By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministrat e Jashtëm të BE-së: Izraeli dhe Irani të ndalin konfliktin
June 20, 2025
Rekrutët e Njësive Speciale Operative demonstrojnë aftësitë profesionale
June 20, 2025
Delegacioni arbëresh në Kosovë, thellohet lidhjet kulturore
June 20, 2025
Tri vetura përfshihen nga zjarri në ‘Breg të Diellit’, nuk ka të lënduar
June 20, 2025
Xhafer Tahiri nga LDK kandidon për kryetar të Vushtrrisë
June 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykata lë në fuqi masat e sigurisë kundër Berishës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gjykata lë në fuqi masat e sigurisë kundër Berishës
Ballina 2Rajon / Botë

Gjykata lë në fuqi masat e sigurisë kundër Berishës

Kosova Times
Last updated: 2023/11/21 at 6:08 PM
Kosova Times Published November 21, 2023
Share
SHARE

Gjykata e Apelit kundër korrupsionit në Shqipëri ka lënë në fuqi dy masat e ndalimit ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Berisha kishte apeluar kundër masave “detyrim për t’u paraqitur” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”, që Prokuroria kundër Korrupsionit (SPAK) i vendosi ndaj tij më 22 tetor.

Berisha po hetohet nga SPAK-u për përfshirje në “korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim” gjatë privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Genc Gjokutaj, avokati i Berishës, tha pas vendimit, se sërish do ta ankimojë atë.

“Do shfrytëzojmë të gjitha mjetet ligjore, do jetë një betejë e gjatë. Do të shkojmë në Gjykatën e Lartë”, u shpreh Gjokutaj. Ndërsa vetë Berisha sulmoi sërish SPAK-un, duke e quajtur “bandën më të rrezikshme në një institucion”.

Që prej caktimit të masave të sigurisë ndaj tij, Berisha ka sulmuar SPAK-un dhe Gjykatën kundër korrupsionit, që sipas tij po zbatojnë urdhra politikë. Ai nuk ka pranuar të paraqitet në SPAK sipas detyrimit, dy herë në muaj.

Ndërkaq Gjykata e Apelit, ka zbutur masën e sigurisë ndaj dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Hetimet nga SPAK-u nisën pas një kallëzimi të dorëzuar në vitin 2020 nga Taulant Balla, tani ministër i Brendshëm. Në kallëzim theksohej se “Jamarbër Malltezi privatizoi kompleksin Partizani në mënyrë të paligjshme me një shumë rreth 100 mijë euro, ndërsa në këtë zonë tashmë janë ngritur disa pallate për banim. Kjo u arrit përmes vendimeve favorizuese të Qeverisë së drejtuar nga Sali Berisha”.

Kompleksi sportiv “Partizani”, me një sipërfaqe prej 26 mijë metrash katrorë, u privatizua në vitin 2008 dhe deri në atë kohë ishte pronë e Ministrisë së Mbrojtjes.

Rreth 22 mijë metra katrorë i përkisnin 64 trashëgimtarëve të pesë familjeve të ish-pronarëve, mes tyre edhe Jamarbër Malltezi, ndërsa 4 mijë metra katrorë të tjerë ishin pronë shtetërore. Në fund të procesit të kthimit të kësaj prone, Jamarbër Malltezi arriti të marrë 35 për qind të të gjithë pronës, duke përfshirë këtu edhe pjesën që ishte tokë shtetërore.

Sipas padisë së dorëzuar në SPAK, kjo është bërë përmes vendimeve të dyshimta të Qeverisë së Sali Berishës. Në atë sipërfaqe të përfituar, Jamarbër Malltezi së bashku me ortakun e tij Fatmir Bektashi, kanë ndërtuar disa kulla.

You Might Also Like

Ministrat e Jashtëm të BE-së: Izraeli dhe Irani të ndalin konfliktin

Ekonomia e luftës e Rusisë godet murin: Putini ka frikë nga recesioni

Dronët ukrainasë djegin tankun rus në një sulm të zjarrtë

Putin thote se e gjithë Ukraina “është” e Rusisë

Shërbimi i inteligjencës iranian:Izraelitët u përpoqën të vrisnin ministrin e jashtëm iranian?

Kosova Times November 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Eurodeputeti spanjoll i konfirmon Kurtit mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës ne KE

Kosova Times Kosova Times March 15, 2023
Gërvalla në Bled, pjesë e panelit në temën Ballkani Perëndimor dhe BE-ja
Osmani, viktimave të dhunës në familje: S’jeni vetëm në këtë përballje
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet për 23 shkurt
Vdekja e vajzës 4-vjeçare, KOMF kërkon hetim dhe veprim të menjëhershëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?