By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BQK dhe AKI zgjerojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për siguri financiare
June 30, 2025
Kurti: Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë, kundër votimit të fshehtë
June 30, 2025
Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama
June 30, 2025
Forcat e Armatosura të Ukrainës: Mbi 100 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës
June 30, 2025
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e gjuhëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e gjuhëve
Ballina 2Rajon / Botë

Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e gjuhëve

Kosova Times
Last updated: 2024/12/27 at 2:03 PM
Kosova Times Published December 27, 2024
Share
SHARE

Deputetët e Frontit Evropian në opozitë, të udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), kanë reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, i cili të enjten mbrëma tha se “gjuha maqedonase është gjuha e vetme zyrtare në Maqedoninë e Veriut”.

Në një konferencë shtypi përpara Kuvendit, koalicioni deklaroi se pohimi i Gashit “përbën një gënjeshtër të hapur dhe një tradhti të rëndë ndaj popullit shqiptar”.

“Është tronditëse, por jo e habitshme, që zoti Gashi si një person i përzgjedhur për të shërbyer si kukull në hierarkinë më të lartë të shtetit ka rënë kaq poshtë, duke arritur nivele vetëposhtërimi që as antishqiptarët më të zjarrtë nuk kanë guxuar t’i prekin. Ky akt i turpshëm nënshtrimi dhe tradhtie tregon mungesën e tij të integritetit, por edhe gatishmërinë për të minuar parimet kushtetuese të këtij shteti”, deklaroi më 27 dhjetor, Arbana Pasholli, deputete nga radhët e Frontit Evropian.

Gashi, gjatë një debati në televizionin Alsat, mes tjera tha gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare, por në përdorim zyrtar, dhe se njëjta, siç shtoi Gashi, “është gjuhë e përkthyer”.

Qëndrimit të Gashit në mbrojtje i doli edhe njëri nga liderët e koalicionit shqiptar VLEN, pjesë e Qeverisë maqedonase, Arben Taravari, njëherësh ministër i Shëndetësisë, i cili deklaroi të njëjtën.

“Ne mund të kemi lojëra fjalësh, sa të duam. Gjuha shqipe nuk është e barabartë me gjuhën maqedonase. Këtu pajtohemi të gjithë. Para vitit 1991, para pavarësisë, gjuhë zyrtare në Maqedoni [të Veriut], sipas Kushtetutës kanë qenë gjuha maqedonase, shqipe dhe turke. Tash është gjuha maqedonase dhe 20% të popullatës që e flasin gjuhën shqipe. Kështu që, ne duhet të punojmë në këtë drejtim, dhe a do të themi se a është zyrtare apo jo, është kështu ose ashtu, nuk është e barabartë. Ne duhet të insistojmë, edhe të mundohemi që gjuha shqipe të qëndron si fjalë, jo si përqindje”, tha Taravari të premten përpara gazetarëve.

Megjithatë, nga Fronti Evropian rikujtuan amendamentin e pestë të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.

“Le t’i kujtojmë zotit Gashi disa fakte të pa kundërshtueshme: Amendamenti i pestë përcakton qartë gjuhën shqipe, si gjuhë zyrtare, krahas gjuhës maqedonase. Ligji për përdorimin e gjuhëve e konsolidon më tej përdorimin e gjuhës shqipe si zyrtare në të gjitha sferat e jetës publike”, shtoi Pasholli.

Çka thotë amendamenti i pestë?

Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve (gjuha shqipe), gjithashtu, është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, siç është përcaktuar me këtë nen.

Dokumentet personale të qytetarëve, të cilët flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase, lëshohen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj, si dhe në atë gjuhë dhe alfabetin e saj, në përputhje me ligjin.

Ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili ka qenë në qendër të diskutimeve gjatë viteve të fundit, është miratuar në vitin 2018 dhe ka hyrë në fuqi në vitin 2019. Ky ligj përbëhet nga 25 nene dhe ndryshimet kryesore që solli ishin: përdorimi i gjuhës shqipe edhe në procese gjyqësore, në bankënota dhe në uniforma policore.

Partia e kryeministrit maqedonas, Hristiajn Mickoski, VMRO-DPMNE-ja, e cila më 2018 ishte në opozitë, ndërsa tani në pushtet, së bashku me 12 iniciativa tjera, e kundërshtoi ashpër miratimin e ligjit, nuk mori pjesë në votim dhe e dërgoi këtë dokument menjëherë në Gjykatën Kushtetuese.

Më 11 dhjetor të këtij viti, Gjykata Kushtetuese nuk arriti të marrë një vendim për kushtetutshmërinë e Ligjit për gjuhët, duke shtyrë kështu seancën për shkak të bojkotit nga dy gjykatësit shqiptarë, Osman Kadriu dhe Naser Ajdari.

Seanca e dytë më 20 mars

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovskimë 24 dhjetor konfirmoi se seanca e radhës përgatitore e Ligjit për përdorimin e gjuhëve do të mbahet më 20 mars të vitit 2025.

Kostadinsovski më 23 dhjetor kishte konfirmuar se në listën e emrave për seancë, janë përfshirë 20 emra, si ekspertë të së drejtës kushtetuese, të drejtës ndërkombëtare dhe ish-gjykatës nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të cilët do të ftohen për t’i dhënë mendimet e tyre. Kurse për dy gjykatësit shqiptarë, Osman Kadriu dhe Naser Ajdari, Kostadinsovski pret që të jenë të pranishëm, dhe t’i paraqesin argumentet e tyre juridike.

Ligji për përdorimin e gjuhëve ka pesë vjet që qëndron në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Balancuesi, mekanizëm që rregullonte përfaqësimin “e drejtë dhe adekuat” të jomaqedonasve në institucionet shtetërore në këtë vend, tashmë i shfuqizuar, dhe Ligji i gjuhëve u përfshin në rendin e ditës pak muaj, pasi VMRO DPMNE-ja mori pushtetin në Maqedoninë e Veriut.

You Might Also Like

Kurti: Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë, kundër votimit të fshehtë

Forcat e Armatosura të Ukrainës: Mbi 100 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës

Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup

Senatori Graham: Trump mbështet sanksione më të ashpra kundër Rusisë

WP: SHBA-të përgjojnë bisedën e zyrtarëve iranianë në lidhje me sulmet amerikane

TAGGED: #Ligji për gjuhët, #Maqedoni e Veriut, #Partitë shqiptare
Kosova Times December 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani takoi Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa

Kosova Times Kosova Times December 4, 2024
Kurti pret Troccaz: Mungesa e sanksioneve ndaj Serbisë, rrit nivelin e kërcënimit në Ballkan
Busti i Skënderbeut vendoset në Eger të Hungarisë
Nëna vret bijën sepse refuzoi të martohet! E quajnë “vrasje nderi” – detajet janë tronditëse!
Vushtrria nuk lejon befasi, fiton pikët në Gjakovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?