By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pekini ‘nuk është i prirur për paqe’, thonë ministrat e mbrojtjes të Japonisë dhe SHBA-së
December 12, 2025
Nëse ju pëlqejnë topat e kokosit, do ta adhuroni këtë recetë: Më mirë se Rafaeli, dhe gati për 10 minuta
December 12, 2025
Moti në Shqipëri me diell në të gjithë vendin
December 12, 2025
Axhenda ndërkombëtare
December 12, 2025
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: IKSHPK thirrje qytetarëve: Vaksinohuni kundër gripit sezonal
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > IKSHPK thirrje qytetarëve: Vaksinohuni kundër gripit sezonal
Ballina 1Shëndetësi

IKSHPK thirrje qytetarëve: Vaksinohuni kundër gripit sezonal

Kosova Times
Last updated: 2025/01/07 at 2:23 PM
Kosova Times Published January 7, 2025
Share
SHARE

Derisa numri i rasteve të prekur nga gripi është rritur ditëve të fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal.

Sipas IKSHPK-së rritja e rasteve me grip ka rezultuar edhe me rritje të fluksit të qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore në institucionet shëndetësore.

“Gripi sezonal është sëmundje akute infektive e cila te një numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike, ndërsa vaksina kundër gripit është mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e infektimit dhe përhapjen e virusit”, thuhet në thirrjen e institutit.

Sipas tyre, duke qenë që sezoni i gripit zgjatë edhe për disa muaj, u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim moshe që të vaksinohen si masë parandaluese kundër gripit, me theks të veçantë grupeve me prioritet si: punëtorët shëndetësor, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe me imunitet të komprometuar, personat mbi 65 vjeç dhe fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç me indikacione shëndetësore.

Kanë bërë të ditur se Ministria e Shëndetësisë ka siguruar për këtë sezon të gripit 85 mijë doza të vaksinës dhe qytetarët mund të vaksinohen në secilën komunë, në qendrën më të afërt të Mjekësisë familjare.

Në të njëjtën kohë, IKSHPK u bën thirrje qytetarëve që të zbatojnë edhe masa të tjera parandaluese si: mbajtjen e higjienës personale, evitimin e kontakteve të afërta me individë të sëmurë, reduktimin e vizitave të familjarëve tek personat e hospitalizuar, evitimin e vendeve të mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz, etj.

“Vaksinimi mbetet mënyra më efikase për parandalimin e virusit të gripit, ndërsa efekti i saj fillon 1 deri 2 javë pas marrjes, ndërsa mbrojtja vazhdon rreth një vit pas vaksinimit”, thuhet në thirrjen e IKSHPK-së.

You Might Also Like

KPK anulon procesin e rekrutimit të prokurorëve

Kurti për moscertifikimin e kandidatëve të Listës Serbe: Çështje e KQZ-së

Kabineti i Osmanit takim me zyrtarin e DASH-it

2,076,290 qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Osmani: ASHAK, qendra ku lindën idetë që i dhanë themel shtetit tonë

TAGGED: #Gripi sezonal, #IKShPK, #Vaksinimi
Kosova Times January 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Njoftoi se nuk do ta bënte pjesë të administratës së re, reagon ish-ambasadorja e SHBA-së: Jam krenare që punova me Trump

Kosova Times Kosova Times November 10, 2024
FOL: Mbi 1300 raste të dhunës në familje u bartën për trajtim nga viti i kaluar
150 serbë nga Kosova në këmbë për në mitingun e Vuçiqit në Beograd
Ukraina e zmbraps një sulm rus me dronë në Harkiv
Këto janë pesë detyrat kryesore të BE-së në vitin 2025
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?