me radhë të gjata në aeroporte.

Projektligji i ofruar nga republikanët ishte kryesisht i ngjashëm me versionin e mëparshëm që zoti Musk dhe zoti Trump e kishin cilësuar si një dhuratë e çuar dëm për demokratët.

Sipas tij financimi i qeverisë do të ishte zgjatur deri në mars. Deri atëherë zoti Trump do të jetë në Shtëpinë e Bardhë dhe republikanët do të kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump e cilësoi “sukses” hartimin e planit të ri për të financuar qeverinë që parashikonte dhe heqje të tavanit të borxhit.

Postimi i zotit Trump në mediat sociale erdhi teksa republikanët thanë se kishin arritur një marrëveshje pas bisedimesh të vështira me dyer të mbyllura. Republikanët thanë se sipas projektligjit qeveria do të vazhdonte punë edhe për tre muaj të tjerë, rritej ndihma në rast fatkeqësish natyrore për shtetet e goditura nga uragani e të tjera, si dhe do të lejonte qeverinë që të marrte më shumë hua, deri më 30 janar të vitit 2027.

“Sukses në Uashington! Kryetari Mike Johnson dhe Dhoma e Përfaqësuesve kanë arritur në një marrëveshje shumë të mirë”, shkruante zoti Trump përpara rrëzimit të projektligjit në Kongres.

Përpara votimit, demokratët dhe republikanët akuzuan njëri-tjetrin se do të ishin përgjegjës nëse qeveria do të mbyllej.

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson u tha gazetarëve se paketa do të shmangte problemin, e do ta bënte më të lehtë për ligjvënësit që të shkurtonin shpenzimet në qindra miliarda dollarë kur zoti Trump të merrte detyrën vitin e ardhshëm.

“Qeveria është shumë e madhe, bën shumë gjëra dhe pak prej tyre i bën mirë”, tha ai.

You Might Also Like

CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë

Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar

Inteligjenca e Ukrainës shkatërron Brigadën e 90-të të Mbrojtjes Ajrore të Rusisë në Krasnodar, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

Varroset gazetarja ukrainase që vuajti ‘tortura’ në robërinë ruse

TAGGED: #Dhoma e Përfaqësuesve, #Donald Trump, #Projektligji
Kosova Times December 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

SHBA akuzon Afrikën e Jugut për furnizim me armë Rusisë

Kosova Times Kosova Times May 11, 2023
Kryetarët shqiptarë optimistë, serbët në veri nuk i njohin
Kreshnik Mahmuti dhe Liridona Rexhaj Kampionë të turneu për Senior ”Lidhja e Prizrenit”
Një zjarr shpërtheu në një rafineri në Kremenchug pas një sulmi nga dronët rusë
U publikua video e arrestimit të Jack Teshear në lidhje me rrjedhjen e informacionit të klasifikuar VIDEO
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?