Policia e Kosovës ka njoftuar se një predhë e armës ka depërtuar në një shtëpi në Mitrovicën e Veriut.
Policia në raportin 24 orësh e ka cilësuar këtë si rast të “Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”.
Sipas Policisë, përveç dëmeve të vogla materiale nuk ka të lënduar. “Është raportuar se në një shtëpi ka depërtuar një predhë e armës që ka ardhur nga drejtimi i panjohur”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Rasti thuhet se është në procedurë hetimore.