By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 19 dhjetor
December 19, 2025
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nga sot aksi Thumanë-Kashar bëhet me pagesë, ja sa do paguajnë automjetet që do kalojnë aty
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nga sot aksi Thumanë-Kashar bëhet me pagesë, ja sa do paguajnë automjetet që do kalojnë aty
Lajme

Nga sot aksi Thumanë-Kashar bëhet me pagesë, ja sa do paguajnë automjetet që do kalojnë aty

Kosova Times
Last updated: 2025/01/04 at 10:03 AM
Kosova Times Published January 4, 2025
Share
SHARE

Ashtu siç ishte planifikuar, prej ditës së sotme, 4 Janar 2025, do të nisë aplikimi i pagesës për kalimi në autostradën Thumanë-Kashar, që është pjesë e korridorit Blu.

Vlera e pagesës, do të varet nga mjetet por që nis nga një dysheme prej 2.1 euro pa TVSH dhe 2.52 euro me TVSH.

Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit dhe do të ndryshojë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro. Kontrata parashikon rrumbullakosje të çmimit kur është me presje dhjetore.

Nga ana tjetër, teksa monedha vendase është leku, pagesa në lekë do të bëhet në bazë të një kursi që do të përcaktohet në kontratë, i afërt me kursin e tregut.

Aksi Thumanë-Kashar, u hap për qarkullim në 30 qershor 2024 dhe është një autostradë 21 kilometra.

Kjo rrugë u ndërtua nga burimet financiare të siguruara nga vetë kompania private mbajtëse e konceisonit 35 vjeçar dhe në kthim, do të merren të ardhurat nga tarifat për kalimin në rrugë.

Ky aks, ka patur një kosto 271 milionë euro sikurse u deklarua gjatë ceremonisë së çeljes pak muaj më parë.

Një element tjetër i kontratës, është ai lidhur me garantimin e të ardhurave bazë që do të vijnë nga operimi i rrugës.

Shteti merr përsipër që në 8 vitet e para të nisjes së operimit, nëse nuk arrihet plani bazë të ofrojë mbështetje.

Kështu në vitin e parë plani bazë i të ardhurave për operim dhe mirëmbajtje, është 26.85 milionë euro ndërkohë që shteti do të garantojë 8 milionë euro, në vitin e dytë që përkon me vitin 2025 plani bazë i të ardhurave është 25.58 milionë euro dhe garancia e shtetit ulet në 5.6 milionë euro.

Në vitin e tretë të operimit plani i të ardhurave është 25.10, ndërkohë që nëse nuk arrihet ky plan garancia e shtetit është për 3.92 milionë euro.

Vit pas viti plani i të ardhurave ndryshon, duke kulmuar në 63.15 milionë euro në vitin 2055, teksa mbështetja e shtetit ndalet në vitin 2031 kur garancia e parashikuar është 360 mijë euro.

You Might Also Like

Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime

PDK në Fushë Kosovë premtoi anëtarësim në BE dhe NATO

Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale

Kosova Times January 4, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Festimi i Vidovdanit në Kosovë pa incidente

Kosova Times Kosova Times June 28, 2024
Mungesa e autobusëve urban në Prishtinë, ankohen qytetarët
Sulmi në Jerusalem lë katër të vdekur. Dy terroristë të vrarë
Vrasja e plagosja në Prishtinë, reagon Prokuroria
KQZ ne Rusi nuk e lejoi Ekaterina Duntsova të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?