By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë
October 11, 2025
Shqipëria triumfon 1-0 në Leskovc ndaj Serbisë
October 11, 2025
Festoi golin e Reni Manajt dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet autori
October 11, 2025
Ndërroi jetë aktorja legjendare Diane Keaton
October 11, 2025
Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shmangia e barrikadave në veri të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shmangia e barrikadave në veri të Kosovës
Ballina 1Lajme

Shmangia e barrikadave në veri të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2022/12/15 at 5:06 PM
Kosova Times Published December 15, 2022
Share
SHARE

Pjesëtarët e komunitetit serb në veri të Kosovës po “zbulojnë” mënyra se si t’u shmangen barrikadave në rrugë për të gjashtën ditë radhazi që nga ngritja e tyre, shkaku i arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Radio Evropa e Lirë i ka siguruar këto informata nga vetë banorët në veri të Kosovës, por ata nuk duan të flasin publikisht për këtë temë.

Në veri të Kosovës janë katër komuna me shumicë serbe – Leposaviqi, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut dhe Zveçani. Fshatrat përreth këtyre qyteteve janë bërë “rrugë të rregullta” për të shmangur rrugët kryesore të bllokuara me makineri të rëndë.

Megjithëse Policia e Kosovës i ka mbyllur pikat kufitare në veri – Jarinjë dhe Bërnjak – të ashtuquajturat rrugë “alternative” përdoren për të shkuar nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas. Njëra nga to kalon nëpër fshatin Mure, i cili zyrtarisht i përket komunës së Rashkës, qytet kufitar në Serbi.

Të dhënat e siguruara nga REL-i i ka konfirmuar edhe drejtori i RTV-së lokale “Mir” nga Leposaviqi, Nenad Radosavleviq. Në ditën e dytë pas ngritjes së barrikadave, më 11 dhjetor, atij i ishte dashur të shkonte në Prishtinë, dhe, siç thotë ai, u detyrua t’i “anashkalojë” barrikadat. Ai thekson se kjo “nuk është aspak e lehtë”, edhe pse i njeh shumë mirë rrugët lokale, sepse ka lindur dhe jeton në komunën e Leposaviqit.

“Rruga nga Leposaviqi në Mitrovicën e Veriut zakonisht zgjat rreth gjysmë ore, mua m’u deshën një orë e gjysmë për të arritur në Mitrovicë. Këto rrugë janë shumë të këqija”, thotë Radosavleviq.

Megjithatë, ai thekson se tani për tani ata nuk kanë zgjidhje tjetër dhe shton se në ato rrugë lëvizin edhe patrullat e EULEX-it (Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit) dhe KFOR-it (misioni ushtarak paqeruajtës i NATO-s në Kosovë).

Kë po bllokojnë barrikadat në veri?

Veriu i Kosovës është i banuar me shumicë serbe dhe pikat kufitare me Serbinë në atë pjesë, Jarinjë dhe Bërnjak, gjithashtu përdoren kryesisht nga pjesëtarët e komunitetit serb. Në jug të lumit Ibër ka edhe vendkalime të tjera kufitare me Serbinë që janë në funksion, por ato janë mjaft larg për serbët që jetojnë në veri.

Për shembull, vendkalimi kufitar në Jarinjë në anën e Kosovës ndodhet në komunën e Leposaviqit dhe është rreth dhjetë kilometra larg qytetit kufitar të Serbisë, Rashkës. Nga ana tjetër, Podujeva, ku ndodhet vendkalimi i Merdares, është mbi 100 kilometra larg Leposaviqit.

Në deklaratën e tij për REL-in, Radosavleviq tha se serbët lokalë që ngritën barrikadat “po bllokojnë vetveten”.

Ai beson se prapa të gjithave qëndron Lista Serbe, parti që funksionon në Kosovë me mbështetjen e Beogradit, dhe tha se ngjarjet e fundit nuk janë vullnet i qytetarëve, por “tentime për t’i kontrolluar njerëzit dhe të gjitha institucionet”.

