By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF në drekën zyrtare të organizuar nga Federata Serbe
October 11, 2025
Balluku: Aksi i ri Elbasan-Rrogozhinë, autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km/orë
October 11, 2025
Rama: Parku i Besimit në Petrelë, nderim për trashëgiminë e tolerancës fetare
October 11, 2025
Senati amerikan tërheq miratimin për luftën në Irak pas më shumë se 20 vitesh
October 11, 2025
Marina Turke zhvilloi stërvitjen “Ujku i Detit”
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trump i kërkon Supremes të pauzojë ligjin për TikTok-un
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Trump i kërkon Supremes të pauzojë ligjin për TikTok-un
Ballina 2Rajon / Botë

Trump i kërkon Supremes të pauzojë ligjin për TikTok-un

Kosova Times
Last updated: 2024/12/28 at 9:44 AM
Kosova Times Published December 28, 2024
Share
SHARE

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i ka bërë thirrje Gjykatës Supreme amerikane që të pauzojë zbatimin e ligjit që do të ndalonte aplikacionin e rrjeteve sociale, TikTok, apo do ta detyronte që të shitej, duke argumentuar se atij i duhet kohë pasi të marrë detyrën për të gjetur një “zgjidhje politike” për këtë çështje.

Gjykata do të dëgjojë argumentet për këtë rast më 10 janar.

Ligji në Shtetet e Bashkuara do të kërkojë nga pronari kinez i TikTok-ut, ByteDance, ta shesë platformën te një kompani amerikane apo të përballet me ndalesë. Në prill, Kongresi amerikan votoi për ndalimin nëse ByteDance nuk e shet aplikacionin deri më 19 janar.

TikTok, që ka mbi 170 milionë përdorues në SHBA, ka synuar që ta zhbëjë ligjin. Por, nëse Gjykata Supreme nuk vendos në favor të platformës apo nëse nuk ka procedurë të shitjes, aplikacioni do të ndalohet në SHBA më 19 janar, një ditë para se Trumpi të marrë detyrën e presidentit.

Mbështetja e Trumpit për TikTok-un paraqet ndryshim të qëndrimit, pasi ai më 2020 kishte tentuar ta bllokonte këtë aplikacion në SHBA dhe ta detyronte që t’i shitej kompanive amerikane për shkak të pronësisë kineze.

“Presidenti Trump nuk do të marrë asnjë qëndrim lidhur me meritat e kësaj mosmarrëveshjeje”, tha D. John Sauer, i zgjedhuri i Trumpit për avokatin e përgjithshëm të SHBA-së.

“Ai kërkon nga Gjykata që ta shtyjë afatin e 19 janarit dhe të vazhdojë ta shqyrtojë këtë çështje, duke i mundësuar administratës së re të Trumpit që të ketë mundësi të tentojë të gjejë një zgjidhje politike për këtë çështje”, shtoi ai.

Në dhjetor, Trump u takua me shefin ekzekutiv të TikTok-ut, Shou Zi Chew, disa orë pasi presidenti i zgjedhur tha se ai ishte në favor që kjo platformë të vazhdojë të operojë në SHBA, të paktën edhe për një kohë të shkurtër.

Kompania më herët ka argumentuar se Departamenti amerikan i Drejtësisë ka keqparaqitur lidhjet e saj me Kinën, duke thënë se makina për rekomandimin e përmbajtjes dhe të dhënat e përdoruesve ruhen në SHBA në serverët që operohen nga Oracle Corp, ndërkaq vendimet për përmbajtjen po ashtu merren në SHBA.

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka argumentuar se kontrolli kinez mbi TikTok-un paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare, një qëndrim që është mbështetur nga shumica e ligjvënësve amerikanë.

You Might Also Like

Senati amerikan tërheq miratimin për luftën në Irak pas më shumë se 20 vitesh

Marina Turke zhvilloi stërvitjen “Ujku i Detit”

Avionë britanikë patrullojnë pranë kufirit rus

Ukrainasit goditën një rafineri 1400 km të thellë në Rusi

Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë

TAGGED: #Donald Trump, #Gjykata Suprem, #TikTok
Kosova Times December 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kina i kërkohet të fillojë bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës pas shkatërrimit të hidrocentralit Kakhovka Një orë më parë

Kosova Times Kosova Times June 7, 2023
Alexei Navalny raportoi humbje peshe në ShIZO, ku u vendos më shumë se një herë
Oligarkët rusë po heqin qafe jahtet e shtrenjta
“Orbán është një rrezik dhe duhet përballur”: Ekspert ushtarak për “diplomacinë” e Hungarisë
Novak e quan Kosovën “zemër të Serbisë”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?