“Në fakt, e ashtuquajtura “lista serbe” jo vetëm që është produkt (melez) shqiptaro-serb i dyshes Thaçi-Vuçiq, por ajo edhe nuk e pranon Kosovën për shtet të vetin, vepron si parti e Serbisë, nuk e njeh shtetin e Kosovës, përdor termat e Vuçiqit, në emërtimin e vendit tonë, deri para një viti, kishte në krye të saj figurën kryesore terroriste si Millan Radojçiq dhe ka edhe sot në mesin e vet, figurat më kriminale e pse jo edhe terroriste serbe, nga të cilat kërcënohet publikisht rendi kushtetues e juridik, integriteti territorial dhe ligji e kushtetutshmëria në pjesën veriore të Republikës së Kosovës”, thotë analisti Gani Qarri.
Ekspertët e fushë së ligjit zgjedhor, dhe kushtetutës së shtetit të Kosovës, analistë të politikës, e kanë vlerësuar hap pozitiv dhe plotësisht në përputhje me ligjin, vendimin e KQZ-s për mos certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare Listën serbe e cila me veprimtarin e saj politike dhe aksionet që ka zhvilluar, ka dëshmuar se është subjekt kundër shtetit të Kosovës, madje me baza dyshimi që të shpallet edhe për organizatë terroriste. Tani hapi që detyrohet të merr Lista serbe eshte ankesa në PZAP duke respektuar kështu shtetin, ligjet dhe kushtetutën.
Gani Qarri:Lista Serbe trashëgimi e veprimit kundër shtetit të Kosovës me pazaret e fshehta mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit
Analisti politik Gani Qarri, konsideron se përgjegjësia pse sot ekziston dhe vepron kundër shtetit të Kosovës Lista serbe, bije mbi ish Presidentin Thaç, i cili nga pozita e ish Kryeministrit e kishte lejuar formimin dhe regjistrimin e këtij subjekti politik anti kosovar, duke bashkëpunuar ngushtë me Aleksandër Vuqiqin në Serbia.
“Një segment i dyshimtë, i krijuar nga dyshja reaksionare Thaçi-Vuçiq për qëllime, po ashtu të dyshimta politike, i inkriminuar thellësisht në korrupsion e krim të organizuar dhe mbushur me kriminel e terrorist serb, si e ashtuquajtura “Lista serbe”, ishte momenti i fundit, jo vetëm të mos certifikohej, por pas ndalimit të organizatave terroriste serbe , të ashtuquajturave “mbrojtja territoriale” dhe e ashtuquajtura “brigadë e veriut”, kjo e fundit, organizatë paramilitare terroriste serbe, udhëheqës i të cilës, ishte pikërisht nënkryetari zyrtar dhe kryetari faktik i “listës serbe” krye terroristi Millan Radojçiq, përveç moscertifikimit do duhej ndaluar urgjentisht edhe veprimtaria e saj në Kosovë, të thirren në përgjegjësi për shkeljen e rendit kushtetues e juridik, si dhe të pezullohet automatikisht, vendimi për 10 vende të rezervuara deputetësh të Kuvendit të Kosovës, për një minoritet të pa integruar, që punon për Serbinë e kundër shtetit të Kosovës dhe që nuk “njeh” shtetin në të cilin jeton”, potencoi Qarri për “Kosova Times”.
Qarri rikujton se më 2022, pjesëtarët e kësaj partie, me thirrjen e Aleksandër Vuçiqit, janë vetë dorëhequr në mënyrë kolektive nga institucionet e Kosovës, në shenjë kundërshtimi të shtrirjes së rendit juridiko-kushtetues dhe autoritetit shtetëror në veri të vendit tonë, që është dhe mbetet pjesë e patjetërsueshme e territorit të Republikës së Kosovës dhe përkundër të gjithave, të ashtuquajturës “listë serbe”, disa herë i është bërë thirrje nga institucionet e Kosovës, SHBA dhe BE, për pjesëmarrje në zgjedhjet vendore lokale, por ka refuzuar pjesëmarrjen, duke moslejuar as pjesëmarrjen e një pjese të pakicës serbe në regjistrimin e popullsisë që u mbajt po këtë vit.
