By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 qershor 2025
June 8, 2025
Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant
June 7, 2025
Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras
June 7, 2025
Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital
June 7, 2025
Vdes atdhetari Selim Shala
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gëzuar, me këmbë të mbarë në vitin 2025
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Gëzuar, me këmbë të mbarë në vitin 2025
Opinion

Gëzuar, me këmbë të mbarë në vitin 2025

Kosova Times
Last updated: 2024/12/29 at 9:51 AM
Kosova Times Published December 29, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Çdo fund vit bëhemi gati t’ju dërgojmë urimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve me dëshirat më të mira për vitin që po vjen, por edhe duke i projektuar planet për të ardhmen në Vitin e Ri. Secili prej nesh, në mënyrën e vet i analizon të arriturat dhe sukseset, fitoret dhe humbjet gjatë vitit që po e lëmë pas.

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

Viti 2024, që e lamë pas fillojë mbarë për shqiptarët e Kosovës me liberalizim të vizave, të kësaj pengese të vënë padrejtësisht nga bashkësia ndërkombëtare. Heqja e vizave për lëvizje të lirë, ishte një mundësi e mirë për qytetarët kosovar për të vizituar familjarët e tyre në emigrim dhe jo vetëm. Ishte dhe mbetet një mundësi e mirë e shqyrtimit të mundësive dhe e krijimit të lidhjeve biznesore të afaristëve shqiptarë dhe e marrjes së përvojave e të bërit biznes sipas standardeve evropiane.

Përderisa deri më 1 Janar 2024, lëvizja e lirë ishte vetëm ëndërr e shqiptarëve, ajo që deri dje ishte e pamundur për shqiptarët u bë realitet dhe e prekshme nga secili që i kishte mundësitë financiare për të dalë jashtë shtetit.

Tani, pasi na e hoqën pengesën kolektive, atyre që ishin të privuar nga e drejta universale e lëvizjes së lirë ju duket sikur jetojnë në një botë tjetër e cila deri dje ju dukej si ëndërr e bukur, por e pa arritshme.

Të urojmë njëri-tjetrin për Vitin e Ri?

Të urojmë sepse besojmë në të nesërmen më të mirë. Edhe pse e mira qëndron e fshehur, ajo jeton në shpirtin e njeriut. Urimi simbolizon shpresë dhe dashuri njerëzore, krijon besim dhe shpresë për një fillim të ri e të mbarë për secilin, që ta realizojë atë që i ka munguar deri më tani.

Urimi për Vitin e Ri e shpërfaqë ndjenjën e dashurisë dhe besimit në Zot dhe Atdhe, urimi është ndjenjë dhe reflektim sublim i shpirtit të njeriut për shpresë dhe mirëqenie të përbashkët në këtë botë gjithnjë e më të trazuar.

Kur urimin e bëjmë me zemër dhe shpirt për njëri-tjetrin, ai na kthehet në mision që ia ngarkojmë vetes për realizim të përditshëm të objektivave tona përgjatë 365 ditëve të vitit kalendarit dhe përtej tij.

Urimi për shëndet dhe mirëqenie është më shumë sesa një dëshirë personale, është një lutje e thellë shpirtërore për paqe, harmoni dhe begati familjare.

Pas çdo urimi qëndron një dëshirë personale dhe një ndjenjë e thellë shpirtërore të cilën synojmë ta realizojmë brenda 365 ditëve të vitit kalendarik, që t’na bëjë të lumtur dhe të barabartë me të tjerët.

Urimet tona në natën e Vitit të Ri janë shprehje e dëshirave, janë pasqyrë e shpirtit tonë, janë lutje personale dhe kolektive, që kalon përtej kufijve familjarë dhe përtej kufijve shtetërorë nga do që i kemi më të dashurit tonë.

Po e lëmë pas edhe një vit të mbrapsht

Edhe optimistët më të mëdhenj nuk mund ta ndjejnë vetën mirë në këtë fundvit, shkaku i dështimeve të mëdha të politikës dhe katandisjes së shtetit për shkak të politikanëve të papërgjegjshëm!

Njerëzit e veshur me pushtet dhe ata që qëndrojnë afër tyre edhe më tutje do të mbushin xhepat me paratë e taksapaguesve të varfër të Kosovës, ndërsa në anën tjetër mijëra shtetas kosovar të shtyrë nga varfëria dhe denigrimi social do ta braktisin Kosovën, ndoshta për të mos u kthyer më asnjëherë vendlindjet e tyre!

Mbështetja nga mërgata e partive të dështuara politike dhe angazhimi parcial i mërgatës në politikë, jo vetëm që nuk e ndihmon ndryshimin, do t’u ndihmojë vetëm politikanëve të korruptuar për ta shfrytëzuar si alibi mbështetjen e mërgatës e cila do të bëhet objekt kalkulimi i votave të partive të mëdha në dy proceset e ardhshme zgjedhore.

Vëllezër dhe motra, qytetar të dashur të vendit tim dhe bashkatdhetarë në botën mbarë, përmes shkrimit të mësipërm po e përfundojë edhe këtë vit kalendarik, duke ndarë me ju mendimet dhe opinionet, analizat dhe kolumnet politike.

Me këtë rast ju falënderoj të gjithëve për kontributin e dhënë në mbështetjen dhe kritikat e shëndosha në funksion të ndryshimeve pozitive për të mirën e shtetit dhe qytetarëve.

Pasqyrimi i realitetit është obligim qytetar i secilit prej nesh, e aq më tepër i një analisti dhe gazetari në përmbushjen e misionit fisnik ndaj shtetit dhe qytetarëve të vendit në përgjithësi.

Sikurse deri më tani, edhe në vitin 2025 do të jemi së bashku në shërbim të vendit dhe qytetarëve, pa u dorëzuar asnjëherë përballë sulmeve dhe kërcënimeve të hienave partiake, klaneve dhe grupeve të interesit.

Përfundimisht kemi arsye të ngremë dolli e të festojmë, sepse po e lëmë pas një nga vitet më të mbrapshta dhe më të shëmtuara politike, për të vazhduar rrugëtimin tonë drejt ndryshimit pozitiv dhe shtigjeve të ardhmërisë në Republikën e Kosovës.

Gëzuar, me këmbë të mbarë në vitin 2025, qoftë ky një vit i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë shqiptarët në trojet etnike dhe diasporë, gëzuar!

You Might Also Like

Udhëheqësit nuk janë mbretër dhe perandorë, por thjesht inxhinierë socialë, në thelb administratorë

Dy rryma të ndryshme-të dehurit dhe mësuesit në politikë

Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?

Nuk i ndihmoi as ‘Nata e Bajramit’!

Kosova po kalon muajt e rëndë të përsekutimit politikë nga vetë Kuvendarët e zgjedhur me votë popullore

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times December 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kadrijaj kërkon limit kohor nga Kushtetuesja për seancat konstituive

Kosova Times Kosova Times May 15, 2025
Qeverisë dhe ZRrE-së i kërkohet shtyrja e afatit të daljes në tregun e lirë
Takim me bursistët e YSC, Bislimi: Synim rritja profesionale në administratë
Pensione sa për “byrek e supë”
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?