By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
IPK rekomandoi suspendimin për një zyrtar policor në Kaçanik
October 8, 2025
Kosova vazhdon përgatitjet me përkushtim të madh para duelit me Slloveninë
October 8, 2025
Rafuna takon ambasadoren e Finlandës për forcimin e bashkëpunimit ekonomik
October 8, 2025
Kurti në Vushtrri premton investime dhe përmirësim të jetës së qytetarëve
October 8, 2025
Ambasadorët e BE-së kanë miratuar një plan për të hequr gradualisht gazin rus deri në vitin 2028. Nëse miratohet, Hungaria dhe Sllovakia do të duhet të zbatojnë këtë plan
October 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsisë në 13 vjet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsisë në 13 vjet
Ballina 1Lajme

Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsisë në 13 vjet

Kosova Times
Last updated: 2024/12/20 at 9:16 AM
Kosova Times Published December 20, 2024
Share
SHARE

Shumë media gjermane kanë raportuar pas publikimit të rezultateve zyrtare të regjistrimit të popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.  Mes tyre është edhe revista prestigjioze Der Spiegel.

Revista prestigjioze gjermane Der Spiegel, ka shkruar se njerëzit po e lënë Kosovën. Arsyet për këtë janë mundësitë më të mira për punë në vende e Bashkimit Evropian. Në largimin e njerëzve po ndikon edhe situata e tensionuar edhe më tej mes serbëve dhe shqiptarëve.

“Ky vend ballkanik po vuan nga një eksod masiv i njerëzve që kërkojnë punë jashtë vendit”, thekson Der Spiegel, ndërsa shton se “bazuar në vlerësimet zyrtare, më shumë se 800,000 kosovarë jetojnë dhe punojnë në vendet e BE-së, kurse prej tyre rreth gjysma jeton në Gjermani”, shkruan Der Spiegel, raporton Radio Kosova.

“Sipas rezultateve zyrtare të regjistrimit, të publikuara të enjten nga Agjencia Shtetërore e Statistika, Kosova ka humbur pothuajse dymbëdhjetë për qind të popullsisë së saj në 13 vjet”, theksohet në raportin kësaj reviste.

Përderisa në shtetin ballkanik në vitin 2011 jetonin 1.8 milionë njerëz, aktualisht janë vetëm 1.6 milionë, siç njoftoi të enjten Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Tutje në artikull theksohet se “Shqiptarët përbëjnë rreth 90 për qind të popullsisë, kurse serbët etnikë pak më shumë se tre për qind”.

Duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Der Spiegel shkruan se “informacioni për serbët bazohet në vlerësime të përafërta, pasi shumë prej tyre kanë bojkotuar regjistrimin”.

Në përgjithësi, regjistrimet e popullsisë në shumë vende të Ballkanit janë një çështje delikate, vlerëson Der Spiegel.

“Rënia e lindjeve, migrimi masiv dhe tensionet etnike e bëjnë të vështirë përcaktimin e shifrave të sakta të popullsisë”, theksohet në artikull.

“Kosova, me shumicë shqiptare ka shpallur  pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Megjithatë, Beogradi zyrtar ende nuk e ka njohur si shtet, ndërsa në veri të Kosovës ende ka konflikte të përsëritura me minoritetin serb që jeton atje”, përfundon Der Spiegl.

You Might Also Like

IPK rekomandoi suspendimin për një zyrtar policor në Kaçanik

Kurti në Vushtrri premton investime dhe përmirësim të jetës së qytetarëve

FSK me stërvitje në Mramor e Badovc, Komuna: Nuk ka vend për shqetësim

Publikohet dosja paraprake e ZPS-së për administrimin e drejtësisë

Arrestohet një person i dyshuar për vrasje në tentativë

TAGGED: #Der Spiegel, #Kosova, #Popullsia
Kosova Times December 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Skandali financiar i dekades: Një nga njerëzit më të pasur në botë kapet në një mashtrim të madh?

Kosova Times Kosova Times August 31, 2023
Airfinity: 9,000 njerëz në ditë vdesin nga COVID-19 në Kinë
Fondet e konfiskuara të Malofeev do të transferohen për të ndihmuar Ukrainën
25 vjet nga rënia e heroit të kombit, Ahmet Kaçiku
Qeveria revokon statutin e një investitori strategjik, kompania e painformuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?