By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putin thotë se Rusia dhe SHBA-të diskutojnë projekte të përbashkëta energjetike në Alaska dhe Arktik
August 24, 2025
Navarro paralajmëron se Trump rrezikon prishjen e marrëdhënieve SHBA-Indi për shkak të tregtisë së naftës ruse
August 24, 2025
Uzbekistani i bashkohet Turkmenistanit dhe Azerbajxhanit në përpjekjet për zgjerimin e korridoreve tregtare dhe tranzitore
August 24, 2025
Vuthaj, perla e Plavës dhe Gucisë rikthehet në jetën turistike
August 24, 2025
Kurti: Kosova mbështet sovranitetin e Ukrainës
August 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Saga e Hotelit Grand – Pse do të paguajë Kosova miliona për privatizimin e dështuar?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Saga e Hotelit Grand – Pse do të paguajë Kosova miliona për privatizimin e dështuar?
Ballina 1Lajme

Saga e Hotelit Grand – Pse do të paguajë Kosova miliona për privatizimin e dështuar?

Kosova Times
Last updated: 2025/01/08 at 5:59 PM
Kosova Times Published January 8, 2025
Share
SHARE

Gati 20 vjet pas tentativës së dështuar për privatizimin e Hotelit Grand në Prishtinë, shteti i Kosovës do t’i paguajë mbi 7 milionë euro kompanisë Mabco Construction, që fitoi gjyqin në arbitrazhin ndërkombëtar në fillim të janarit.

Kjo kompani, në pronësi të Behgjet Pacollit, deputet dhe ish-president i Kosovës, pretendon se i është bërë padrejtësi, pasi ka paguar për aksione të hotelit që nuk i mori kurrë. Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka pranuar se do të duhet ta kryejë këtë pagesë, por ka theksuar se “Grandi do të mbetet në pronësi të Kosovës”.

Recepsioni i Hotelit Grand në Prishtinë.
Recepsioni i Hotelit Grand në Prishtinë.

Një recepsion i gjerë, me dollapë të vegjël që mbajnë çelësat e dhomave, është pamja e parë që të shfaqet në hyrje të Hotelit Grand në Prishtinë. Megjithatë, pritja e mysafirëve nuk është aktualisht aktiviteti më i zakonshëm në këtë objekt, që është në pronësi publike.

Së voni, në të djathtë të recepsionit, shpesh shihen fleta të bardha me mbiemra familjesh dhe shigjeta orientuese, që drejtojnë për në salla ku organizohen pritje ngushëllimesh në raste vdekjesh.

Kjo është një nga mënyrat sesi po përdoren sallat e hotelit sot, i cili në vitet ’70 kishte namin si një nga hotelet më të mëdha në ish-Jugosllavi.

Në Grand janë vendosur gjithashtu disa biznese dhe organizata joqeveritare, të cilat operojnë në hapësirat e këtij objekti me një sipërfaqe prej rreth 32.000 metrash katrorë.

Shenjat që orientojnë ngushëlluesit në sallat e Hotelit Grand.
Shenjat që orientojnë ngushëlluesit në sallat e Hotelit Grand.

I ndërtuar në vitin 1978, hoteli ka gjithsej 350 dhoma, por, sipas deklarimeve të fundit në media të menaxhmentit, aktualisht janë funksionale vetëm rreth 150 prej tyre, me pagesë prej rreth 20 eurosh në natë.

Prania e tij online është pothuajse inekzistente, përfshirë në platformat ndërkombëtare për udhëtime si Booking, ndërsa ueb-faqja zyrtare e hotelit nuk funksionon.

Si nisi dhe pse dështoi privatizimi i hotelit?

Që nga ndërtimi, Hoteli Grand ishte pronë shoqërore, i destinuar për akomodim dhe gastronomi.

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe luftës në Kosovë më 1999, Grandi kaloi në pronësi të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM).

Kjo agjenci, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, u shndërrua në atë që sot quhet Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), e cila merret me privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore.

Në vitin 2005, asokohe AKM-ja nisi procesin e privatizimit të Hotelit Grand, përmes një metode të njohur si “Spin Off Special”, sipas së cilës blerësi nuk kishte të drejtë ta ndryshonte funksionin e ndërmarrjes.

Dikur Grandi ishte një nga hotelet më të mëdha në rajon.
Dikur Grandi ishte një nga hotelet më të mëdha në rajon.

Në vitin 2006, pas përfundimit të procedurave të ofertimit, fitues u shpall Zelqif Berisha, pronari i kompanisë Unio Commerce.

Sipas kontratës, Berisha do të paguante mbi 8 milionë euro në këmbim të aksioneve të Grandit.

Kontrata parashihte që blerësi i Grandit të investonte rreth 20 milionë euro brenda dy vjetësh dhe të punësonte më shumë se 400 punëtorë.

Pas konstatimit se investimet e parapara nuk ishin realizuar, më 2012, institucioni, që tashmë njihej si AKP, vendosi t’i rikthente aksionet e Grandit, duke ia hequr pronësinë Berishës.

Ndonëse ishte ankuar në shumë instanca gjyqësore, deri në Gjykatën Kushtetuese, Zelqif Berisha nuk arriti kurrë t’i rikthente aksionet e Grandit.

