By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve
December 14, 2025
Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë
December 14, 2025
Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon 17 ankesa
December 14, 2025
Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën
December 14, 2025
Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Diskutohet për qasjen në financa dhe gjithëpërfshirjen financiare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Diskutohet për qasjen në financa dhe gjithëpërfshirjen financiare
Lajme

Diskutohet për qasjen në financa dhe gjithëpërfshirjen financiare

Kosova Times
Last updated: 2024/12/20 at 11:19 AM
Kosova Times Published December 20, 2024
Share
SHARE

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) me mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Shkollës së Frankfurtit për Financa dhe Menaxhim, ka organizuar punëtorinë informuese për përfaqësuesit e institucioneve financiare vendore, si pjesë e nismës “WE Finance Code”.

Në hapje të punimeve Guvernatori  Ahmet Ismaili, falënderoi pjesëmarrësit për pjesëmarrjen e tyre në këtë nismë dhe shprehu kënaqësinë që institucionit që drejton po koordinon këtë projekt në nivel vendi, pasi që sipas tij “WE Finance Code” ofron një mundësi shtese për të mbështetur objektivin e Planit Strategjik për qasje në financa dhe gjithëpërfshirje financiare, me theks për qasje për gratë ndërmarrëse.

Në fjalën e tij hyrëse po ashtu, shefi i Zyrës së BERZH-it në Kosovë, Sergiy Maslichenko, falënderoi BQK-në për angazhimin siç e quajti ai në, përfshirjen ekonomike dhe promovimin e barazisë gjinore në sektorin financiar të vendit.

“WE Finance Code” është një projekt global që ka për qëllim forcimin e potencialit ekonomik të grave, përmes së cilit ofruesit e shërbimeve financiare, rregullatorët, bankat dhe akterët tjerë financiar bashkëpunojnë për të mbështetur financimin e ndërmarrjeve në pronësi nga gratë.

Kjo punëtori kishte për qëllim prezantimin e institucioneve financiare me projektin, diskutimin e sfidave dhe mundësitë e bashkëpunimit, ndërsa bashku me nismat tjera për të avancuar mbledhjen dhe më pas përpunimin e të dhënave mbi bazë të gjinisë dhe shumë më tepër, është faza e parë drejt zbatimit të këtij projekti, me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të larta.

Gjatë takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), që janë mbajtur në vjeshtën e këtij viti në Washington D.C., Guvernatori Ismaili dhe Zëvendëspresidenti i BERZH-it, z. Mark Bowman, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit lidhur me mbështetjen e qasjes në financa për gratë ndërmarrëse në kuadër të kësaj nisme.

Kjo Marrëveshje paraqet përkushtimin dhe zotimin e BQK-së për të mbështetur dhe kontribuar në nismat dhe zhvillimet e nevojshme në sektorin financiar, të cilat mundësojnë rritjen e qasjes në financa për gratë në biznese të vogla dhe të mesme, në funksion të rritjes së përfshirjes financiare, mbrojtjes së konsumatorit dhe edukimit financiar përmes që është në linjë me Planin Strategjik të BQK-së.

“WE Finance Code” u lansua vitin e kaluar nga Banka Botërore në takimet vjetore në Marakesh, ku edhe BQK-ja ishte pjesëmarrëse e kësaj nisme, dhe nënshkrimi i saj pikërisht në takimet vjetore, duke ju bashkuar rreth 30 bankave qendrore dhe institucioneve rregullatore. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne

Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’

Osmani: Mujë Krasniqi dhe shokët e tij zgjodhën atdheun mbi jetën

TAGGED: #BERZh, #BQK
Kosova Times December 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vrasja e Liridona Murselit, konfirmohet arrestimi i personit të tretë

Kosova Times Kosova Times December 1, 2023
Austri: U martuan dhe divorcuan 12 herë, shteti ka nisur një proces gjyqësor
Dramë në Moskë! Digjet godina e Ministrisë së Mbrojtjes (VIDEO)
Bie në kontakt me ujin, ndërron jetë 72-vjeçari
Horoskopi ditor për 8 Janar 2025!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?