By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca: Seanca, dëshmi se Kosova e Shqipëria janë bashkë në çdo rrethanë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca: Seanca, dëshmi se Kosova e Shqipëria janë bashkë në çdo rrethanë
Ballina 1Lajme

Konjufca: Seanca, dëshmi se Kosova e Shqipëria janë bashkë në çdo rrethanë

Kosova Times
Last updated: 2024/12/20 at 11:55 AM
Kosova Times Published December 20, 2024
Share
SHARE

Kryekuvendari Glauk Konjufca ka qenë i pari që ka folur më mbledhjen e sotme të përbashkët mes parlamenteve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai para deputetëve të të dyja shteteve ka thënë se janë bashkë pas sulmeve terroriste që Kosova ka pasë në Banjskë vitin e kaluar, dhe nëntorin e këtij viti në kanalin kryesor të Ibër Lepencit.

“Jemi mbledhur në këtë seancë të përbashkët të Kuvendeve tona të Kosovës dhe Shqipërisë, për ta dëshmuar unitetin tonë përballë sfidave politike, gjeopolitike dhe sigurisë që e shoqërojnë rajonin tonë dhe kontinentin tonë edhe gjatë këtij viti”.

“Edhe dy muaj bëhen tri vjet që nga agresioni i paprovokuar i federatës ruse mbi Ukrainën dhe mbi popullin e Ukrainës, dhe ne si rajon dhe si Kosovë i kemi ndier ndikimet e tërthorta dhe të drejtpërdretja të këtij agresioni. Republika e Kosovës po e mbyll edhe këtë vit e sulmuar nga elemente të cilat lidhen me Serbinë e që po e synojnë destabilizimin e brendshëm të Kosovës me metoda terroriste dhe të luftës hibride”.

“Sulmi që u bë para pak ditësh ndaj kanalit kryesor të Ibër- Lepencit nuk mund të konsiderohet ndryshe përveçse si sulm terrorist nga ata që refuzojnë ta pranojnë Kosovën si një realitet sovran dhe një rend ligjor dhe demokratik që nuk ka alternativ në tërë territorin e Republikës sonë”.

“Mos të harrojmë se ky sulm i rëndë ndaj infrastrukturës sonë kritike, të furnizimit me ujë dhe me energji vjennjë vit pas sulmit të rëndë që e përjetoi Republika jonë që ishte sulmi në Banjskë organizator dhe mbështetës i këtij sulmi është Milan Radoiçiq, i mbështetur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, e cili mbetet ende  i pa ndëshkuar nga drejtësia në Serbi që pothuajse nuk ekziston fare”, ka thënë Konjufca.

Tutje, ai tha se “Andaj, ky përbashkim i yni sot përbën më shumë sesa simbolikën e bashkëpunimit mes institucioneve tona. Kjo seancë duhet të shihet si një dëshmi se Kosova dhe Shqipëria janë me njëra-tjetrën në çdo rrethanë dhe pa asnjë kusht, duke qenë se ne nuk mund të përfaqësojmë tjetër gjë përveçse interesin kombëtar të kombit i cili për ne është i përbashkët”.

Në sallën e Kuvendit të Kosovës sot u mblodhën liderët e të dyja shteteve, deputetët, bashkë me kryekuvendarët Glauk Konjucfa dhe Elisa Spiropali. Në fillim të seancës janë intonuar Himni i Kosovës dhe ai Kombëtar. Aty të pranishëm janë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti dhe homologu i tij nga Shqipëria, Edi Rama.

You Might Also Like

Rama: Të rinjtë tanë që na bëjnë krenarë në Lojërat Olimpike të Robotikës

Begaj në Kajro: Vlerësim për miqësinë shqiptaro-egjiptiane

SPERTK paralajmëron protestë

Gjendet pa shenja jete një 76-vjeçar në Prishtinë

Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm urologun Lutfi Dervishi Edina Avdiu /RTK

TAGGED: #Glauk Konjufca, #Ibër Lepenci
Kosova Times December 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Bix Aliu i nominuar ambasadori i parë shqiptaro-amerikan në Mal të Zi

Kosova Times Kosova Times March 8, 2024
Blinken mbërriti në Seul, Koreja e Veriut lëshoi ​​një raketë balistike
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Ligjvënësit amerikanë i bëjnë thirrje Hegseth të tërheqë vendimin për ngrirjen e dërgesave në Kiev
U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, qëndron për vizitë në ShBA
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?