By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 tetor 2025
October 3, 2025
10 lagjet më të bukura në Evropë – nga Borgerhout në Digbeth
October 2, 2025
Alpet shqiptare ne top liste te destinacioneve më të mira të Evropës për ecje në vjeshtë
October 2, 2025
Dodik u takua me Putinin në Soçi: presidenti rus e uroi për Ditën e Unitetit Serb
October 2, 2025
Bengio: Edhe një shans prej një përqind për katastrofë njerëzore është shumë i madh
October 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hamza: Përkrahja për bizneset dhe punëtorët është prioritet në qeverinë time
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Hamza: Përkrahja për bizneset dhe punëtorët është prioritet në qeverinë time
Lajme

Hamza: Përkrahja për bizneset dhe punëtorët është prioritet në qeverinë time

Kosova Times
Last updated: 2024/12/24 at 3:46 PM
Kosova Times Published December 24, 2024
Share
SHARE

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me bizneset në Gjilan.

Hamza ka thënë se bizneset rrallë e marrin mirënjohjen që ju takon për atë që bëjnë për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.

“E di që nuk janë të shumtë ata që ua thonë se ju jeni themeli i shtetit të Kosovës dhe se sukseset e Kosovës e ushqejnë dhe e mbajnë gjallë shtetin e Kosovës. Unë jam një nga ata që e di shumë mirë këtë dhe prandaj është kënaqësi të kem mundësinë t’ua them këtë. Programi im për qeverinë e ardhshme të Kosovës e ka një nga shtyllat kryesore përkrahjen për biznesin privat”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se zotimi i parë i tij është që të përmirësohet barra tatimore për bizneset.

“Ne do ta ndryshojmë praktikën e deritanishme të pagesës së TVSh-së për mallrat e importuara në kufi, e cila i ka ngarkuar bizneset ta paguajnë TVSh-në para se ta shesin produktin, praktikë kjo e padrejtë për bizneset. Do ta transferojmë mbledhjen e TVSh-së brenda Kosovës, në mënyrë që biznesi ta paguajë TVSh-në, pasi ta ketë shitur produktin”, ka thënë Hamza.

Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka thënë se bizneset e vogla me qarkullim vjetor deri në 10 mijë euro, përjashtuar aktivitetet e shërbimeve si avokatura apo konsulenca, do të jenë të liruara nga tatimi.

“Për më tepër, bizneset e shërbimeve me qarkullim vjetor ndërmjet 10 mijë euro dhe 30 mijë euro do të tatohen bazuar në fitimin real pas zbritjeve të lejuara”, ka thënë Hamza.

Ai ka treguar se bizneset që investojnë mbi 500 mijë euro apo punësojnë mbi 50 punëtorë do të lirohen nga tatimi në fitim për periudha të caktuara kohore.

Po ashtu, Hamza ka treguar se do ta shfuqizojë edhe ligjin aktual për tatimin në pronë, për të siguruar barrë të përballueshme tatimore për familjet dhe bizneset. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani takon Hanrahan: Aleanca me SHBA-të është themel i sigurisë kombëtare

Fillon përgatitja për dimër, çmimet të larta e pagat të ulëta

‘Java e gruas’ mbledh rreth vetes personalitete nga politika e biznesi

Osmani: Banka Botërore mbështeti zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik

Marrëveshje 1 milionëshe për energji të pastër

Kosova Times December 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kosovë – Gjendet i vdekur një person në Obiliq, dyshimet e para

Kosova Times Kosova Times August 12, 2024
Droni godet një ndërtesë banimi në Rostov-on-Don. Guvernatori raporton 13 viktima, dy në gjendje të rëndë
Stoltenberg do te filloje viziten e tij jashtëzakonisht substanciale në Ballkanin perendimor
Lufthansa planifikon të shkurtojë 4,000 vende pune deri në vitin 2030
Të paktën 36 persona të vdekur nga zjarret në Havaji
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?