Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur më 23.12.2024 në Ferizaj në orët e vona të natës kur policia kishin ndaluar një të dyshuar i cili nuk ishte ndaluar me veturën e tij dhe policia i ishte vënë në ndjekje.

Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore.

Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente hetuesit e IPK-së në interes të hetimit kanë dhënë rekomandimin për suspendim  nga detyra për tre zyrtarë policorë të cilët janë të dyshuar për tejkalim të autorizimeve dhe veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

“Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin kompetent”, thuhet në komunikatën e Inspektoratit Policor të Kosovës.