By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mosmarrëveshja midis 4 anetareve te nje familje mbi perandorinë 8 miliardëshe të themeluar nga gjyshi i tyre grek
December 18, 2025
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gecaj: Çdo intervenim në veri të bëhet në koordinim me KFOR-in
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gecaj: Çdo intervenim në veri të bëhet në koordinim me KFOR-in
Ballina 1Lajme

Gecaj: Çdo intervenim në veri të bëhet në koordinim me KFOR-in

Kosova Times
Last updated: 2024/12/27 at 11:43 PM
Kosova Times Published December 27, 2024
Share
SHARE

Koloneli i Forcave të Sigurisë së Kosovës në pension, Hyseni Gecaj ka thënë se veprimet e Policisë së Kosovës në veri të vendit, siç ishte rasti i fundit i mbylljes së një institucioni paralel janë të logjikshme, por ka kërkuar që gjithçka të bëhet në koordinim me faktorin ndërkombëtar.

Sipas tij edhe faktori ndërkombëtar kërkon që gjithçka të bëhet në koordinim me ta. “Secili intervenim që bëhet jashtë një koordinimi me KFOR-in mund të sjellë pasoja për Kosovën. Prandaj, edhe miqtë tanë ndërkombëtar vërejtjet na i kanë dhënë në këtë drejtim. Dihet se Serbia është faktor destabiliteti jo vetëm në Kosovë por në rajon në përgjithësi dhe është dorë e zgjatur e Rusisë dhe pikërisht ky element duhet të na bëjë të mendojmë mirë dhe të kemi koordinim në baza ditore me KFOR-in që të mos kemi ndonjë lëshim që mund të na dëmtojë”, ka theksuar Gecaj në një intervistë për magazinën “Lajmet e Fundit” në RTK.

Sa i përket paralajmërimeve të kryeministri Kurti se mund të organizohen sulme të reja para dhe gjatë festave të fundvitit nga grupe terroriste të mbështetura nga Serbia, ai ka thënë se ajo  çfarë u dëgjua nga kryeministri ishte një përmbledhje e ngjarjeve.

“Puna e deklaratave për veriun është bërë sikur ai tregimi për bariun dhe ujkun. Dikur kjo e humb edhe kuptimin. Si duket politikanët tanë në përgjithësi, por edhe kjo qeveri, në kohën kur gjenden para zgjedhjeve shpikin tema dhe gjëra që shkojnë në favor të aspekteve politike për ta dhe nuk është se janë shumë serioz në raport me të gjithë qytetarët e vendit, sepse kur është fjala për mbrojtjen dhe sigurinë kjo nuk është  çështje as e pozitës e as opozitës, por është  çështje kombëtare”, ka thënë tutje ai.

Moscertifikimin e Listës Serbe ai e sheh si proces të vonuar. Sipas Gecajt, ky akt më shumë është përdorur për çështje politike, sesa ka pasur diçka reale në këtë ngjarje.

“Gjërat janë të qarta në ligj dhe dihet kur mund të largosh dikë nga gara zgjedhore në mënyrë arbitrare. Por ka pasur një mënyrë tjetër për këto katër vite, e që nuk është shfrytëzuar. Mendoj se është dashur në kuptimin e sigurisë të bëhet një dosje për Listën Serbe dhe ajo të argumentohet mirë deri në këtë fazë ku jemi dhe të dilet me atë propozim që Lista Serbe mbase të shpallet organizatë terroriste, sepse në atë listë ka edhe elementë terroristë dhe ka personalitete nga kjo listë që kanë marrë pjesë ose së paku e kanë mbështetur haptas Radojçiqin për aktet që i ka kryer”, ka shtuar Gecaj.

Sa i përket mundësisë së Vuçiq të organizojë ndonjë ekses në veri për të zhvendosur vëmendjen nga protestat masive në Beograd kundër regjimit të tij, ai ka thënë se nuk pret një gjë të tillë, pasi kjo sipas tij do të shënonte fundin e tij.

“Vuçiq nuk e ka punën aq mirë sa të shkaktojë një incident në veri sepse i dinë mirë pasojat për Serbinë. Dhe në një situatë ku ka një destabilitet politik çfarë e kemi parë këto ditë në Beegrad, ajo shkon në fakt në dëm të vet Vuçiqit, pasi do t’i jepte pretekst atyre forcave politike për ta shfrytëzuar atë moment për ta rrëzuar nga pushteti. Me një sjellje të tillë Vuçiq përfundimisht do t’ia përcaktonte vetes fundin politik të tij, mbase edhe me pasoja shumë të rënda për të, sepse ai është një diktator që për shumë vite i ka shqetësuar popujt përreth dhe vet qytetarët e Serbisë”, ka përfunduar Gecaj.

You Might Also Like

Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë

Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti në Shqipëri me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

Moti sot i vranët dhe me interval me diell

TAGGED: #Hysen Gecaj, #KFOR, #Koordinim, #Veriu
Kosova Times December 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Gjashtë ditë punë për një palë këpucë artizanale

Kosova Times Kosova Times July 23, 2023
Bisedojne Trump dhe kanceli gjerman te cilin Musk e quajti budalla
Ministri italian i Mbrojtjes: Nëse tanket ruse hyjnë në Kiev, do të nisë lufta e tretë botërore
MINT: Konsumatorët mund të shkëpusin kontratat me operatorët kabllorë
“Kur të refuzojnë, përballesh me limitet e tua”: Diskriminim që nga tekstet shkollore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?