By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video
June 26, 2025
Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë
June 26, 2025
Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime
June 26, 2025
Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO
June 26, 2025
Diskutim publik me qytetarët e Prishtinës për përmirësim në infrastrukturë
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: U.d. i Prokurorit të Specializuar pas dënimit të Salih Mustafës: Fitore për drejtësinë dhe viktimat e tij
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > U.d. i Prokurorit të Specializuar pas dënimit të Salih Mustafës: Fitore për drejtësinë dhe viktimat e tij
Ballina 1Lajme

U.d. i Prokurorit të Specializuar pas dënimit të Salih Mustafës: Fitore për drejtësinë dhe viktimat e tij

Kosova Times
Last updated: 2022/12/16 at 5:14 PM
Kosova Times Published December 16, 2022
Share
SHARE

Gjykata Speciale e ka shpallur sot fajtor ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën, dhe e ka dënuar me 26 vjet burgim.

Sipas një njoftimi të ZPS-së, Ushtruesi i Detyrës së Prokurorit të Specializuar Alex Whiting, e ka mirëpritur këtë vendim, duke thënë se përbën fitore për drejtësinë, në veçanti “për viktimat e Salih Mustafës dhe familjet e tyre”.

“Aktgjykimi i sotëm përbën një fitore për drejtësinë dhe, në veçanti, për viktimat e Salih Mustafës dhe familjet e tyre, të gjithë shqiptarë të Kosovës, tragjeditë personale të të cilëve ishin në zemër të këtij rasti, dhe që kanë vuajtur për më shumë se dy dekada për shkak të veprimeve të Z. Mustafa,”, ka deklaruar Whiting.

Ai përshëndeti kurajën e dëshmitarëve që dhanë dëshmi para Dhomave të Specializuara.

“Dëshmia e dëshmitarëve që i dhanë besimin e tyre Dhomave të Specializuara që të sjellë drejtësi, pati ndikim kritik tek aktgjykimi dhe unë duartrokas kurajën e tyre të jashtëzakonshme që dolën për të dhënë dëshmi në gjykatë,” vazhdoi Ushtruesi i Detyrës së Prokurorit të Specializuar. “Krijimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës ka bërë të mundur që këto viktima të tregojnë historitë e tyre dhe të marrin drejtësi.”

Mustafa është shpallur fajtor për veprat: vrasje e paligjshme, torturë dhe ndalim arbitrar.

Ky është aktvendimi i parë i këtij institucioni lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë.

Në përmbledhje të aktgjykimit, Kryegjakatësja Mappie Veldt-Foglia ka thënë se dëshmitë e dëshmitarëve kanë qenë të qarta, koherente dhe përputhëse.

“Dëshmitë e kanë konfirmuar njëra-tjetrën”, ka thënë ajo.

Njoftimi i plotë i ZPS-së:

Ushtruesi i Detyrës së Prokurorit të Specializuar Alex Whiting mirëpriti vendimin e sotëm në gjykimin ndaj Salih Mustafës si një masë që u jep drejtësi viktimave dhe përshëndeti kurajën e dëshmitarëve që dhanë dëshmi para Dhomave të Specializuara.

“Aktgjykimi i sotëm përbën një fitore për drejtësinë dhe, në veçanti, për viktimat e Salih Mustafës dhe familjet e tyre, të gjithë shqiptarë të Kosovës, tragjeditë personale të të cilëve ishin në zemër të këtij rasti, dhe që kanë vuajtur për më shumë se dy dekada për shkak të veprimeve të Z. Mustafa,” tha Z. Whiting në përgjigje të vendimit fajtor nga Trupi Gjykues.

“Dëshmia e dëshmitarëve që i dhanë besimin e tyre Dhomave të Specializuara që të sjellë drejtësi, pati ndikim kritik tek aktgjykimi dhe unë duartrokas kurajën e tyre të jashtëzakonshme që dolën për të dhënë dëshmi në gjykatë,” vazhdoi Ushtruesi i Detyrës së Prokurorit të Specializuar. “Krijimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës ka bërë të mundur që këto viktima të tregojnë historitë e tyre dhe të marrin drejtësi.”

Mustafa u shpall fajtor për katër akuza për krime lufte – mbajtje arbitrare; torturë; dhe vrasje – dhe u dënua me 26 vjet burg.

Të gjithë viktimat ishin shqiptarë të Kosovës, disa prej të cilëve i ishin bashkuar UÇK-së vullnetarisht sepse ata besonin me forcë në luftën për pavarësinë e Kosovës.

“Gjykata vendosi se Z. Mustafa përdori autoritetin e tij për të viktimizuar dhe trajtuar brutalisht bashkëpatriotët e tij shqiptarë të Kosovës,” tha Z. Whiting.

Mustafa u arrestua më 24 shtator 2020 nga ZPS-ja pas lëshimit të një urdhër arresti, urdhër transferimi dhe aktpadie të konfirmuar nga një gjykatës i procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Gjykimi filloi më 15 shtator 2021 dhe ZPS-ja e mbylli çështjen e saj më 4 shkurt 2022. ZPS-ja paraqiti kundërprovat më 1 qershor 2022 dhe procedura e paraqitjes së provave përfundoi më 20 qershor 2022. Deklaratat përmbyllëse u bënë në periudhën 13 dhe 15 shtator 2022. ZPS-ja thirri 14 dëshmitarë gjithsej.

“Me vendimin e sotëm, Dhomat e Specializuara kanë treguar se ato janë një gjykatë për viktimat dhe rreth viktimave dhe se nuk ka datë skadimi për dhënien e llogarisë,” përfundoi z. Whiting. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime

Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO

Hani i Elezit sot regjistroi temperaturën më të lartë në Kosovë me 39.7°C

Murati: Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet

Gjykata Komerciale favorizon Telekomin në përballje me përmbaruesin

Kosova Times December 16, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Gjenden trupat e nënës dhe djalit të saj, që dyshohet se u vetëmbytën në Shkodër

Kosova Times Kosova Times May 7, 2024
Ministri i Jashtëm gjerman: Vendosja e raketave amerikane do të ndihmojë në “frenimin e Putinit”
Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje
Ronaldo udhëheq sulmin e Portugalisë ndaj Sllovenisë –  formacionet zyrtare
Elshani: Situatë e qetë në veri, policia ndihmon banorët e Banjskës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?