By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia e Shtetit ne mjediset e Televizionit News 24, UGSH në ankth për lirinë e raportimit dhe ushtrimit të detyrës nga gazetarët
August 9, 2025
Një person në Bellanicë të Malishevës gjendet pa shenja jete në një fushë
August 9, 2025
BE, shteteve anëtare: Zbatoni Aktin e Lirisë së Medias
August 9, 2025
Dogana dhe Policia parandalojnë dy raste kontrabande me mallra
August 9, 2025
Horoskopi ditor për 9 gusht 2025
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zëri i ndërgjegjes kombëtare thërret për ndryshim!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Zëri i ndërgjegjes kombëtare thërret për ndryshim!
Opinion

Zëri i ndërgjegjes kombëtare thërret për ndryshim!

Kosova Times
Last updated: 2024/12/22 at 4:50 PM
Kosova Times Published December 22, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 nuk do të sjellin ndryshim, por vetëm vazhdimësi të keqqeverisjes. Pavarësisht ndryshimeve të vogla kozmetike në qeverisjen e ardhshme, mentaliteti qeverisës do të mbetet i njëjtë dhe i pandryshuar siç ishte tani e 17 vite më parë nga ri-shpallja e pavarësisë së vendit tonë.

Ëndrrat e venitura të qytetarëve

Aq e pashpresë dhe e padurueshme është bërë jeta e qytetarëve në këtë vend, saqë jo një “bombë” sociale, por një bombë atomike duket të jetë e pamjaftueshme për ta larguar këtë klasë banditësh dhe kusarësh nga skena politike kosovare (shqiptare)!

Edhe pas ndryshimit të fundit politik të vitit 2021, pushtetarët aktualë na e bënë të qartë, se në Kosovë nuk ka vend për njerëzit e ndershëm dhe atdhetarë. Për ne që nuk jemi pjesë e klaneve të politikës dhe parapolitikës, për ne që mendojmë ndryshe, për ne që e duam Kosovën me shpirt e me zemër na kanë mbetur vetëm dy rrugë: t’i detyrojmë këto klane mafioze të largohen nga skena politike, ose populli i ndershëm do t’i mbledhë plaçkat për të ikur përgjithmonë nga ky vend.

Politikanët e papërgjegjshëm Kosovën nga një vendi i shpresës dhe i ardhmërisë e kanë kthyer në një vend ku ëndrrat shndërrohen në iluzione, ku shpresat vdesin akoma pa lindur, ku vdekja të shoqëron gjithkund dhe në çdo hap të jetës.

Shqiptarët e Kosovës në të kaluarën e afërt që identifikoheshin me heroizmin, trimërinë, krenarinë, atdhedashurinë, solidaritetin, humanizmin dhe tolerancën, sot janë kthyer në njerëz që urrejnë njëri-tjetrin, nga besnikë në tradhtarë, nga besimtarë në fanatikë fetarë, nga politikanë në biznesmenë matrapazë, nga mbrojtës të pasurisë shoqërore në shkatërrues të ardhmërisë!

Nëse deri dje morali njerëzor ishte vlera absolute e shoqërisë sonë, sot maskarallëku dhe poshtërimi njerëzor e kanë njollosur imazhin dhe e kanë mjegulluar të ardhmen e shoqërisë sonë.

Ikja nga vendi nuk është shpëtim 

Aq e pashpresë dhe e padurueshme është bërë jeta e qytetarëve në këtë vend, saqë jo një “bombë” sociale, por një bombë atomike duket të jetë e pamjaftueshme për ta larguar këtë klasë banditësh dhe kusarësh nga skena politike kosovare (shqiptare)!

Edhe pas ndryshimit të fundit politik të vitit 2021, pushtetarët aktualë na e bënë të qartë, se në Kosovë nuk ka vend për njerëzit e ndershëm dhe atdhetarë. Nuk ka vend për ne që nuk jemi pjesë e klaneve të politikës dhe parapolitikës, për ne që mendojmë ndryshe, për ne që e duam Kosovën me shpirt e me zemër na kanë mbetur vetëm dy rrugë: t’i detyrojmë këto klane mafioze të largohen nga skena politike, ose populli i ndershëm do t’i mbledhë plaçkat për të ikur përgjithmonë nga ky vend.

