By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusia sulmon qytetet ukrainase me dronë disa orë pas bisedimeve të paqes, duke vrarë dhe plagosur civilë
June 3, 2025
Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia shkakton zemërim tek vendasit
June 3, 2025
Qeveria britanike kërcënon të padisë Roman Abramovichin
June 3, 2025
Një tërmet i fortë trondit Turqinë jugperëndimore: Një vajzë (14) vdes nga një sulm paniku
June 3, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët: Fushata zgjedhore pritet të intensifikohet me retorikë të ashpër
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Analistët: Fushata zgjedhore pritet të intensifikohet me retorikë të ashpër
Ballina 1Lajme

Analistët: Fushata zgjedhore pritet të intensifikohet me retorikë të ashpër

Kosova Times
Last updated: 2025/01/08 at 10:57 PM
Kosova Times Published January 8, 2025
Share
SHARE

Fushata elektorale për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë do të nisë këtë të shtunë, duke hapur një periudhë të rëndësishme për partitë politike dhe qytetarët. Ky moment shënon fillimin e një periudhe të angazhimit intensiv për të prezantuar platformat dhe vizionet e ndryshme për të ardhmen e vendit. Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim, Dorajet Ymeri, politolog, dhe Shkelzen Dakaj, gazetar, kanë ndarë mendimet e tyre për fushatën që pritet të nisë.

Eugen Cakolli tha se beson se periudha e fushatës zyrtare elektorale do të jetë një përmbyllje e aktiviteteve që partitë i kanë realizuar në tre muajt e fundit, pasi, sipas tij, tashmë partitë kanë kryer pjesën më të madhe të punës gjatë parafushatës.

“Periudha përfundimtare e fushatës do të intensifikohet, besoj, edhe në kuptimin e numrit të aktiviteteve që do të organizohen, por edhe në ashpërsimin e gjuhës dhe retorikës politike. Kjo është për shkak të faktit që, sa më afër të jenë proceset zgjedhore, ka një tendencë të subjekteve politike që, në mungesë të programeve dhe pikave dalluese, të lëshohen në akuza dhe kundërakuza, të cilat dëmtojnë atmosferën e një fushate zgjedhore të barabartë,” tha Cakolli.

Ai theksoi gjithashtu se strategjia kryesore e partisë në pushtet do të jetë më shumë legjitimimi i qeverisjes së deritanishme, sesa premtimet si ato të vitit 2021.

Ndërsa politologu Dorajet Ymeri tha se partitë politike po përgatiten për të bindur qytetarët, veçanërisht ata të pavendosur.

“Partitë politike po intensifikojnë një fushatë tepër të madhe, sidomos te njerëzit që vështirë se do të dalin në zgjedhje. Fokusi kryesor i tyre do të jetë te ata që nuk janë deklaruar ose nuk janë militantë politikë dhe që gatishmërinë për të marrë pjesë në zgjedhje e lidhin ekskluzivisht me përkrahjen e një projekti të caktuar politik.”

Ai shtoi se, krahasuar me diskursin politik të para katër viteve, fushata aktuale është relativisht e qetë. Sipas tij, partitë janë më të kufizuara në diskursin publik dhe një zgjim më i madh elektoral pritet në dy javët e fundit të fushatës.

Gazetari Shkelzen Dakaj ka vënë në pah dinamikat e ndryshme mes partive opozitare dhe partisë në pushtet gjatë parafushatës për zgjedhjet në Kosovë. Ai theksoi se opozita ka qenë më aktive gjatë periudhës parafushatës, ndërsa partia në pushtet ka filluar të intensifikojë angazhimin në ditët e fundit.

Sipas Dakajt, opozita ka zgjedhur një qasje më të qetë dhe të pakonfrontuar ndaj partisë në pushtet gjatë kësaj fushate, duke reflektuar të njëjtën tendencë si gjatë mandatit aktual qeverisës.
“Opozita, ashtu siç nuk ka qenë shumë e zëshme ndaj pushtetit gjatë këtij mandati, ka zgjedhur që edhe gjatë fushatës të mos konfrontohet me partinë në pushtet,” tha Dakaj.

Ai theksoi dy këndvështrime mbi këtë qasje të opozitës:

“Kjo mund të shihet prej dy këndvështrimeve: ose që nuk po guxojnë të sfidojnë atë që quhet pika e fortë e Albin Kurtit, ose që nuk po duan t’i japin mundësinë për t’u konfrontuar me ato tema me të cilat ka ardhur në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa edhe sot po e shohim që po mundohet t’i rikthejë në debatin publik”.

Sipas Dakajt në ditët e fundit të fushatës, partitë opozitare do të ballafaqohen me një gjuhë të ashpër të ballafaqimit.

 

You Might Also Like

Moti sot me diell, temperatura deri në 30 gradë

Mustafa i PDK-së i reagon Muratit për pagat

Gërvalla takon homologun nga Tanzania, fokus te bashkëpunimi dypalësh

Osmani pret përfaqësues shtetëror në Forumin Ndërkombëtar

Sorensen thotë se planifikon së shpejti organizimin e takimit trepalësh

TAGGED: #Fushata zgjedhore, #Partitë politike
Kosova Times January 8, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ShBA-ja rrit normat e interesit në vlerën më të lartë që 16 vjet

Kosova Times Kosova Times May 3, 2023
25 profesorë universitarë i kërkojnë Kurtit e Haxhiut t’i heqin kufizimet për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë
Një masakër që Ukraina nuk e mban mend: të paktën 48 të vdekur
Analistët: O`Brien kërkoi ujdi për veprimet e Kosovës
500 euro gjobë kompanisë, kamioni i së cilët ndoti rrugët e kryeqytetit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?