Radio Evropa e Lirë ka provuar të marrë komente nga Berisha në lidhje me këtë çështje, por ai nuk ishte i qasshëm deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

Si u përfshi në këtë histori kompania e Behgjet Pacollit?

Në gjithë procedurën për blerjen e Grandit, Zelqif Berisha dhe kompania e tij figuronin zyrtarisht si blerësit e vetëm.

Megjithatë, në atë kohë, pretendentë për aksionet e Grandit u bënë edhe kompania e Behgjet Pacollit, Mabco Construction, e regjistruar në Zvicër, si dhe biznesmeni tjetër nga Kosova, Remzi Ejupi, me kompaninë e tij Eurokoha Reisen.

Këta të dy, sipas deklarimeve publike dhe proceseve të mëvonshme gjyqësore, pretenduan se kishin arritur një marrëveshje me Berishën për të bashkëfinancuar blerjen e Grandit.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Berisha do të mbante 40% të aksioneve, ndërsa Mabco do të fitonte 40% të tyre dhe 20% të tjera do t’i takonin Eurokohës.

Mabco pretendoi se për blerjen e Grandit kishte bërë një transferim prej 4 milionë eurosh, para që u inkasuan nga AKP-ja.

Megjithatë, bashkëpronësia e kompanive të tjera nuk u njoh kurrë nga AKP-ja dhe nuk u zyrtarizua gjatë procesit, pavarësisht se dy kompanitë e tjera ndoqën çështjen ligjërisht në shumë instanca gjyqësore.

Përfaqësuesit e Zelqif Berishës kanë thënë po ashtu se kompania e tij ka bërë investime në Grand.

Një fasadë e rinovuar e Grandit.
Një fasadë e rinovuar e Grandit.

Çështja mbeti pezull deri në vitin 2017, kur Mabco Construction paraqiti një ankesë në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve të Investimeve (ICSID), një gjykatë ndërkombëtare arbitrazhi në Uashington, duke kërkuar që kompanisë t’i ktheheshin paratë e paguara.

Në këtë gjykatë, Mabco u përball me Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës, e cila e përfaqësoi shtetin në këtë procedurë.

Më 4 janar, Pacolli njoftoi përmes një postimi në Facebook se gjykata kishte vendosur në favor të kompanisë së tij.

“Vendimi i arbitrazhit ndërkombëtar është një obligim për Qeverinë që të kthejë shumën që Mabco e pagoi në vitin 2006 në llogarinë e shtetit”, shkroi Pacolli.

Ndonëse nuk e kanë publikuar vendimin, në faqen e ICSID-it figuron se vendimi për rastin e Mabco-s kundër shtetit të Kosovës është marrë më 3 janar.

Këtë vendim e ka konfirmuar, po ashtu në Facebook, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila pranoi se detyrohen ta bëjnë pagesën për Mabco-n, por se kompania nuk do të marrë aksione të Grandit.

“Pronësinë mbi pronën publike nuk ia lejojmë askujt. Prandaj, Grandi mbetet i Kosovës, e i qytetarëve të saj”, shkroi ajo më 4 janar.

Sa do të paguajë Qeveria dhe kur?

Sipas avokatit të Mabco-s, Shkumbin Asllani, shuma që shteti i Kosovës i detyrohet kompanisë është rreth 7 milionë euro.

Ai shpjegon se kjo shumë përfshin 4 milionë eurot e paguara nga Mabco në vitin 2006, si dhe interesin e vlerësuar dhe shpenzimet procedurale.

Gjithashtu, sipas tij, vendimi është i ekzekutueshëm menjëherë.

“Qeveria e Kosovës ka 60 ditë për ta ekzekutuar pagesën. Nëse nuk e bën, fillon rrjedhja e interesit”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Hoteli Grand në Prishtinë.
Hoteli Grand në Prishtinë.

Sipas Asllanit, Remzi Ejupi dhe kompania e tij nuk ishin palë në këtë proces, të cilin kompania Mabco e ndoqi si e vetme.

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Drejtësisë, nuk u është përgjigjur pyetjeve të REL-it në lidhje me shumën që duhet të paguhet apo nëse vendimi është i apelueshëm.

As Remzi Ejupi nuk ishte i qasshëm për të dhënë një koment në lidhje me rastin.

Deri më tani, Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe Qeveria e Kosovës nuk kanë dhënë përgjigje lidhur me planet konkrete për hotelin në të ardhmen.

You Might Also Like

Kurti: Kosova mbështet sovranitetin e Ukrainës

Osmani: Kosova po fuqizon industrinë e mbrojtjes, duhet anëtarësim në NATO

Humb jetën një person, e goditi një trung druri

Tejkalojnë shpejtësinë, policia dënon 5 shoferë në rajonin e Ferizajt

Nje homazh dhe konsiderate per Artur Zhejin

TAGGED: #Grand Hotel
Kosova Times January 8, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Tajvani ushtron zmbrapsjen e një pushtimi të simuluar kinez

Kosova Times Kosova Times July 27, 2023
Ka fituar gjithçka me ekipin e femrave, Barça gati t’ia besojë stolin
Administrata në Gjilan zgjat orarin e punës për bashkatdhetarë
LDK-ja shtron iftar për BIK-un
Interi dhe Inzaghi arrijnë marrëveshje, ja sa do të përfitojë italiani
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?