“Njësitë relevante policore së bashku me stafin mjekësor dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në viktimën e cila ndodhej e shtrirë në dhomën e një shtëpie banimi. Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi është pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pa jetë me urdhër të Prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.