“Ndaj nuk e kuptojë, se e ashtuquajtura “listë serbe” votat e kujt do ti kërkojë, këndë do ta përfaqësoj dhe në cilat institucione do ta japë betimin dhe veprojë, si subjekt që vepron kundërligjshëm dhe thotë se nuk e njeh shtetin as institucionet e Republikës së Kosovës. E nëse është e pa kënaqur me vendimet e KQZ-së dhe mendon se i është bërë e padrejtë, e ashtuquajtura “listë serbe” mund t’iu drejtohen mekanizmave adekuatë, si Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), apo edhe Gjykatës Supreme, por fillimisht duke dëshmuar se është parti e Kosovës, njeh shtetin e pavarur të Republikës së Kosovës, si shtet të vetin, respekton ligjin dhe kushtetutën e saj, si dhe distancohet nga veprimet terroriste të kryeterroristit Millan Radojçiq e bashkëkriminelve dhe terroristëve tjerë serb, përndryshe pas ndalimit të organizatës terroriste serbe, të ashtuquajtur “brigada e veriut” duhet ndaluar medoemos edhe krahu i saj politik, e ashtuquajtura “listë serbe” anëtarët e të cilës, ishin edhe pjesëtarë aktiv të të dy organizatave të ndaluara terroriste në veri dhe pjesëmarrës të drejtpërdrejtë të akteve më të rënda terroriste, të kryera në Kosovë”, theksoi Qarri për “Kosova Times”.
Sipas analistit Qarri, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka luajtur gjithmonë, rol kyç në nxitjen e demokracisë dhe lirive politike në Kosovë, por duke qenë se e ashtuquajtura “listë serbe” është kthyer totalisht në marionetë të Aleksandër Vuçiqit dhe pjesëtarët e saj, janë gjetur të involvuar në të gjitha aktet e kundërligjshme deri te pjesëmarrja fizike në sulmet më të rënda terroriste në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk kishte se si ta certifikonte Listën Serbe, për pjesëmarrje në zgjedhjet e reja parlamentare të Kosovës, të cilën ajo deklaron se nuk e njeh për shtet të vetin.
“Në fakt, e ashtuquajtura “lista serbe” jo vetëm që është produkt (melez) shqiptaro-serb i dyshes Thaçi-Vuçiq, por ajo edhe nuk e pranon Kosovën për shtet të vetin, vepron si parti e Serbisë, nuk e njeh shtetin e Kosovës, përdor termat e Vuçiqit, në emërtimin e vendit tonë, deri para një viti, kishte në krye të saj figurën kryesore terroriste si Millan Radojçiq dhe ka edhe sot në mesin e vet, figurat më kriminale e pse jo edhe terroriste serbe, nga të cilat kërcënohet publikisht rendi kushtetues e juridik, integriteti territorial dhe ligji e kushtetutshmëria në pjesën veriore të Republikës së Kosovës”, thotë Gani Qarri.
Duke qenë se KQZ ka për obligim mbikëqyrjen e zgjedhjeve dhe duhet të garantojë se ligji zbatohet në mënyrë të drejtë e të paanshme, përgjegjësitë e të cilës janë thellësisht të bazuara në procedura ligjore, Qarri thotë se nuk kishte se si të mos vepronte në këtë mënyrë, me një subjekt të tillë të dyshimtë e kundërshtare të hapur të rregullimit të brendshëm të vendit tonë, integritetit territorial dhe shtetit të pavarur të Kosovës, përndryshe vërtetë do të dëmtohej rëndë edhe integriteti i procesit zgjedhor, vota e lirë dhe veprimi demokratik në Kosovë, ndaj pas moscertifikimit me plot të drejtë, të të ashtuquajturës “listë serbe”, duhet urgjentisht, të zhvlerësohet edhe vendimi për dhjet vende të rezervuara deputetësh të Republikës së Kosovës, për një minoritet i cili pikërisht nën ndikimin e të ashtuquajturës “listë serbe”, nuk guxon të integrohet në jetën institucionale e shoqërore, as ta pranojë shtetin në të cilin jeton.
