Dogana e Kosovës ka parandaluar kontrabandimin e mallrave në vlerë mbi 2 mijë euro, në pikën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Doganierët kanë ndaluar automjetin dhe drejtuesin me shtetësi të Maqedonisë së Veriut.
“Gjatë kontrollit janë hasur mallra të amvisërisë për të cilin mall nuk ka poseduar asnjë dokument , por në bazë të mbishkrimeve të paketimeve mallrat dyshohet se janë sjellë ilegalisht në RKS”, njofton Dogana.
Automjeti dhe mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore ku për procedim të mëtutjeshëm të rastit mbetet të merren njësitë përkatëse të Doganës se Kosovës.