By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arrestohen dy gra për sulm ndaj një gruaje tjetër në Podujevë
June 4, 2025
Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima të Agresionit
June 4, 2025
Moti në Shqipëri me diell
June 4, 2025
Vende në këmbë në aeroplanë – E ardhmja e re e fluturimeve të lira?
June 4, 2025
Moti sot i nxehtë, temperatura deri në 31 gradë
June 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina bllokon kalimin e gazit rus në Evropë, rriten çmimet e gazit 
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ukraina bllokon kalimin e gazit rus në Evropë, rriten çmimet e gazit 
Ballina 2Rajon / Botë

Ukraina bllokon kalimin e gazit rus në Evropë, rriten çmimet e gazit 

Kosova Times
Last updated: 2025/01/04 at 7:42 PM
Kosova Times Published January 4, 2025
Share
SHARE

Çmimet e gazit në Evropë janë rritur, pasi Ukraina ndaloi kalimin e gazit rus përmes territorit të saj drejt Bashkimit Evropian. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, Moska dikur përmbushte mbi një të tretën e nevojave të Evropës. Kontinenti evropian megjithatë ka arritur të heqë dorë nga gazi rus pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë në vitin 2022.

Çmimet e gazit me shumicë në Evropë u rritën të enjten në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2023.

Rritja ndodhi pas vendimit të Ukrainës që ndaloi kalimin tranzit të gazit rus përmes territorit të saj drejt Evropës nga 1 janari. Moska do të humbasë mbi 5 miliardë dollarë në vit. Ukraina do të humbasë rreth 800 milionë dollarë që i siguronte nga tarifat. Megjithatë, ndikimi në Evropë do të jetë i kufizuar, thotë analisti Thomas O’Donnell.

“Të gjithë kanë qenë të përgatitur për këtë. Sigurisht, ka fitues dhe humbës deri në një pikë të caktuar. Disa vende si Sllovakia, Hungaria dhe Austria janë më të varura nga kjo se të tjerat. Ato nuk do të kenë mungesa gazi, por do të duhet të paguajnë më shumë, siç po bëjnë gjithë të tjerët”, thotë zoti O’Donnell nga Qendra ‘Wilson’.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha muajin e kaluar se ai nuk do t’i jepte më Rusisë “mundësinë për të fituar miliarda dollarë”, ndërsa forcat e saj vazhdojnë agresionin në tokën e Ukrainës.

Kryeministri sllovak Robert Fico është i afërt me Presidentin rus Vladimir Putin. Të dy u takuan në Moskë muajin e kaluar.

Kryeministri Fico e kundërshton mbështetjen perëndimore për Kievin.

Gjatë një fjalimi që mbajti të mërkurën, pasi Ukraina ndërpreu kalimin e gazit rus, zoti Fico akuzoi bllokun evropian për sakrifikimin e interesave të anëtarëve më të vegjël për ato që ai i quajti qëllime “të pakuptimta” gjeopolitike.

“Kjo do të ketë ndikim drastik për të gjithë ne në Bashkimin Evropian, por jo për Federatën Ruse”, tha kryeministri Fico.

Në realitet, Bashkimi Evropian e ka ulur tejmase varësinë e tij nga gazi rus, pjesërisht falë rritjes së madhe të importeve të gazit nga Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 2024 importet e gazit rus përmes Ukrainës përbënin rreth 5% të furnizimeve totale të Evropës. Një pjesë e gazit u dërgua në Evropën Perëndimore përmes Sllovakisë që, sipas analistit O’Donnell, shpjegon shqetësimet e kryeministrit sllovak.

“Sllovakia fitonte rreth gjysmë miliardë dollarë nga tarifat e kalimit të gazit rus përmes sistemit sllovak të tubacioneve”, thotë zoti O’Donnell nga qendra ‘Wilson’.

Përpara fillimit të agresionit rus në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, firma shtetërore ruse ‘Gazprom’ ishte furnizuesi më i madh i gazit në Evropë. Sipas analistit O’Donnell, udhëheqësi rus Putin e llogariti gabim përgjigjen e Evropës ndaj luftës në Ukrainë.

“Presidenti Putin e portretizon veten si një nacionalist i madh rus. Ky nacionalist i madh rus sapo humbi një nga bizneset më të mëdha që Rusia ka pasur ndonjëherë”.

Rrugët e tjera të furnizimit të Moskës për në Evropë janë të kufizuara.

Tubacioni ‘Yamal-Evropë’, përmes Bjellorusisë, u mbyll në vitin 2022. Disa muaj më vonë, gazsjellësi ‘Nord Stream’ nën Detin Baltik për në Gjermani u sabotua.

Rusia është ende në gjendje të furnizojë me gaz Hungarinë, Turqinë dhe Serbinë përmes tubacionit ‘TurkStream’.

You Might Also Like

Çfarë dihet për dronin misterioz “Maricka” dhe rolin e tij në sabotimin e urës së Krimesë

Këto janë 10 qytetet më të mira në botë për të jetuar në vitin 2025

Një numër rekord rusësh që nga fillimi i luftës kanë dalë në favor të bisedimeve të paqes me Ukrainën

Ukrainasit sulmojnë urën e Krimesë me 1,100 kg eksploziv.

Kurti: Kosova po kthehet në një destinacion më tërheqës investimi

TAGGED: #Çmimet, #Gazi rus, Ukraina
Kosova Times January 4, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

MFPT: Ekzekutimi i pensioneve shtyhet për nesër

Kosova Times Kosova Times October 17, 2022
Mbyllet kompania paralele e ujësjellësit dhe mbeturinave në Shtërpcë
Heroi im!
Vendimi i BE-së, Tahiri: Ligjërisht është i dëmshëm
Visar Bekaj optimist: Pse të mos fitojmë në Oslo
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?