By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkohet
January 13, 2026
Rusët pretendojnë se nafta në Venezuelë është e tyre
January 13, 2026
Kjo është vajza që vuri zjarrin në Zvicër: Ngriti një spërkatës që i vuri flakën tavanit
January 13, 2026
Aktakuzë ndaj mjekut nga Vushtrria për keqpërdorim të pozitës zyrtare Valbona Thaçi / RTKLive
January 13, 2026
Nxënësi sulmon edukatoren e kopshtit në Pejë me një shufër metalike
January 13, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prokuroria e Prizrenit mban takim pune me prokurorë, gjyqtarë, policë dhe avokatë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Prokuroria e Prizrenit mban takim pune me prokurorë, gjyqtarë, policë dhe avokatë
Lajme

Prokuroria e Prizrenit mban takim pune me prokurorë, gjyqtarë, policë dhe avokatë

Kosova Times
Last updated: 2024/12/20 at 3:40 PM
Kosova Times Published December 20, 2024
Share
SHARE

U.D. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, me mbështetjen e OSBE-së ka organizuar tryezë diskutimi me prokurorë nga kjo prokurori, me gjyqtarë të rajonit të Prizrenit, përfaqësues të policisë për rajonin e Prizrenit si dhe me avokatë, me qëllim të bashkëbisedimit rreth bashkëpunimit ndërinstitucional në trajtimin e çështjeve penale. 

Gjatë këtij takimi, në fjalën e tij, U.D. Kryeprokurori Petrit Kryeziu, theksoi se takimet e tilla janë një mundësi e rëndësishme për të forcuar përpjekjet tona të përbashkëta duke përmirësuar komunikimin, standardizuar klasifikimin dhe ndjekjen penale të veprave penale, si dhe për të eksploruar mënyra për të përmirësuar menaxhimin e çështjeve dhe mbështetjen për viktimat.

Më tutje U.D. Kryeprokurori Kryeziu, theksoi se duke mbledhur të gjithë akterët kyç, synojmë të krijojmë përgjigje më kohezive dhe efektive ndaj krimit.

Ai, gjithashtu përmendi sfidat me të cilat ballafaqohet prokuroria në baza ditore për trajtimin e veprave penale të ndryshme duke adresuar edhe vetë kritika.

Po ashtu, Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren znj. Shpresa Emra, Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren kolonel Faton Alija dhe Kryetari i OAK dega në Prizren z. Blerim Mazreku, gjatë fjalës së tyre përmendën punën e institucioneve përkatëse, sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë punës së përditshme në luftimin e kriminalitetit, si dhe me qëllim të avancimit adresuan edhe shqetësime konstruktive për prokurorinë. Të pranishëm, gjykatës, prokurorë, avokatë dhe zyrtarë policorë, ishin pjesëmarrës aktiv në këtë tryezë diskutimi.

Takimi u konsiderua produktiv nga pjesëmarrësit, të cilët theksuan  nevojën për vazhdimin e kësaj qasjeje bashkëpunuese për të garantuar që puna e këtyre institucioneve, përkatësisht e sistemit të drejtësisë të funksionojë në mënyrë transparente dhe në përputhje me standardet më të larta ligjore. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Aktakuzë ndaj mjekut nga Vushtrria për keqpërdorim të pozitës zyrtare Valbona Thaçi / RTKLive

Nxënësi sulmon edukatoren e kopshtit në Pejë me një shufër metalike

Orav: Zgjedhjet treguan që demokracia formëson politika për komunitetin

LDK mblidhet, pa deklarata për Abdixhikun

Ambasadori gjerman viziton Fondacionin Jahjaga dhe muzeun `Moment`

TAGGED: #OSBE, #Prokuroria Themelore në Prizren
Kosova Times December 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ryanair paralajmëron rritje të çmimit të biletave

Kosova Times Kosova Times February 26, 2024
Kurti: Gjenocidi ndaj romëve e sintëve shpeshherë është lënë në harresë
Nagavci: Kontratat kolektive nuk mund të diskutohen në kohë fushate
Ahmed al-Sharaa për mbajtjen e zgjedhjeve në Siri: Më së voni katër vjet
Gjykata lë në fuqi masat e sigurisë kundër Berishës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?