By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ju tregoj unë: Ja si erdhi deri te shkatërrimi i organizimit të brendshëm të UÇK-së dhe LPK-së (1998–1999)
December 14, 2025
Panairi në ndërtesën më të lartë në BE – pamja nga maja është e pabesueshme
December 14, 2025
Shikoni zbritjen poshtë pistës më të gjatë të rrëshqitjes me slitë në Evropë: 60 minuta lumturie
December 14, 2025
Të shtëna në plazhin e famshëm të Sidneit. Ka të vdekur
December 14, 2025
Në Izrael promovohet libri `Kosova në 100 fotografi`
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Von Cramon thotë se integrimi i Kosovës në BE varet edhe nga dialogu me Serbinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Von Cramon thotë se integrimi i Kosovës në BE varet edhe nga dialogu me Serbinë
Ballina 1Lajme

Von Cramon thotë se integrimi i Kosovës në BE varet edhe nga dialogu me Serbinë

Kosova Times
Last updated: 2022/12/15 at 10:06 PM
Kosova Times Published December 15, 2022
Share
SHARE

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian është hap i rëndësishëm, por shtoi se integrimi në bllok varet edhe nga dialogu me Serbinë.

“Është thelbësore që gjithë Ballkani Perëndimor të futet në BE. Ritmi i integrimit të Kosovës në BE do të varet nga përkushtimi i saj për miratimin e reformave të nevojshme dhe përfundimin e suksesshëm të dialogut me Serbinë, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian”, deklaroi ajo në Twitter.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i dorëzoi të enjten Çekisë – vendit që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian – aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Kjo, tha ai, është një ditë historike për Kosovën dhe një ditë e madhe për demokracinë në Evropë.

Aplikimi për anëtarësim në BE është vetëm hapi i parë i një procesi që mund të zgjasë me vite.

Një ditë më herët, udhëheqësit e Kosovës, përfshirë kryeministrin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, e nënshkruan aplikimin për anëtarësim në BE në Prishtinë, duke e cilësuar si “hap historik” për Kosovën.

Javën e ardhshme, presidenca çeke e BE-së pritet t’i njoftojë vendet tjera anëtare për aplikimin e Kosovës.

Trajtimin e kësaj çështjeje do ta vazhdojë pastaj Suedia, e cila merr kryesimin e BE-së nga 1 janari.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova mbetet e fundit në procesin e integrimeve evropiane.

You Might Also Like

Ju tregoj unë: Ja si erdhi deri te shkatërrimi i organizimit të brendshëm të UÇK-së dhe LPK-së (1998–1999)

100-vjetori i “Urdhrit të Skënderbeut”, 24 personalitete të dekoruara

Shqipëria pret vitin tjetër tryezën e udhëheqësve fetarë të Ballkanit

51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia po heton zhdukjen e dy vajzave në Prishtinë e Podujevë

Kosova Times December 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ndalohet ukrainasi (62), me patentë shoferi nga epoka e BRSS-së tenton kalimin e kufirit

Kosova Times Kosova Times October 14, 2025
U shpallen fituesit e çifteve të përziera U19 dhe U15 në WTT Youth Contender Prishtina 2024
Gjykata e Apelit arrin efikasitet prej 80.1% gjatë muajit tetor 2025
Koreja e Veriut financon programin e saj bërthamor përmes marrëveshjeve sekrete me Rusinë
Arsenali e nis me fitore, mposht Wolvesin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?