By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zhduket i mituri në Prizren, nëna e raporton rastin në polici
December 6, 2025
Oficerja e FSK-së Lirijona Bajraktari triumfon në Abu Dhabi
December 6, 2025
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
December 6, 2025
68 aksidente dhe 2,040 tiketa trafiku në 24 orët e fundit
December 6, 2025
Arrestime për dhunë në familje në Prishtinë dhe Lipjan
December 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Votuesit e regjistruar në Diasporë do të hiqen nga listat brenda Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Votuesit e regjistruar në Diasporë do të hiqen nga listat brenda Kosovës
Lajme

Votuesit e regjistruar në Diasporë do të hiqen nga listat brenda Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/12/28 at 2:52 PM
Kosova Times Published December 28, 2024
Share
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me informacion të rëndësishëm sa i përket votuesve të regjistruar jashtë Kosovës. Të gjithë shtetasit e Kosovës që u regjistruan për të votuar jashtë vendit gjatë periudhës 120 ditore, nga 29 gushti deri më 26 dhjetor do të largohen nga Lista e Votuesve brenda Kosovës, e cila shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve.

Ky lajm është bërë i ditur për RTKLive nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se ky është detyrim ligjor për KQZ-së nga paragrafi 9 i nenit 96 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

“Është detyrim ligjor për KQZ-në që secilin votues të regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës, ta largojë nga Lista e Votuesve brenda Kosovës, e cila shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve. Pra, një shtetas që është regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, do ta gjejë emrin e tij për votim vetëm në listën e votuesve jashtë Kosovës. Këtë informacion, ne, ua kemi transmetuar individualisht çdo shtetasi që ka aplikuar dhe është regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, qoftë për të votuar në përfaqësi diplomatike apo përmes postës”, tha Elezi.

Por, çfarë ndodh me shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe nuk janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës?

Elezi ka thënë se shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe që nuk janë regjistruar si votues jashtë Kosovës do ta gjejnë emrin e tyre në Listën e Votuesve që shpërndahet në vendvotime dhe do të mund të votojnë më 9 shkurt 2025 në vendvotimin e tyre në Kosovë.

“Lista e Votuesve e cila shpërndahet në vendvotime përmban të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote. Pra, në listë, përveç shtetasve që jetojnë në Kosovë, përfshihen edhe shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit dhe që nuk janë regjistruar si votues jashtë Kosovës”, sqaroi Elezi.

Në fund, zëdhënësi i KQZ-së  tregoi se platforma elektronike e KQZ-së https://qv.kqz-ks.org do të jetë funksionale deri në përfundim të procesit të votimit më 9 shkurt 2025 dhe deri atëherë, çdo ditë, shtetasit e Kosovës mund të shohin se ku është vendvotimi i tyre.

Gjithashtu, përmes kësaj platforme, edhe votuesit e regjistruar jashtë Kosovës mund ta konfirmojnë se janë regjistruar si votues jashtë Kosovës.

You Might Also Like

Zhduket i mituri në Prizren, nëna e raporton rastin në polici

Oficerja e FSK-së Lirijona Bajraktari triumfon në Abu Dhabi

Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK

68 aksidente dhe 2,040 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

Arrestime për dhunë në familje në Prishtinë dhe Lipjan

TAGGED: #KQZ, #Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës
Kosova Times December 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Mbretëresha e kamuflazhit që mbulon ushtarët ukrainas në front

Kosova Times Kosova Times September 21, 2023
Një mashtrues kibernetik i kërkuar nga FBI u kap në Malpensa
Abazi: Humori më idiotesk i javës është që Ganiu e ka siguruar njohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja
Blinken dhe Vuçiq për arritjen sa më të shpejtë të marrëveshjes
Diskutohet për drejtësinë tranzicionale dhe ballafaqimin me të kaluarën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?