By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 dhjetor
December 26, 2025
Haradinaj: Të fokusuar në bujqësi, stabilitet energjetik dhe NATO
December 25, 2025
Imazhe të reja të bazës sekrete të Lukashenkos
December 25, 2025
Babadimri përfundoi udhëtimin e këtij viti dhe u shpërndau dhurata fëmijëve, fluturimi u ndoq nga dhjetëra mijëra njerëz
December 25, 2025
Hamza në Kaçanik premton investime kapitale
December 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ia prenë 2000 fidanë të qershive, keqbërësit ende s’janë gjetur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Ia prenë 2000 fidanë të qershive, keqbërësit ende s’janë gjetur
Bujqësi

Ia prenë 2000 fidanë të qershive, keqbërësit ende s’janë gjetur

Kosova Times
Last updated: 2025/01/05 at 9:10 PM
Kosova Times Published January 5, 2025
Share
SHARE

Një familjeje në fshatin Gërdoc të Podujevës dikush ua ka dëmtuar, me sëpatë, 2000 fidanë të qershive. Policia është e njoftuar me këtë rast, por ende nuk janë gjetur autorët. Për familjen, e cila merret me këtë biznes, ky dëm është vështirë i riparueshëm.

“Kom marrë produkt prej kësaj qershie, por nga keqbërësit ka ndodh kjo që ka ndodhë”, tha Albion Hoxha, pronar i pemishtes.

Fillimisht ia kishin dëmtuar rrethojën e më pas me sëpata ia kishin prerë 2000 trupa të qershive nga 2800 sosh sa i kishte pasur të mbjella familja Hoxha në pemishten që e kishin ngritur me investime familjare e subvencione.

“Ka ndodhë një akt i tmerrshëm i cili i cili nuk i ndodh askujt se ka ndodhë ka hy dikush e ka dëmtua fillimisht rrethojën edhe tani i ka dëmtua edhe qershitë, mbi 200 copa qershi janë të prera me sakicë”, tha ai.

Ai tregon se për akt nga persona të panjohur e ka njoftuar edhe policinë.

“Autorët e kryerjes së kësaj vepre nuk mund të më ndalin mu me zhvillu kom me ngrit edhe më shumë edhe ky është biznes familjar që e kemi ngritë me familje që e kemi punua bashkërisht krejt që kemi punua edhe dëmi është shumë marramendës, i madh”, thotë pronari i pemishtes.

Dy vitet e fundit pemishtja kishte filluar të jepte prodhim. Pronari i saj konsideron se kjo i është bërë nga persona që dëshirojnë ta largojnë dhe ta dekurajojnë të merret me këtë biznes. Por, Hoxha thotë se me përkushtimin e njëjtë do ta ngrejë pemishten e re, teksa pret nga organet e rendit që keqbërësit t’i vërë para drejtësisë.

You Might Also Like

Dron për monitorimin inteligjent të kulturave bujqësore në Fushë-Krujë e Shkodër

Faton Peci lë postin e ministrit falënderon Kurtin dhe fermerët

Rendimenti më i lartë nis nga fara cilësore

Studimi: Kimikate toksike të gjetura në drithëra dhe bukë në të gjithë Evropën

Kërkesa në rritje për fidane lulesh hibride, sfidë fuqia punëtore

TAGGED: #200 fidanë të qershive, #Dëmtuar, #Podujevë
Kosova Times January 5, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

PDK prish koalicionin me LDK-në në kryeqytet

Kosova Times Kosova Times February 8, 2024
RrGK: Prokuroria dështoi për rastin e dhunimit të 11-vjeçares
Studentët në Shkup protestojnë ndaj vonesës së bursave
Tre të arrestuar për fajde në Prizren, sekuestrime dhe prova të rëndësishme gjatë aksionit
Hoxha: Sjellja e dobët e qeveris në raport me aleatë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?