By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm
June 8, 2025
26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet
June 8, 2025
Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa
June 8, 2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
June 8, 2025
Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dëmtohet ambasada e Maqedonisë së Veriut nga sulmet ruse në Kiev
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Dëmtohet ambasada e Maqedonisë së Veriut nga sulmet ruse në Kiev
Ballina 2Rajon / Botë

Dëmtohet ambasada e Maqedonisë së Veriut nga sulmet ruse në Kiev

Kosova Times
Last updated: 2024/12/20 at 2:29 PM
Kosova Times Published December 20, 2024
Share
SHARE

Sulmet me raketa që goditën kryeqytetin ukrainas, Kiev, mëngjesin e së premtes, kanë dëmtuar edhe ndërtesën ku ndodhet ambasada e Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë e këtij vendi njoftoi se personeli diplomatik i pranishëm në ambasadë, nuk është lënduar. Në reagimin e saj, ministria dënoi ashpër sulmet me raketa të kryera nga ushtria ruse.

“Shërbimet kompetente kanë kryer kontrollin fillestar të dëmtimeve në vend dhe tashmë po punohet për riparimin e tyre”, njoftuan të premten nga ministria.

Sipas raportimeve, mësohet se në shënjestër ka qenë një ndërtesë pranë ambasadës maqedonase, e përdorur nga shërbimet e sigurisë ushtarake të Ukrainës.

Ndërkohë, autoritetet lokale në Ukrainë njoftojnë se të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë valës intensive nga bombardimet ruse që goditën Kievin bashkë me rajonin jugor të Hersonit.

Në të gjithë Ukrainën u lëshuan sirena për të paralajmëruar sulme ajrore për disa orë.

Sipas kreut të administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko, Rusia hodhi tetë raketa – përfshirë raketa hipersonike Kinzhal dhe raketa balistike Iskander/KN-23 – vetëm në Kiev.

Bombardimet e së premtes në Ukrainë pasuan deklaratën e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili të enjten propozoi “një duel të armëve të shekullit 21”, mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, për të treguar fuqinë e raketës së re hipersonike balistike të Rusisë, të quajtur Oreshnik, për të cilën tha se nuk mund të shkatërrohet nga mbrojtjet ajrore të Perëndimit.

Zyrtarët perëndimorë i hedhin poshtë këto pretendime.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm

Putini ka heshtur për më shumë se një javë në lidhje me sulmin e Ukrainës ndaj bombarduesve strategjikë

Mali i Zi do të fillojë montimin e dronëve për Ukrainën

Zelensky: SHBA-të nuk i transferuan Ukrainës 20 mijë raketat e premtuara

Izraelitët: Trupi i kreut të Hamasit gjendet në një tunel nëntokësor

TAGGED: #Ambasada e Maqedonisë së Veriut, #Kiev
Kosova Times December 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Murati: Kushtetuesja vendosi masë pezulluese t’i mbrojë komunat nga vetvetja

Kosova Times Kosova Times September 4, 2023
Komuniteti finlandez i rusishtfolësve konsiderohet i padëshirueshëm në Rusi
“Është vetëm fillimi” – Volejbollistet e Kosovës të etura për më shumë suksese
Ish pjesetari i sigurimit bjellorus mohon vrasjet
Pse Mara e vrau burrin e saj?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?