By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: GAP publikon raportin: Barazia në letër, jo në praktikë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > GAP publikon raportin: Barazia në letër, jo në praktikë
Lajme

GAP publikon raportin: Barazia në letër, jo në praktikë

Kosova Times
Last updated: 2024/12/27 at 2:59 PM
Kosova Times Published December 27, 2024
Share
SHARE

Bëhet e ditur se një nga përparësitë kryesore nga ndarja e të dhënave sipas gjinisë është se ato ndihmojnë në identifikimin e dallimeve strukturore mes burrave dhe grave, si dhe në evidentimin e sfidave unike me të cilat gratë përballen në vendimmarrje si dhe fusha si arsimi, punësimi, shëndetësia.

Sipas GAP, ky raport ka identifikuar hendekun dhe sfidat në zbatimin e ndarjes së të dhënave sipas gjinisë dhe përdorimin e tyre në të gjitha fazat e politikbërjes në Kosovë. Përkundër përpjekjeve për përdorimin e të dhënave të ndara sipas gjinisë, ato shpesh nuk përdoren në mënyrë efektive për të ndikuar në përmirësimin e politikave publike.

“Gjetjet e këtij raporti tregojnë se disa institucione të nivelit qendror si Ministria e Drejtësisë apo ajo e Punëve të Brendshme ofrojnë më shumë të dhëna të ndara sipas gjinisë. Shembull i këtyre të dhënave janë: numri i të punësuarve në këto institucione, përfituesit e ndihmës juridike, rastet e dhunës në familje, apo numri i personave që posedojnë dokumente zyrtare dhe të dhëna rreth migrimit, mes tjerash. Ndërkohë, disa institucione, si Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria për Komunitete dhe Kthim, apo ajo e Zhvillimit Rajonal nuk publikojnë fare të dhëna të ndara sipas gjinisë. Këto dallime mes ministrive nxjerrin në pah nevojën për standardizim të raportimit gjinor në të gjitha institucionet publike”, thuhet në raportin e GAP-it.

Sipas këtij instituti mungesa e të dhënave të ndara sipas gjinisë është e dukshme edhe në dokumentet buxhetore të institucioneve publike, përfshirë dokumentet përcjellëse për Ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2025. Të dhënat e vetme të cilat ndahen sipas gjinisë dhe publikohen në uebfaqet e komunave janë të dhënat të cilat dërgohen me kërkesat për buxhet si pjesë e shtojcës për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor (BPGj).

Edhe pse Ligji për Barazi Gjinore parasheh ndëshkime për institucionet publike të cilat nuk mbledhin, përpunojnë dhe dorëzojnë në Agjencinë e Statistikave të Kosovës  (ASK) të dhënat e ndara sipas gjinisë, deri sot nuk është evidentuar ndonjë ankesë për këtë çështje. Për më tepër, Kosova ende nuk ka një Indeks të Barazisë Gjinore sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Andaj, Instituti GAP rekomandon që institucionet publike të krijojnë, mirëmbajnë dhe publikojnë sistematikisht të dhëna të ndara sipas gjinisë, si pjesë e vlerësimeve të ndikimit gjinor për të gjitha politikat publike. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë

Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti në Shqipëri me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

Moti sot i vranët dhe me interval me diell

TAGGED: #Barazia në letër jo në praktikë, #GAP, #Raporti
Kosova Times December 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti: E pamundur të flasësh për historinë e Kosovës pa diasporën

Kosova Times Kosova Times April 13, 2024
Së paku 100 të vdekur nga zjarri në një dasmë në Irak (Video)
Infermierja 28-vjeçare hidhet nga pallati dhe gjen vdekjen, la pas fëmijën 2-vjeç
Sekuestrohen mbi 13 kg heroinë në autobusin e linjës Durrës-Bari, arrestohet pronari dhe shoferi
Murati: Nuk jemi për skenarin e fundit që do të ishin zgjedhjet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?