Ata që ikin nga vendi, ikin duke mallkuar tokën që i rriti, shkaku i një grushti të vogël kusarësh politikë, që ua thyen të gjitha shpresat për jetë në vendin e tyre.

Andaj, zëri i ndërgjegjes kombëtare thërret si kushtrim në ndërgjegjen e atdhetarëve me gjak të pastër kombëtarë, për bashkim të mendjeve dhe zemrave edhe një herë sikurse në fillim të viteve të ’90-ta, për ta nxjerrë Kosovën nga kthetrat e uzurpatorëve, matrapazëve dhe zhvatësve të buxhetit të shtetit, nga rrënuesit e vlerave dhe traditave tona kombëtare.

Ardhja në pushtet e një Alternative të Re politike, e një klase të përgjegjshme politike, e aftë për ndryshime pozitive, do të krijonte kushtet për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie qytetare. Pothuajse çdo gjë është bërë e padurueshme në vendin tonë, mirëpo edhe durimit qytetar i ka ardhur fundi nga padrejtësitë dhe prapësitë e shumta politike.

Shteti i ri për dikë është bërë “nënë e për dikë tjetër njerkë”, siç thotë populli, dikujt i mundësoi t’i ketë të gjitha të mirat e kësaj bote, e dikujt tjetër asgjë, Kosova u bë parajsë për pushtetarët, u shndërrua në ferr për qytetarët!

“Të gjithë bashkë kundër së keqes”, duhet të jetë slogani i ndryshimit e jo t’i dëgjojmë sloganet mashtruese të partive dhe politikanëve të njëjtë kinse për ndryshim!

Të bashkohemi në luftën për ndryshim, për ta mobilizuar popullatën pa dallime partiake, ideologjike apo fetare.

Kjo është mundur të arrihet me unitet dhe forcë për ndryshime pozitive, me solidaritet, humanizëm dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit.

Të mos mbetemi edhe më tutje robër të politikave të papërgjegjshme të grupeve të interesit, të mos bëhemi skllevër të kusarëve politikë, të atyre që 25 vjet rresht rropën e ç’rropën e gjithë pasurinë e këtij vendi.

Largimi i qytetareve nga vendi nuk është zgjidhja e problemeve, përkundrazi e thellon akoma më tepër varfërinë dhe denigrimin social, shton orekset e pushtetarëve për gllabërimin e mëtutjeshëm të pasurive publike dhe shtetërore.

Insistimi im i vazhdueshëm për ndryshimet pozitive në vendin tonë, nuk e nënkupton ‘pasurimin’ e skenës politike edhe me një subjekt të ri, por në esencë, është përpjekja ime për finalizimin e projektit madhor për themelimin e një lëvizje të re politike, e cila në gjirin e vet do të tubojë elektoratin e zhgënjyer nga të gjitha partitë politike, sa të dështuara, po aq të konsumuara përgjatë këtyre 25 viteve të fundit në liri.

You Might Also Like

Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!

Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën

Çipa : Lufta dhe kontributi i UÇK është histori madhështore çlirimtarësh për gjithë kombin

Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..

Kujt po i shkon përshtati kjo gjendje kaotike – kriza në shtet dhe lufta për pushtet ?

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times December 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Lajçak flet për takimin me Kamberin: Diskutuam tema të rëndësishme

Kosova Times Kosova Times April 5, 2024
Katalonja ndalon plotësisht përdorimin e telefonave celularë në shkollat ​​fillore dhe të mesme
Fuqizimi i të rinjve për një të ardhme të qëndrueshme
Këngëtarja e njohur greke pësoi goditje në tru gjatë një koncerti
Sekretari amerikan i shtetit Blinken: “Ideja e dëbimit të palestinezëve nga Gaza është e papranueshme”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?