“Nëse “Procesi i certifikimit duhet të bëhet mbi baza të standardeve ligjore dhe procedurave në përputhje me ligjet e vendit ku kjo parti vepron, atëherë me të gjitha ligjet e vendit dhe rregullat demokratike për konkurrim politik, pikësëpari e ashtuquajtura “listë serbe” duhet ta njohë shtetin ku garon dhe jo të funksionojë si parti e një shteti tjetër hegjemonist, në Kosovë, me pretendime të hapura territoriale ndaj vendit tonë, si Serbia hegjemoniste, kështu që nën konditat në të cilat ekspozohet dhe bënë propagandën hegjemoniste të Serbisë në Kosovë, pas ndalimit të targave ilegale, mbylljes së strukturave paralele, postës serbe dhe ndalimit të dinarit serb në Kosovë, është koha, që ky segment i dyshimtë politik, i cili vepron si dorë e zgjatur e Serbisë në Kosovë dhe është i mbushur me kriminel e terrorist serb, përveçse të mos certifikohet edhe ti ndalohet me ligj, veprimtaria në Kosovë, si subjekt i dyshimtë kundërkushtetues dhe me qëndrim armiqësor ndaj popullit dhe shtetit të lirë e të pavarur të Republikës së Kosovës! Nuk janë më vetëm thirrjet nacionaliste serbe të kryetarit të të ashtuquajturës “listë serbe”, Zlatan Elek, të bëra gjatë prezantimit të listës zgjedhore, por ky grupim i dyshimtë politik, vepron hapur, si filial e Aleksandër Vuçiqit në Kosovë, në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe kushtetutën e vendit, nuk sillet si parti politike e Kosovës, nuk respekton rendin juridik e kushtetues të Kosovës, nuk e njeh integritetin territorial të vendit tonë, as shtetin e Kosovës dhe angazhohet publikisht, për recesion të veriut të vendit tonë. E ashtuquajtura “listë serbe”, kishte për nënkryetar të parë kryeterroristin MIllan Radojçiq, antarët e saj, janë gjetur të involvuar në organizatat e ndaluara dhe kanë marrë pjesë në aktet terroriste, veprime të cilat i njeh mirë BE, SHBA dhe faktori ndërkombëtar dhe nuk qëndron thënia kontroverse e Vuçiqit se Kurti po tenton ta eliminojë kundërshtarin politik, por KQZ, është i detyruar, ti parandalojë infiltrimet e pjesëtarëve të organizatave terroriste serbe, bashkëpunëtorët e BIA-së së Serbisë dhe argatët e Vuçiqit, që përbëjnë rrezik permanent për shtetin, në organin më të lartë legjislativ të vendit, siç është Kuvendi i Kosovës, derisa ata ende nuk e njohin shtetin e pavarur të Republikës së Kosovës dhe marrin pjesë në aktet terroriste serbe, për tjetërsimin dhe shkëputjen me forcë të territoreve të vendit tonë, veprime që nuk do ti lejonte asnjë shtet në botë’, thotë analisti Gani Qarri për “Kosova Times”.
Muhamet Kelmendi: Terroristët e maskuar me program politik larg konkurrencës në zgjedhje dhe kutive të votimit
Profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi thotë se tani më ka fakte të mjaftueshme që ky subject politik jo vetëm të mos certifikohet për zgjedhje, por të ndalohet së vepruari në Kosovë edhe duke u shpallur organizatë terroriste.
“KQZ është organ i pavarur. Me Kushtetutën e Republikës së Kosovës vepron dhe vendosë KQZ vetëm në bazë të ligjit.
