By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hidhet poshtë pretendimi i Thaçit për shkelje të të drejtave themelore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hidhet poshtë pretendimi i Thaçit për shkelje të të drejtave themelore
Ballina 1Lajme

Hidhet poshtë pretendimi i Thaçit për shkelje të të drejtave themelore

Kosova Times
Last updated: 2024/12/24 at 10:57 PM
Kosova Times Published December 24, 2024
Share
SHARE

Gjykata Kushtetuese në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, ka hedhur poshtë referimin e fundit të Hashim Thaçit lidhur me shkeljet e të drejtave themelore.

“Paneli i Gjykatës Kushtetuese, i përbërë nga gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti, ka bërë sot publik vendimin mbi referimin më të fundit të Hashim Thaçit në lidhje me disa shkelje të pretenduara të të drejtave të tija themelore. Referimi kishte të bënte me regjimin e masave hetimore të posaçme të vendosura nga Gjykatësi i Vetëm ndaj të akuzuarit gjatë paraburgimit vitin e kaluar”, njofton Specialja.

Thaçi pretendoi se me vendosjen e masave ishin shkelur nene të caktuara të Kushtetutës së Kosovës dhe të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore. Ndër të tjera, ai u ankua se monitorimi i bisedave të tija jo të privilegjuara ka cenuar të drejtën e tij për privatësi dhe disa aspekte të garantimit të gjykimit të drejtë.

“Paneli përcaktoi se ankesa e Thaçit nuk ka demonstruar shkelje të së drejtës së tij kushtetuese për privatësi dhe rrjedhimisht vendosi se ky aspekt i referimit ishte i papranueshëm, në përputhje me rregullën 14(f) të Rregullores së Punës së Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese (“Rregullorja e DHSGJK”)”, njofton Specialja.

Më tej, Paneli konstatoi se ankesat e Thaçit lidhur me të drejtën për avokat dhe të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje janë të papranueshme. Konkretisht, Paneli konstatoi se këto ankesa janë të parakohshme, duke pasur parasysh se nuk ka filluar asnjë procedurë gjyqësore në lidhje me këtë çështje dhe nuk ka pasur një vendim përfundimtar lidhur me akuzat. Rrjedhimisht, nuk janë shfrytëzuar të gjitha mjetet e mundshme juridike në përputhje me nenin 113(7) të Kushtetutës së Kosovës, nenin 49(3) të Ligjit dhe rregullën 14(f) të Rregullores së DHSGJK-së. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona

Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm

Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë

Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit

Mehaj kujton të rënët e Betejës së Rogovës së Hasit

Kosova Times December 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vuçiq: Tajvani është Kinë

Kosova Times Kosova Times February 27, 2024
Marrja e qytetit kyç nga militantët, “pikë kthese” në luftën siriane
Liderët e BE-së pajtohen për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnjën
Fushatë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike
Mijëra njerëz në Uashington protestojnë kundër Trump para inaugurimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?