By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusët dhe bjellorusët nuk do të jenë më në gjendje të transferojnë euro përmes Alta Bank të Serbisë
June 29, 2025
Thirrje nga Moska: Pse Serbia ndalon eksportimin e municioneve
June 29, 2025
Nesër nis gjyqi i Berishës, ish-kryeministri në bankën e akuzës
June 29, 2025
Një i lënduar nga rrahja në veri, dy të tjerë po intervistohen nga policia
June 29, 2025
Murati: Sot shkelësit e vetëm të Kushtetutës ishin opozitarët
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 1.5 milionë përdorues të TikTok-ut, çfarë po ndjekin të rinjtë shqiptarë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > 1.5 milionë përdorues të TikTok-ut, çfarë po ndjekin të rinjtë shqiptarë?
Lajme

1.5 milionë përdorues të TikTok-ut, çfarë po ndjekin të rinjtë shqiptarë?

Kosova Times
Last updated: 2024/12/24 at 8:58 AM
Kosova Times Published December 24, 2024
Share
SHARE

Për Arditin, një adoleshent 16-vjeçar nga Shqipëria, TikTok është më shumë se një aplikacion social—është një mënyrë jetese.

Çdo ditë, pas shkollës, ai kalon rreth katër orë të humbur në një rrjedhë të pafundme videosh. Është gjëja e parë që kontrollon në mëngjes dhe e fundit që bën para se të shtrihet për të fjetur. Raporti i tij i kohës së ekranit në iPhone, tregon se ai kalon mesatarisht 5-6 orë në ditë duke “lundruar” në këtë platformë, duke u përhumbur në videot që janë trende.

Sipas një raporti nga Kepios, në Shqipëri, TikTok ka mbi 1.5 milion përdorues, dhe 35% e përdoruesve janë mes moshës 12-25-vjeç, duke e bërë këtë grup moshe dominues në përdorimin e platformës.

Këto të dhëna, përkojnë me interesin e madh që kanë të rinjtë shqiptarë për TikTok-un, i cili shndërrohet në një formë argëtimi dhe një mundësi, për të shprehur kreativitetin dhe mendimet e tyre.

Ndërkohë që Arditi lundron TikTok-un, përmbajtja që ai sheh pasqyron atë që po tërheq vëmendjen e të rinjve shqiptarë.

Videot më të njohura që shfaqen në feed-in e tij, janë një reflektim i kulturës që dominon këtë aplikacion dhe, fatkeqësisht, shumë prej këtyre trendeve ngjallin shqetësime.

Makina të shtrenjta, jetët luksoze dhe sherrët në shkolla janë disa nga përmbajtjet që shpesh dalin më në pah.

Këto video shpesh shoqërohen nga “influencera” që shfaqin famën e tyre pa pasur ndonjë arsim të lartë, përdorin gjuhë vulgare për të tërhequr vëmendjen dhe biznese që reklamojnë produktet e tyre në mënyrë të shpejtë dhe të paverifikuar.

Trendet që po tërheqin vëmendjen e të rinjve shqiptarë:

Shqetësimi në rritje mbi ndikimin e TikTok-ut

Pas një incidenti tragjik në nëntor të vitit 2024, ku një adoleshent humbi jetën pas një përleshjeje që supozohet të ketë filluar në rrjetet sociale (por më vonë kjo gjë u hdh poshtë), qeveria shqiptare ka marrë masa.

Kryeministri Edi Rama, shpalli se do të mbyllet TikTok-u për një vit, duke e fajësuar atë për përhapjen e dhunës dhe ngacmimit, veçanërisht mes nxënësve të shkollave.

Në përgjigje, kompania e TikTok-ut, deklaroi se nuk kishte asnjë provë që lidhte platformën me incidentin, megjithatë shqetësimet e prindërve janë në rritje.

Politikat rregulluese të TikTok-ut ekzistojnë për të parandaluar përmbajtjet shqetësuese, por ato shpesh janë të pafuqishme për të parandaluar shpërndarjen e videove me përmbajtje të dëmshme.

Megjithatë, shumë përdorues vazhdojnë të shpërndajnë dhe të shikojnë përmbajtje që shkelin këto rregulla, duke përfshirë sfida të rrezikshme, dhunë, dhe nënvlerësim të edukatës dhe vlerave.

TikTok, është një platformë ku përdoruesit shqiptarë janë shumë aktivë dhe përdorin me shumicë hashtag-e që lidhen me kulturën dhe identitetin shqiptar. Sipas FastMoss, disa nga hashtag-et më të përdorur janë:

Gjithashtu, sipas një raporti nga Brand24, rreth 240 milion postime përmendin Shqipërinë në TikTok, duke pasqyruar një angazhim të madh të përdoruesve shqiptarë në këtë platformë.

Ky nivel i lartë i postimeve dhe shikimeve, tregon ndikimin e fuqishëm që TikTok ka mbi kulturën dhe shoqërinë shqiptare, duke kontribuar në formimin e tendencave dhe diskutimeve që prekin brezin e ri./ Monitor

You Might Also Like

Nesër nis gjyqi i Berishës, ish-kryeministri në bankën e akuzës

Një i lënduar nga rrahja në veri, dy të tjerë po intervistohen nga policia

Murati: Sot shkelësit e vetëm të Kushtetutës ishin opozitarët

Krasniqi: Haxhiu nuk i ka e nuk do t’i ketë votat

Krasniqi nga Nisma: Zgjidhja bëhet vetëm në tavolinën e bisedimeve

Kosova Times December 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

ATK prezanton arritjet e vitit 2023

Kosova Times Kosova Times December 28, 2023
Shteti ka vendosur mbikëqyrje të udhëtimeve hekurudhore të rusëve
Ekspertet e “Danas” për masat e Serbisë për të mbrojtur gratë serbe dhe serbët në Kosovë
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës
Moti i vranët e me periudha të shkurtra me diell
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?