“Njerëzit naivë dhe të frikësuar, të shantazhuar me punë, rrogë, në çdo mënyrë të mundshme, ata thjesht shkojnë (në barrikada), dëgjojnë verbërisht”, thotë Radosavleviq.

Barrikadat kryesisht vëzhgohen nga stafi i institucioneve serbe që veprojnë në Kosovë.

Zyrtarët e Listës Serbe i përkrahin publikisht barrikadat në veri dhe i kanë vizituar ato vende me mesazhe inkurajuese për qytetarët e grumbulluar aty. Kryetari i kësaj partie, Goran Rakiq, ka përsëritur se barrikadat janë “reagim dhe jo veprim”.

Të njëjtën gjë ai e kishte thënë edhe më 31 korrik të këtij viti, kur ishin vendosur barrikada në rrugët e komunave në veri të Kosovës për shkak të pakënaqësisë së serbëve lokalë me vendimet e Qeverisë së Kosovës.

Pse janë mbyllur restorantet dhe shkollat?

Edhe praktika e mbylljes së lokaleve të hotelerisë po përsëritet, ndërsa në dyqanet e ushqimit të shpejtë mund të porositet vetëm ushqim për ta marrë me vete, pasi, siç i thanë punëtorët REL-it, “nuk të lejojnë të ulesh këtu”. Ata nuk kanë dashur të specifikojnë se kush nuk po i lejon qytetarët të ulen dhe të porosisin ushqim.

Pothuajse e njëjta situatë ishte edhe në shtator të vitit 2021, kur u ngritën barrikada dhe autoritetet e përkohshme komunale, të cilët punojnë në sistemin serb, “urdhëruan” pronarët e lokaleve të hotelerisë që të mos i hapnin ato me qëllim që të “shtyjnë sa më shumë njerëz të shkojnë te barrikadat”.

Lidhur me këtë, REL-i i është drejtuar kryetarit të përkohshëm komunal në Mitrovicën e Veriut, Aleksandar Spiriq, por ai nuk është përgjigjur deri në publikimin e këtij artikulli.

Gjithashtu, në komunat në veri të Kosovës nuk po funksionojnë institucionet arsimore që nga 12 dhjetori. Drejtori i shkollës fillore “Sveti Sava” në Mitrovicën e Veriut, Miodrag Jovanoviq, në një deklaratë për REL-in tha se vendimi për ndërprerjen e mësimit është marrë nga institucionet kompetente për shkaqe sigurie.

Shkollat në komunitetet serbe në Kosovë punojnë sipas sistemit serb, gjegjësisht janë nën juridiksionin e Ministrisë së Arsimit të Qeverisë së Serbisë.

Pse u ngritën barrikadat?

Bllokimi i rrugëve në veri të Kosovës nisi më 10 dhjetor, pas arrestimit të Dejan Pantiqit, ish-policit që akuzohet për pjesëmarrje në sulmin në objektin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës më 6 dhjetor.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur që nga fillimi i nëntorit, shkaku i një sërë incidentesh pasi serbët e Kosovës u larguan nga institucionet në veri.

Në incidentet që pasuan, në fillim të dhjetorit, u përdorën armë zjarri dhe mjete shpërthyese.

Barrikadat janë formë e shpeshtë e “rezistencës” nga pjesëtarët e komunitetit serb në veri ndaj autoriteteve të Kosovës dhe vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

Kjo është hera e tretë që ato ngrihen brenda një viti e gjysmë.

You Might Also Like

Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë

Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`

Vetëvendosje e përmbylli fushatën elektorale në Prishtinë

Lladrovci thotë se në Drenas do të vazhdojnë edhe katër vjet

Kurti nga Podujeva: Do ta bëjmë qendër punësimi e ekonomie

Kosova Times December 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Faktorët që çojnë në vrasje: Nga gjendja socio-ekonomike deri tek armët pa leje

Kosova Times Kosova Times December 1, 2023
Axhenda ndërkombëtare
Plagoset nje serb pranë urës së Bistricës në Leposaviq nga person i panjohur
Fqinji i atentatorit: Në oborr kishte pankarta në mbështetje të Trump
Kufiri më i shkurtër tokësor ndërshtetëror është vetëm 85 metra i gjatë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?