Pas një sëmundje të shkurtë në moshën 79-vjeçare ka ndërruar jetë Ismajl Sali Kastrati.
I lindur në Hogosht të Kamenicës, në një familje me tradita kombëtare, z. Kastrati mbajti pozita të ndryshme të larta në fushën e ekonomisë dhe financave.
Prej vitit 1999 deri në vitin 2005 ai ishte kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës dhe prej vitit 1999 deri në vitin 2002 ishte anëtar i Këshillit Tranzitor të Kosovës.
Në vitet e 90-ta për shkak të aktivitetit të tij politik, ai ishte burgosur nga regjimi serb! Në vitin 1999, ai shërbeu si zëvendësministër për Ekonomi dhe Financa në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës.
Gjatë periudhës 1992 deri në vitin 1999, Kastrati ishte zyrtar në Këshillin Qendror të Kosovës për Financa, fillimisht duke shërbyer si kryetar i Komisionit e pastaj si kryetar i Këshillit.
Kastrati është autor i shumë botimeve që kanë të bëjnë me lëminë e ekonomisë dhe më gjerë.
I ndjeri la pas vetës gruan dhe katër fëmijë, derisa varrimi i tij bëhet nesër me datën 16.12.2022 në orën 12:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

 
         
         
         
         
        

 
        