Shikuar këtej Lista Serbe del se është organizatë nacional-terroriste dhe ka ideologji tipike raciste. Qëllimi i Listës Serbe është ripushtimi i Kosovës ose ndarja dhe copëtimi i Republikës. Lista Serbe përbëhet dhe udhëhiqet nga kriminelët e emëruar nga Serbia. Mbi këtë subjekt bien demonstratat dhe dhuna e bërë ndaj 90 ushtarëve të KFOR-it. Nën udhëheqjen e Listës Serbe u bën sulmet ndaj Kosovës në Banjskë nga grupi terrorist i kriminelit Radoiciq. Ky ishte edhe udhëheqës i Listës Serbe. Edhe sulmi i tashëm ndaj kanalit Ibër-Lepenc shkon në llogari të këtij subjekti kriminal dhe të shtetit serb. Ndaj aksioneve të tilla reagoj Lista Serbe me perkrahje të veprimeve kriminale, duke i cilësuar ato në aksione “clirimtare”, thotë profesor Kelmendi.
Sipas Muhamet Kelmendit, në emër të luftës për të drejta u përkrahën dhe u mbajtën ditë zie për kriminelët e rënë në Banjskë në Kosovë dhe në Serbi. Lista Serbe mbajti tre ditë zie. U vlerësuan aktet terroriste në veprimtari clirimtsre dhe të rënit në atdhetarë të popullit serb. Pra Lista Serbe nuk u distancuar as nga plagosjet dhe lëndimet e 90 ushtarëve të KFOR-it në Zveqan të vitit 2023. Po kështu mbeti pasiv dhe në heshtje e përkrahën edhe aktin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc.
“Tërë aktivitetin e vetë politik e juridik e kombinon me dhunë. Po nga kjo Listë u organizuan edhe bllokimet i rrugëve në Veri të Kosovës. Kurrë nuk e pranoj Lista Serbe shtetin e Kosovës.
Tërë aktivitetin e drejtoj kundër shtetit dhe integritetit të vendit. E lanë Kuvendin deputetët e Listës Serbe dhe vetëm për të ardhura, u nënshkruanin një herë në gjashtë muaj në Kuvend”, thotë Kelmendi për “Kosova Times”.
Kelmendit konsideron se deklarata e Ambasadës së SHBA-së është shqetesuese sepse nuk dihen shkaqet pse Abasada u shpreh kundër vendimit të KQZ-së.
“Nga shteti serb nuk pritet qëndrim përkrahës i vendimit të KQZ-së. Lista Serbe është e organizuar nga krimineli Vucic. Këtej është edhe përkrahja nga Serbia e Listës Serbe dhe sulmet ndaj shtetit të Kosovës. Këto qëndrime nuk duhen ta shqetësojnë KQZ-në. KQZ ka vepruar me ligj dhe vendimet e sajë janë kushtetuese. Nuk u morr qëndrim nga KQZ mbi bazën e urrejtjes nacionale a raciste. Nuk ka veprim antiligjor. Qëndrimi i KQZ është ligjor. Këtë duhet ta përkrahi edhe SHBA. Nuk përkrahen subjektet kriminale dhe terroriste. Nuk ka vend në botën demokratike për kriminel dhe terrorist”, tha Kelmendi për “Kosova Times”.
Blerim Burjani- Lista serbe të ndalohet, pasi të shpallet organizatë terroriste
Eksperti i fushës elektorale, ish anëtari i KQZ-së blerim Burjani, thotë se vetëm shpallja organizatë terroriste e largon këtë subjekt politik serb nga e drejta për të marr pjesë në zgjedhje.
“Ligji për zgjedhje është i qartë, çdo subjekt politik ka të drejtë të merr pjesë në zgjedhje, nuk ka asnjë normë të vetme ose rregull zgjedhore që e ndalon, përveq kur që ka emër fyes ndaj shtetit të Kosovës, emërtime të kundërshtueshme me Kushtetutë dhe ligj, apo me simbole që ndikojn nxitjen e urrjetjes ndërmjet komunteteve. Lista serbe nuk mundë të ndalohet pa u shpallë organizatë terroriste. Nëse ka fakte që argumentojnë atë dhe nuk distancohen nga dhuna , MPB e Kosoves me një procedur të veçantë bazuar në fakte relavante mund ta bëjë këtë, në të kundërtën nuk mund të ndalet asnjëherë asnjë subjekt politik të mos merr pjesë në zgjedhje”, thotë Burjani për “Kosova Times”.