By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
October 24, 2025
Moti ne Shqiperi me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare
October 24, 2025
Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë në SHBA
October 24, 2025
Shikoni veprimin e parashutistëve ukrainas. Ata çliruan fshatin, kapën robër 50 rusë
October 24, 2025
Një revolucion në stomatologji: Dhëmbët nga laboratori bëhen realitet
October 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj tre personave për krime lufte deri në djegien për së gjalli të civilëve shqiptarë gjatë luftës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj tre personave për krime lufte deri në djegien për së gjalli të civilëve shqiptarë gjatë luftës
Ballina 1Lajme

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj tre personave për krime lufte deri në djegien për së gjalli të civilëve shqiptarë gjatë luftës

Kosova Times
Last updated: 2024/12/30 at 5:18 PM
Kosova Times Published December 30, 2024
Share
SHARE

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër tre personave për krime lufte ndaj popullatës civile.

D.G, njëri prej të pandehurve, thuhet se në cilësinë e personit zyrtar, me gradën e kolonelit – shefit të Sekretarit të Punëve të Brendshme në Gjilan gjatë vitit 1999, ishte ose është dashur të ishte në dijeni dhe nuk kishte bërë asgjë për ta parandaluar vrasje, plagosje e djegien për së gjalli të disa viktimave civile shqiptare në fshatërat Inatoc, Llovcë, Pogragjë dhe Uglar.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve D.G, Ž.C dhe Z.Š. Për të pandehurin D.G. ekziston dyshimi i bazuar mirë se në cilësinë e personit zyrtar- me gradë Kolonel – Shef i Sekretariatit të Punëve të Brendshme në Gjilan, në periudhën janar-korrik 1999 epror dhe mbikëqyrës ndaj të gjithë vartësve të tij dhe me kontroll efektiv ndaj tyre dhe territorit të Komunës së Gjilanit, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, ka qenë në dijeni ose është dashur të jetë në dijeni dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të parandaluar, ndaluar apo për të raportuar në hierarki lidhur me vrasjet, plagosjet, djegien për së gjalli të viktimave civile shqiptare, marrjen peng, rrahjet, maltretimet, torturat fizike dhe psikike, plaçkitjet, dëbimin e popullatës civile shqiptare, në fshatrat Inatoc (Kokaj), Llovcë, Pogragjë dhe Uglar, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë, andaj,- me këtë, ka kryer veprën penale, Krime Lufte Kundër Popullatës Civile nga neni 142 të LP të RSFJ-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Prokuroria thotë se i pandehuri tjetër Ž.C, së bashku me të tjerë, kishin marrë pjesë në vrasjen e tetë civilëve shqiptarë. Ata, siç thotë organi i akuzës, “i kanë vendosur në grumbull drunjësh, ku njëri nga ta është djegur për së gjalli”. Gjithashtu, thuhet se ata kishin rrahur, maltretuar, torturuar, plaçkitur, dëbuar civilë të tjerë shqiptarë.

“Për të pandehurin Ž.C. ekziston dyshimi i bazuar mirë se gjatë luftës në Kosovë, konkretisht në regjionin e Gjilanit, si pjesë e grupit kriminal, në bashkëkryerje me D.C, D.N, M.SH, N.S dhe S.J., si edhe me pjesëtarë tjerë të paidentifikuar të këtij grupi, të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe, kanë marrë pjesë në vrasjen e tetë (civileve shqiptarë, e konkretisht dy nga këto viktima i kanë vendosur në grumbull drunjësh, ku njëri nga ta është djegur për së gjalli, kishin rrahur, maltretuar, torturuar, plaçkitur, dëbuar popullatën civile shqiptare, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë, andaj, me këtë, në bashkëkryerje ka kryer veprën penale, Krime Lufte Kundër Popullatës Civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së”.

Për të pandehurin e tretë, Prokuroria Speciale thotë se si mjek, nuk i kishte ofruar ndihmë një të plagosuri shqiptar, i cili kishte vdekur.

“Ndërkaq për të pandehurin Ž.C. ekziston dyshimi i bazuar mirë se në cilësinë e mjekut të Spitalit Regjional në Gjilan, me datë 05/04/1999, nuk ofron ndihmën e duhur mjekësore viktimës N.R, i cili ishte plagosur nga grupi kriminal si më lartë, vetëm për faktin se i njëjti ishte i përkatësisë nacionale shqiptare, të njëjtin e urdhëron që të largohet sa më shpejt nga Spitali, e si pasojë e këtij veprimi viktima ndërron jetë në orët e vona të së njëjtës ditë, – më këtë, ka kryer veprën penale, Krime Lufte Kundër Popullatës Civile nga neni 142 të LP të RSFJ-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

You Might Also Like

Moti ne Shqiperi me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare

Vazhdon gjykimi ndaj Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq për krime lufte

Mot sot i vranët me intervale me diell

Rubio mbërrin në Izrael. Media: Do të diskutojë qeverinë për të zëvendësuar Hamasin në Gaza

Gashi takon ministren franceze Caroit, flasin për forcimin e marrëdhënieve

Kosova Times December 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Momenti kur tanku rus gjuan drejt një kameramani ukrainas

Kosova Times Kosova Times March 7, 2023
Tërmet 5.5 shkallësh në Adana të Turqisë
Policia shqiptoi 2382 gjoba trafiku për 24 orë
Putin shtyn vizitën në Turqi
Në Soçi, lumi Matsesta ka dalë nga brigjet e tij. Qyteti është përmbytur pjesërisht, plazhet janë mbyllur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?