By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zelensky nuk mund t’ua dorëzojë territorin rusëve edhe nëse do, ja pse
December 8, 2025
Bloomberg: SHBA-të mbështetën planet e Irakut për të transferuar asetet e Lukoil
December 8, 2025
Osmani viziton Dritën, e përgëzon për suksesin në Evropë
December 8, 2025
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
December 8, 2025
SHBA kodifikon qëndrimet pro Kosovës në ligjin e mbrojtjes
December 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinken: Ideja e Trumpit që SHBA-ja ta marrë nën kontroll Grenlandën s’do të realizohet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Blinken: Ideja e Trumpit që SHBA-ja ta marrë nën kontroll Grenlandën s’do të realizohet
Ballina 2Rajon / Botë

Blinken: Ideja e Trumpit që SHBA-ja ta marrë nën kontroll Grenlandën s’do të realizohet

Kosova Times
Last updated: 2025/01/08 at 8:10 PM
Kosova Times Published January 8, 2025
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se bota “nuk duhet të humbë shumë kohë” me atë që është duke e thënë presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, rreth Grënlandës.

Trumpi e bëri të qartë përsëri këtë javë se dëshiron që territori gjysmautonom i Danimarkës të vihet nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara dhe tha se nuk e hedh poshtë as mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake për ta arritur këtë.

“Neve na nevojitet Grënlanda për qëllime të sigurisë kombëtare”, tha Trump.

Megjithatë, sekretari në shkuarje i Shtetit tha se qëllimet e presidentit të ri amerikan me gjasë nuk janë asgjë më shumë se vetëm fjalë.

“Ideja e shprehur për Grënlandën nuk është e mirë, natyrisht”, tha Blinken gjatë një vizite në Paris.

“Mbase më e rëndësishme është, sigurisht, ideja se kjo nuk do të ndodhë. Prandaj, ne mbase nuk duhet të humbim shumë kohë duke folur për këtë”, tha ai.

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot, gjithashtu hodhi poshtë mundësinë që forcat amerikane të vendosen kundër Danimarkës, e cila është aleate e SHBA-së në aleancën ushtarake të NATO-s.

Megjithatë, Barrot paralajmëroi se Evropa duhet të përgatitet për një periudhë turbulencash në të ardhmen.

“A mendon dikush se Shtetet e Bashkuara do ta pushtojnë Grënlandën? Përgjigja është ‘jo’”, tha ministri francez.

“Por, a mendojmë se po hyjmë në një periudhë ku ligji i më të fortit po kthehet? Përgjigja është ‘po’”, shtoi ai.

Barrot theksoi se Evropa duhet të bëhet më e fortë ushtarakisht dhe më konkurruese ekonomikisht e komercialist për t’iu përgjigjur kësaj situate.

“Duhet të shkojmë shumë më larg për ta ritheksuar se kush jemi dhe çfarë duam”, tha ai.

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka thënë se nuk beson se Shtetet e Bashkuara do ta përdorin fuqinë ushtarake ose ekonomike për ta marrë kontrollin mbi Grënlandën dhe i ka bërë thirrje SHBA-së të ketë sjellje më “respektuese ndaj popullit të Grënlandës”.

Në Gjermani, kancelari Olaf Scholz theksoi të mërkurën se parimi i paprekshmërisë së kufijve vlen për çdo vend, pavarësisht sa i fuqishëm është ai, duke reaguar ndaj komenteve të Donald Trumpit, pa e përmendur presidentin e zgjedhur me emër.

“Kufijtë nuk duhet të ndryshohen me forcë”, tha Scholz.

You Might Also Like

Zelensky nuk mund t’ua dorëzojë territorin rusëve edhe nëse do, ja pse

Bloomberg: SHBA-të mbështetën planet e Irakut për të transferuar asetet e Lukoil

VIDEO Njeriu i Putinit: Unë nuk jam president, kështu që mund ta them këtë. Jemi në luftë me Evropën

Një pilot ushtarak ukrainas është vrarë

Kremlini ka një taktikë të re. Ushtarët e vdekur bëhen “dezertorë” për të mbuluar humbjet e tyre

TAGGED: #Antony Blinken, #Donald Trump, #Grënlanda
Kosova Times January 8, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kushner pas nënshkrimit të kontratës për Shtabin e Përgjithshëm: “Projekti do ta ngrejë më tej Beogradin në nivelin e destinacionit më të mirë ndërkombëtar”

Kosova Times Kosova Times May 16, 2024
Petrit Halilaj fiton `Çmimin Nasher 2027`
ShBA nën një valë përvëluese të nxehti
Osmani: Vepra e Prof. Repishtit dëshmi e guximit për lirinë e Kosovës
Presidentja e KE-së në Kiev për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?